Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çereku i popullsisë jeton në varfëri, por ndihma ekonomike mbulon vetëm 20% të tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Çereku i popullsisë jeton në varfëri, por ndihma ekonomike mbulon vetëm 20% të tyre
EkonomiKryesore

Çereku i popullsisë jeton në varfëri, por ndihma ekonomike mbulon vetëm 20% të tyre

Published: April 25, 2023
Shpërndaje

Shqipëria ka gati një të katërtën e vendit që jeton në varfëri, por njëkohësisht ka mbulim shumë të dobët me asistence sociale të kësaj shtesë. Të dhëna krahasuese të Bankës Botërore tregojnë se, pagesa e asistencës sociale në Shqipëri mbulon vetëm 20 për qind të popullsisë që jeton në varfëri.

Ndër 25 vende të Europës dhe Azisë Qendrorë që u morën në krahasim Shqipëria bashkë me Bjellorusinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Taxhikistanin kishin mbulimin me dobët të shtresës së varfër me asistencë socialë, një zë buxhetor që mbështet familjet në pamundësi ekonomike.

Krahasimi i mbulimit te të varfërve me ndihmë ekonomike është bërë për periudhën e parapandemisë, por inflacioni i lartë dhe indeksimet e ulëta të pensioneve mund ta kenë përkeqësuar më tej këtë tregues, thekson BB. Ngjarjet pas pandemisë dhe lufta në Ukrainë i kanë përkeqësuar më tej të ardhurat e pensionistëve dhe të varfërve shumica e tyre jetojnë në varfëri për shkak të pagesave të ulëta. Të gjashtë vendet shpenzojnë mesatarisht vetëm 0.3 për qind të PBB-së për të mbështetur direkt shtresat e varfra.

- Publicitet -

Kriteret për të përfituar ndihmë ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor lidhen kryesisht me masa kategorike, të tilla si prania e fëmijëve në familje, statusi i varësisë (njerëz me aftësi të kufizuara, jetimë, kujdestarë, pa punë), por jo për statusin aktual të mirëqenies (siç janë të ardhurat dhe pasuria).

Rezultati i këtij targetimi kategorik ka prodhuar financime të ulëta për ndihmën sociale në të gjithë Ballkanin Perëndimor sesa në pjesën tjetër të vendeve në zhvillim të Evropës dhe Azisë Qendrore, duke i lënë njerëzit e varfër të prekshëm ndaj goditjeve.

Ribalancimi i shpenzimeve sociale e orientuar nga niveli i varfërisë dhe shërbimet e lidhura me politikat e punësimit janë kritike për të reduktuar në mënyrë efektive varfërinë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Banka Botërore mori Maqedoninë e Veriut si një shembull të mirë në Rajon. Vendi i është nënshtruar një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit të saj të mbrojtjes sociale. Në themel të reformës është shpërndarja e përfitimeve nisur nga kriteret mbi të ardhurat.

Goditjet e mëdha të viteve të fundit kanë nxjerrë në pah rëndësinë e madhe që kanë sistemet e mbrojtjes sociale për të frenuar përhapjen e varfërisë.

Edhe pse të gjashtë vendet shpenzojnë ndërmjet 8 dhe 13 për qind të PBB-së për mbrojtjen sociale mbi 70 për qind e kësaj shkon për pensionet, krahasuar me vendet e OECD-së, ku shpenzimet mesatare të mbrojtjes sociale për pensionet janë 40 për qind.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 nentor 2026
  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?