Rritja e vazhdueshme e pagës minimale por sidomos rritjet e forta të pagave të bëra në sektorin publik në disa kategori, kanë zgjeruar hendekun mes pagës dhe produktivitetit.
Një raport i fundit i Bankës Botërore titulluar “Ruajtja e vrullit te rritjes ekonomike” ngre pikëpyetje lidhur me faktin nëse këto rritje pagash janë të qëndrueshme.
Konkretisht banka vëren se në raport me vitin 2015 hendeku është zgjeruar dhe kryesimin e ka Shqipëria sa i takon vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë se punonjësit po marrin paga më të larta por produkti për njësi apo puna e tyre nuk ka ndjekur të njëjtën rritje.
“A është e qëndrueshme nj rritje e tillë pagash duke pasur parasysh që ka tejkaluar rritjen e produktivitetit që nga 2015-a? Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rritja e pagave nuk ka reflektuar rritjen e produktivitetit që nga 2015-a dhe rritjet e fundit të pagave kanë zgjeruar hendekun paga-produktivitet.
Ky hendek është më i dukshëm në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Faktorët kryesorë që kanë kontribuar për këtë janë rritjet automatike të pagës minimale në disa vende, rritjet e forta të pagave në sektorin publik dhe një mungesë rekord e punonjësve siç tregohet në Barometrin e Biznesit në Ballkan në vitin 2024.
Për periudhën 2019–2024, Barometri i Biznesit në Ballkan sugjeron se mungesat e fuqisë punëtore po shkojnë nga të qenit një pengës e vogël tek e moderuar për biznesin”.
Shqipëria vitet e fundit ka aplikuar disa rritje të njëpasnjëshme pagash sidomos në administratë për kategori të ndryshme. Më e fundit ishte ajo e lajmëruar gjatë shtatorit që prek stafet e bashkive.
Një vendim i kaluar në qeveri parashikonte se rritja e pagave do të përfshinte kryebashkiakët, nënkryetarët, drejtorët dhe pjesën tjetër të administratës të njësive të qeverisjes vendore një rritje kjo që llogaritet deri në 40 për qind.
Në korrik të këtij viti gjithashtu u njoftua rritje për punonjësit në arsim konkretisht mësues/edukatorë, instruktorë), punonjësit e shërbimit psiko-social, si dhe punonjësit e tjerë jomësimorë, që shërbejnë në institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar në: a) arsimin parashkollor; b) arsimin fillor; c) arsimin e mesëm të ulët; ç) arsimin e mesëm të lartë; d) institucionet arsimore për përkujdesjen për kategori të veçanta të nxënësve; dh) qendrat kulturore të fëmijëve; e) konviktet e nxënësve.
Një tjetër rritje u aplikua edhe për mjekët që në disa raste shkonte deri në 25 për qind.
Disa kategori të tjera ku pati rritje pagash ishin Forcat e Armatosura, zjarrfikësit ( deri në 30%), punonjësit e burgjeve.
Një vit më parë deputetët votuan një rritje të theksuar të pagave të tyre si dhe të qeverisë. Sa i takon pagës minimale, ajo sot është 40 mijë lekë teksa qeveria ka paralajmëruar për një tjetër rritje në vazhdim.
Monitor

“Kapitali ” I Marxit I sqaron te gjitha.
Edhe keta te bankes boterore kete kane studiuar ne universitetet e Amerikes.
Aty ke permbledhje te kokave te ekonomisteve te kohes.
Psh.
Nje fasioneri I kerkohet me ligj shteti te paguaje 400 euro ne muaj punetorin.
Nga bilanci mujor :kosto prodhimi (ka shume perberes )+Fondi I pagave +amortizimi I mjeteve +taxa +akumulim per rigjenerim te business .
Ne fund dalin si rrojtur qethur.
Qeverite dalin me urdherese (nga studimet e specialisteve )per page 1 hour.Ky eshte ligj dhe jo page mujore qe bllokon business.
Se e mat Monitori produktivitetin?! Apo me hamendje. Produktiviteti quhet rendimenti i punës. Ai matet në natyrë e në të holla. Sa ka qenë e da është? Pikë çuditse!!!
Shtese.
Keto qe kam shkruar eshte e pamundur qe specialiste ekonomiste te mos ia kene parashtruar Edi Rames.
Si diktator,I semure pas pushtetit,e perdor pagen mujore per te fituar vota ne zgjedhje.
Ky problem ka lidhje me Makroekonominë që drejtohen nga Ministria e Financave dhe Banka Qëndrore. Rritja e pagave përkthehet me më shumë monedhë në treg, pra rritje të inflacionit. Por, inflacioni është i ulët, sikurse thotë Banka, që do të thotë që rritja e sasisë së Lekut shkon në drejtime të tjera, pa rritur prodhimin. Ku shkon?! Në konvertim me monedhat e tjera, kryesisht Euro, për të blerë importe dhe turizëm jashtë Shqipërisë. Kjo është arsyeja që importet janë rreth 20 herë më të larta se sa eksportet dhe mbi 1 miliard Euro shkojnë për turizëm. Por, nuk investohen për industrinë përpunuese, e cila zvoglon importet dhe korrespondon me rritjen e pagave. Fakti që Leku po mbivlerësohet ndaj monedhave të tjera, tregon që kemi situatën rritje të pagave pa prodhim duke dërguar valutën jashtë. Çdo Shtet tregon kujdes për një situatë të tillë duke rritur prodhimin, rritur eksportet dhe mos rritjen e vlerës së monedhës ndaj monedhave të huaja për të ndihmuar eksportet.
Me pak fjalë, administrata hajdutat e parave tona