Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE-ja i kërkon Serbisë përmirësimin e procesit zgjedhor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE-ja i kërkon Serbisë përmirësimin e procesit zgjedhor
Bote

BE-ja i kërkon Serbisë përmirësimin e procesit zgjedhor

Published: December 19, 2023
Shpërndaje

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë të martën se procesi zgjedhor në Serbi duhet të përmirësohet ndjeshëm, pasi vëzhguesit e pavarur gjetën parregullsi shqetësuese, përfshirë blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të parakohshme të së dielës.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisionari për zgjerim Oliver Varhelyi, thanë në një deklaratë të përbashkët se “funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të anëtarësimit të saj në bllok”.

Të hënën Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë dëmtuar procesin zgjedhor në tërësi”.

- Publicitet -

Sipas kësaj organizate këta faktorë krahas njëanshmërisë së mediave “krijuan një fushë të pabarabartë për konkurrencë”. Vëzhguesit dhe mediat e pavarura raportuan se serbë nga Bosnja janë dërguar në mënyrë të organizuar me autobusë për të votuar në Beograd, rreth 40,000 dokumente identifikimi u janë lëshuar personave që nuk jetojnë në kryeqytet, ndërkohë që në një qytet verior të Serbisë një ekip vëzhguesish është sulmuar dhe makina e tyre është goditur me shkopinj bejzbolli. Partia në pushtet është akuzuar se ka paguar votuesit apo ka bërë trysni mbi ta.

Zyrtarët e pushtetit ngulën këmbë të martën se zgjedhjet e parakohshme të fundjavës ishin të lira dhe të ndershme me gjithë kritikat dhe tensionet politike pas votimeve. Disa mijëra veta protestuan të hënën me pretendimet për mashtrim në zgjedhjet për pushtetin lokal në Beograd dhe më shumë protesta janë paralajmëruar për sot.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare serbe e presidentit Vuçiç doli fituese në zgjedhje, por kundërshtarët e saj kryesorë nga aleanca “Serbia kundër dhunës”, thonë se atyre iu grabit fitorja në Beograd. Udhëheqësja e këtij koalicioni, Marinika Tepiç, tha të martën se rezultati i zgjedhjeve është i papranueshëm.

“Abuzim i pabesueshëm, vjedhje elektorale. Kjo është arsyeja pse ne nuk pajtohemi me këto rezultate, nuk i pranojmë ato dhe kërkojmë anulimin e zgjedhjeve”, u tha gazetarëve zonja Tepiç para ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve në Beograd, ku ajo bashkë me kolegun e saj Miroslav Aleksiç kanë hyrë në grevë urie. Pushteti hodhi poshtë pretendimet e tyre.

Protestues të rinj hodhën domate e letra higjienike mbi ndërtesën e Komisionit të zgjedhjeve gjatë protestës së të hënës. Policia tha se arrestoi dy prej tyre për sjellje të dhunshme. Zyrtarët e lartë evropianë thanë të martën se presin që raportet e besueshme rreth parregullsive të trajtohen në mënyrë transparente nga autoritetet përgjegjëse përfshirë akuzat lidhur me zgjedhjet lokale në Beograd.

Të hënën vonë ministria e jashtme gjermane duke iu referuar gjetjeve të vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsitë në zgjedhjet serbe tha se “kjo është e papranueshme për një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”.

Nën udhëheqjen e presidentit Vuçiç, Serbia u bë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por opozita akuzon bllokun se po mbyll një sy ndaj mangësive demokratike të vendit në këmbim të qëndrueshmërisë në rajonin e Ballkanit, ende i trazuar pas luftërave të viteve 1990.

Qasja ndaj Kosovës pas zgjedhjeve në Serbi

Zgjedhjet në Serbi përkuan me një periudhë përpjekjesh diplomatike perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve të saj me Kosovën, mes tensioneve të larta që pasuan një sulm të një grupi serbësh të armatosur ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator.

Në tetor udhëheqësit më të lartë evropianë i kërkuan Kosovës më shumë autonomi për pakicën serbe, ndërsa Serbisë njohjen “de fakto” të pavarësisë së Kosovës. Kërkesat janë pjesë e përpjekjeve të ripërtërira për të nxitur përmbushjen e një marrëveshjeje të arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe në Ohër.

Analisti Lulzim Peci nga Instituti për hartimin e politikave tha se rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk paralajmërojnë ndonjë ndryshim të qasjes së Beogradit ndaj Kosovës. Në një bisedë me Zërin e Amerikës ai tha se nuk beson që presidenti serb Vuçiç do të hedhë hapa vendimtarë drejt Bashkimit Evropian dhe kjo do të pasqyrohet edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën…

“Derisa Serbia nuk e pranon me letër marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit të cilin pak para zgjedhjeve me letër e dërgoj që nuk e pranon, unë nuk mendoj që ka shpresë për zbatimin e kësaj marrëveshje”, tha zoti Peci. Sipas tij perëndimi duhet ta rimendojë strategjinë ndaj Serbisë dhe shtetet anëtare të NATO-s duhet të angazhohen në kufizimin e hapësirës së Beogradit për ngritjen e tensioneve në rajon.

“Mendoj që e vetmja zgjidhje është krijimi i një situate të re të sigurisë e cila do të siguronte stabilitetin rajonal edhe pastaj të vazhdohet kështu si jemi, në një formë gjysmë status-quo”, tha ai.

Serbia aspiron integrimin evropian, por vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj saj për shkak të agresionit në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Moskës ndaj pretendimeve të Beogradit mbi Kosovën.

Kremlini përgëzoi presidentin serb Vuçiç për fitoren në zgjedhjet e së dielës duke e quajtur Serbinë një komb “vëllazëror” dhe “miqësor”.

 

p.c. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  • Trump sulmon sërish Melonin: Ajo është ndër më të këqijat
  • Çfarë mendojnë majtas e djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, artikulli i NYT: Protestuesit nuk i përfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  • Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  • Temperatura rekord në Francë, në Bordo termometri arrin ne 43 gradë. Mbyllen 845 shkolla

Komentet e Fundit

  1. Elena on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  2. Lexues i Dites on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  3. Kujdes koken zoterinj on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  4. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  5. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?