Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE-ja bëhet gati për temperatura të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE-ja bëhet gati për temperatura të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve
AktualitetBote

BE-ja bëhet gati për temperatura të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve

Published: May 29, 2023
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka dyfishuar numrin e pajisjeve në dispozicion për luftimin e zjarreve në pyje, tha komisionari i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic. Gjithsej 28 pajisjet do të mund të përdoren për kriza në shtetet anëtare të bllokut evropian, si dhe në vendet fqinje.

Dhjetë aeroplanët e tipit Canadair, 14 avionë të lehtë dhe katër helikopterë do të jenë gati për atë që pritet të jetë një “verë tejet e ngarkuar”, tha Lenarcic në një intervistë me European Newsroom.

“Ky vit ka nisur tashmë me më shumë thatësi se zakonisht”, tha ai, duke vënë në dukje thatësinë e raportuar më parë në Portugali, Spanjë, Francë jugore dhe Itali veriore. Ndërkohë, së fundi, në disa prej këtyre vendeve ka pasur përmbytje pasi uji i grumbulluar nga reshjet e shiut nuk absorbohej lehtësisht nga toka tejet e tharë.

- Publicitet -

Kjo thatësirë e hershme e pazakontë, së bashku me temperaturat në rritje që po regjistrohen tani në Evropë, janë, “natyrisht, një nxitës kryesor i zjarreve në pyje”, tha Lenarcic.

Pasi viti 2022 solli verën më të nxehtë të regjistruar në Evropë, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në shtator njoftoi për planin për dyfishim të flotës ajrore të zjarrfikësve.

Flota është e shpërndarë në mënyrë strategjike në të gjithë BE-në, në mënyrë që të mund të përgjigjet shpejt kur flakët shpërthejnë në periudhën kritike nga qershori deri në tetor.

Avionët janë të stacionuar në dhjetë shtete anëtare: Kroaci, Qipro, Çeki, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Portugali, Spanjë dhe Suedi.

Ky mekanizëm i BE-së u krijua në vitin 2001. Në dy dekadat e para, ai aktivizohej mesatarisht 20 herë në vit.

Në dy vjetët e fundit, kjo është rritur në rreth 100 herë në vit, tha Lenarcic, duke shtuar se ka të ngjarë të ketë nevojë për më shumë fonde në vitet e ardhshme.

“Duhet të ketë më shumë financime për shkak të ndryshimeve klimatike sepse jemi dëshmitarë të një intensiteti të shtuar të fatkeqësive natyrore në veçanti”, paralajmëroi Lenarcic. / REL

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një i burgosur ia prish gjumin kryeministrit
  • Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?