Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BB “rrëzon” Reformën Territoriale të 2014: Përkeqësoi shërbimet publike në zonat rurale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > BB “rrëzon” Reformën Territoriale të 2014: Përkeqësoi shërbimet publike në zonat rurale
EkonomiKryesore

BB “rrëzon” Reformën Territoriale të 2014: Përkeqësoi shërbimet publike në zonat rurale

Published: April 21, 2023
Shpërndaje

Reforma e decentralizimit në vitin 2014 transferoi përgjegjësinë për ofrimin e shërbimeve publike nga qeveria qendrore tek autoritetet lokale.

Fillimisht fryma e kësaj nisme ishte pozitive, por zbatimi i saj ka qenë i gabuar, pasi rezultoi në shërbime publike të mangëta në zonat me nevoja të mëdha, analizoi Banka Botërore në dokumentin e ri të bashkëpunimit me Shqipërinë 2023-2027.

Pas reformës së decentralizimit, që reduktoi numrin e bashkive në 61 dhe shkriu më shumë se 340 komuna në të gjithë vendin, furnizimi me ujë, kanalizimet, menaxhimi i mbetjeve, arsimi, kujdesi për fëmijët dhe reagimi ndaj fatkeqësive natyrore u përkeqësua.

- Publicitet -

“Për shembull, mungesa e ofrimit të shërbimeve të kujdesit për fëmijët dhe gratë shkatërroi aftësinë e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet ekonomike. Për më tepër, shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paaftë për të rritur kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe ofruar shërbime në mënyrë vazhdueshme. Rezultati ishte në mungesa në shërbime me cilësi e ulët e tyre”, analizoi Banka Botërore.

Mangësitë në koordinim me pushtetin qendror, mungesa të standardeve dhe mekanizmave të llogaridhënies kanë kontribuar në vazhdimësinë e këtyre mangësive, të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin, dhe mundësitë ekonomike. Banka vuri në dukje se këto mangësi janë shkak themelor i disa sfidave të zhvillimit.

Ofrimi i shërbimeve publike në përgjithësi është i mangët, por veçanërisht mungesat më të mëdha janë në zonat rurale. Mungesa e ofrimit të shërbimeve në zonat rurale nga njësitë e reja vendore që dolën nga reforma territoriale ka ndikuar në krijimin e pabarazive. Ndërsa zonat urbane përfitojnë nga mbulimi relativisht më i lartë i shërbimeve publike, nga ana tjetër cilësia është e dobët dhe ka krijuar më tej kosto sociale dhe mjedisore.

Ndotja, mbipopullimi dhe planifikimi i mangët gërryejnë më tej cilësinë e jetës në zonat urbane. Mangësitë në menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza po kufizon aksesin e popullatës në shërbimet e duhura të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, si dhe aksesin në ujë me cilësi të mirë.

Banka Botërore ka planifikuar në marrëveshjen e re të bashkëpunimit mbështetje për menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, modernizimin e sektorit të ujit me fokus qëndrueshmërinë dhe furnizim të rregullt.

Do të synohet rritja e efikasitetit operacional dhe financiar të shoqërive të ujësjellësit, duke vendosur stimuj për përformancën. Programet e reja të BB do të monitorojnë se sa janë përmirësuar shërbimet, veçanërisht gratë dhe banorët e zonave rurale.

Projekti “CARE for Blue Seas” do të kontribuojë në forcimin e llogaridhënies për menaxhimin e kanalizimeve dhe mbetjeve të ngurta në basenin e lumit Vjosë dhe mbetjeve në komunat e Jugut të Vlorës.

Do të rritet menaxhimi i mbetjeve plastike, duke përfshirë promovimin e zgjidhjeve nga sektori privat. IFC do eksplorojë mundësitë për të zgjeruar Programin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Ballkanit Perëndimor, ku do të përfshihet edhe Shqipëria.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  • FOTO: Bota në rreth 30 shkrepje, mes triumfit njerëzor dhe krizave që nuk flenë
  • Saga e hakmarrjes në Sarandë pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë amerikane vijnë në Tiranë
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?