Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE: Kurti dhe Vuçiç pranuan propozimin e ri, por kishin parakushte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > BE: Kurti dhe Vuçiç pranuan propozimin e ri, por kishin parakushte
KosovëLajmi i fundit

BE: Kurti dhe Vuçiç pranuan propozimin e ri, por kishin parakushte

Published: November 2, 2023
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano në një intervistë për televizionin “Top News”, ka deklaruar se liderat e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç ranë “në parim” dakord për implementimin e propozimit të ri të Bashkimit Europian për Asociacionin dhe normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë Stano thotë se si Kurti ashtu edhe Vuçiç, kanë patur parakushte, çka për Bashkimin Europian janë të papranueshme. Stano shton se dokumentet e marrëveshjes nuk janë shpërndarë dhe deri më sot nuk janë bërë publike, pasi nuk është praktikë e BE-së të ndodhë një gjë e tillë.

“Në një takim jozyrtar që synonte avancimin e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit në margjinat e Këshillit Evropian më 26 tetor, HRVP dhe liderët evropianë u takuan me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. Ata paraqitën një propozim të ri të balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave dhe këmbëngulën që palët të fillojnë zbatimin e tij. Kjo do të çonte përpara procesin e normalizimit dhe do të zbuste rrezikun për përshkallëzim dhe dhunë të re. Në takim palët sinjalizuan gatishmërinë, parimisht, për ta pranuar këtë propozim evropian, por të dyja kishin parakushte që ishin të papranueshme nga pala tjetër.

Ne presim që kjo gatishmëri të çojë në zbatim pa vonesa të mëtejshme. Parakushtet nuk janë të pranueshme. Gjithashtu formalitetet nuk duhet të pengojnë zbatimin. Të dyja palët do të vlerësohen mbi performancën e tyre individuale të zbatimit. Presim që palët të angazhohen seriozisht dhe sinqerisht në avancimin e normalizimit përmes zbatimit të propozimit dhe të gjitha dispozitave të tjera të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Kjo mund të bëhet vetëm në kuadrin e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë.

- Publicitet -

Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim dhe ne asnjëherë nuk shpërndajmë dokumente zyrtare që po diskutohen, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar. Është gjithashtu politika jonë e kahershme që të mos komentojmë rrjedhjet e supozuara ose raportet e mediave që pretendojnë se e kanë parë ose publikuar dokumentin”, ka thënë Stano.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?