Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE-ja dëshiron të pezullojë 7.5 mld euro fond për Hungarinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE-ja dëshiron të pezullojë 7.5 mld euro fond për Hungarinë
AktualitetBote

BE-ja dëshiron të pezullojë 7.5 mld euro fond për Hungarinë

Published: September 18, 2022
Shpërndaje

Komisioni Evropian propozoi pezullimin e 7.5 miliardë eurove fonde për Hungarinë, teksa pret që Budapesti të përmbushë reformat e premtuara sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Bashkimi Evropian dhe Hungaria prej muajsh kanë mosmarrëveshje, me Brukselin që dyshon se Qeveria e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban po minon sundimin e ligjit dhe po shfrytëzon paratë e BE-së për të pasuruar miqtë e tij.

“Komisioni propozon pezullimin e 75 për qind të angazhimeve për programet e kohezionit dhe politikën e kohezionit, që arrin vlerën prej 7.5 miliardë eurosh. Hungaria është zotuar që ta njoftojë plotësisht Komisionin për zbatimin e masave përmirësuese deri më 19 nëntor. Ne do ta vlerësojmë edhe një herë situatën”, tha të dielën në një konferencë për media, komisioneri për Buxhet i KE-së, Johannes Hahn.

- Publicitet -

Vendimi përfundimtar për këtë propozim do të merret nga Këshilli i BE-së. Të shtunën, Qeveria hungareze tha se deputetët do të votojnë javën e ardhshme një sërë ligjesh që kanë për qëllim që të ulin tensionet me bllokun evropian sa i përket përmbushjes së reformave.

Gergely Gulyas, shefi i stafit të Orbanit u tha gazetarëve se deputetët hungarezë pritet të votojnë masa që kanë për qëllim të zbusin shqetësimet rreth korrupsionit dhe mungesës së transparencës në prokurimet publike.

“Projektligjet do t’i dërgohen Parlamentit javën e ardhshme. Ne presim që të hënën dhe të premten ato të votohen dhe të hyjnë në fuqi në nëntor”, tha ai.

Masat e reja pritet të përfshijnë krijimin e një trupi monitorues kundër korrupsionit, me qëllim që të monitorohen fondet e BE-së. Njoftimi i KE-së për pezullimin e fondeve vjen në kohën kur Hungaria po përballet me nivel të lartë të inflacionit. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben.T says:
    September 18, 2022 at 9:40 pm

    Kjo qe po ndodh tregon se integrimi nënkupton dy faktorë kryesorë, per te qene i sukseshëm:

    1. Nevojat ekonomike, te mbrojtjes, kulturore etj.

    2. Mentalitete, botekuptime te ngjashme, per nje koperim te suksesshëm.

    3. Ne qofte se mareveshja, kontrata e bashkepunimit, behet e nxituar, ajo nuk i reziston kohes.

    4. Mendoj se ky eshte nje rast i tillë.

    5. Kush e ka fajin në këtë rast.

    6. Ajo pale ose te dyja palet, në qoftë se nuk e respektojnë kontraten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?