Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE-ja dënon Rusinë për nxitje të migrantëve drejt kufirit me Finlandën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE-ja dënon Rusinë për nxitje të migrantëve drejt kufirit me Finlandën
Bote

BE-ja dënon Rusinë për nxitje të migrantëve drejt kufirit me Finlandën

Published: November 18, 2023
Shpërndaje

Bashkimi Evropian e ka akuzuar të premten Rusinë për përdorim “të turpshëm” të migrantëve, për ta rritur presionin te shtetet tjera, duke thënë se ka vërejtur rritje të numrit të azilkërkuesve pa dokumente, duke e kaluar kufirin e Rusisë me Finlandën.

Helsiniki ka bërë të ditur të enjten se do t’i mbyllë katër prej tetë pikave kufitare me Rusinë gjatë fundjavës, për shkak të rritjes së numrit të azilkërkuesve. Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, ka thënë se Rusia po synon ta destabilizojë shtetin e tij, pas vendimit për t’u anëtarësuar në NATO, më herët gjatë vitit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur me Orpon të enjten, dhe ka thënë se “instrumentalizimi i migrantëve” nga ana e Rusisë, është “diçka e turpshme”. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Christian Wigand, ka thënë të premten se Brukseli e ka vërejtur një rritje të azilkërkuesve pa dokumente prej Federatës Ruse në Finlandë.

- Publicitet -

“Ne jemi duke e ndjekur nga afër situatën. Ne jemi në kontakt me autoritetet finlandeze dhe gardën kufitare finlandeze”, ka thënë ai. Lidhjet e Helsinkit me Moskën janë përkeqësuar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Diçka e tillë e ka nxitur Finlandën që ta braktisë qëndrimin neutral dhe t’i bashkohet NATO-s, për ta rritur sigurinë e vendit. Ky shtet nordik ndan kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë. Raportohet se vetëm në shtator në Finlandë kanë shkuar 280 azilkërkues.

Brukseli e ka akuzuar në të kaluarën Bjellorusinë, aleaten e Rusisë, se i ka nxitur mijëra migrantë pa dokumente që ta kalojnë kufirin me Poloninë dhe Lituaninë, si hakmarrje për sanksionet e bllokut evropian. Polonia e ka akuzuar në gusht Rusinë dhe Bjellorusinë për orkestrim të fluksit të ri të migrimit.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  • Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia
  • Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë, çfarë pritet ditët në vijim
  • Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch
  • Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6% fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  2. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. [email protected] on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  5. gardieri on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?