Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE-ja i kërkon Shkupit të bëjë reforma të thella në sistemin gjyqësor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE-ja i kërkon Shkupit të bëjë reforma të thella në sistemin gjyqësor
AktualitetBote

BE-ja i kërkon Shkupit të bëjë reforma të thella në sistemin gjyqësor

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Bashkimi Evropian (BE) ia ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut të bëjë reforma të thella në sistemin gjyqësor të vendit, duke vlerësuar se ai ka arritur në “një pikë kritike”, pas skandaleve të shumta lidhur me lirimin e shumë zyrtarëve të korruptuar nga ndjekja penale nga periudha e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, vjetërsimin e lëndëve edhe lirimin nga burgu të disa prej tyre.

Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer, i paraqiti të martën 40 masa të një grupi të ekspertëve evropianë, të cilat, tha ai, duhet të jenë prioritet i tanishëm i autorieteve maqedonase, por edhe i çdo qeverie të ardhshme për ta vënë në binarë sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut.

Masat kanë të bëjnë me reformimin e Këshillit Gjyqësor, përkatësisht ndryshimin e mandatit të anëtarëve, procesin e përzgjedhjes së anëtarëve, përmirësimin e praktikave të transparencës, rritjen e pavarësisë financiare të organit dhe përfshirjen e shoqërisë civile në përzgjedhjen e anëtarëve në monitorimin e punës së tij.

- Publicitet -

“Duhet veprim urgjent për ta adresuar këto probleme, sepse gjyqësori është në një pikë kritike. Problemet në Këshillin Gjyqësor janë grumbulluar prej kohësh dhe nuk janë adresuar me kohë dhe në mënyrë të duhur dhe sistematike”, tha Geer.

Këshilli Gjyqësor është institucioni më i rëndësishëm në gjyqësorin e vendit, sepse ai vendos për përgjegjësinë, disiplinën dhe shkarkimin e gjyqtarëve.

Kritikat ndaj Këshillit Gjyqësor për ndikime dhe presione politike janë theksuar edhe në një raport të Komisionit Evropian në nëntor, ndërsa vërejtje të ngjashme ka edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe nga organizatat joqeveritare në Maqedoninë e Veriut.

Raporti i KE-së vë në pah mungesën e përparimit në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit.

Janë kritikuar edhe ndryshimet në Kodin Penal, të cilat mundësuan ndërprerjen e shumë proceseve gjyqësore dhe uljen e dënimeve me burg për ish-kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski, dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë gjatë qeverisjes së tij nga 2006-2016.

Lidhur me zhvillimet në Këshillin Gjyqësor dhe veprimet e tij, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, në nëntor deklaroi se Këshilli nuk i ka përmbushur plotësisht obligimet ligjore dhe se veprimet e tij nuk janë në përputhje me pritjet e banorëve të Maqedonisë së Veriut.

OSBE-ja ka bërë një anketë me gjyqtarët, në të cilën më shumë se gjysma kanë deklaruar se nuk e konsiderojnë Këshillin Gjyqësor si organ praktikisht të pavarur në punën e tij.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, çfarë mbeti pas flakëve brenda Gjykatës së Lartë
  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  • Janë dokumentuar 31 raste të dhunës policore gjatë protestave
  • FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë
  • Franca në flakë, mijëra protestues në shesh, 150 efektivë të plagosur

Komentet e Fundit

  1. info analitike on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  2. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha
  3. Boletini on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  4. nga Enveri tek Edveri on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  5. Valbona on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?