Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar transferimin e Ergys Agasit në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit.
Burgu ku do dërgohet Agasi për arsye sigurie është IEVP e Fierit. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e transferimit nga burgu i Bradasheshit, ku ndodhej që prej fundit të gushtit.
Nuk dihet ende pse Drejtoria e Burgjeve mori vendimin për transferimin e Agasit drejt Fierit, ashtu si nuk dihen edhe shkaqet e transferimit të Veliaj, i cili sot pati vizitore edhe të ëmën e tij.
Agasi akuzohet për tetë vepra penale, mes tyre korrupsion, korrupsion pasiv, pastrim parash, shkelje të barazisë në tenderë dhe abuzime me fondet publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.
Kujtojmë se dje, Burgjet urdhëruan transferimin e Erion Veliajt nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit.
j.l./ dita

E shef o Veli,qe nuk e kane bere kastile,apostafat,pa dashje,me qellim?Ti katundar nga Kutallia,rritur ne qyteti Stalin,me banim ne kryeqytet,te derguan me qarkullim nga Durrsi ne Fier,bere gurgulene!Gysti Bardhul Agasit,qytetar durrsak den baba den,nuk po ndihet.C`pasket qene ju hajdutet katundare me demek!
Rutine e perditeshme pa kurfare interesi dhe komenti.Nuk e di pse po thuren teori konspirative per Veliajn,ndoshta te perdoren ne Strasburg