Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE me një strukturë të re për të luftuar pastrimin e parave, ja shteti ku do e ketë bazën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE me një strukturë të re për të luftuar pastrimin e parave, ja shteti ku do e ketë bazën
AktualitetBote

BE me një strukturë të re për të luftuar pastrimin e parave, ja shteti ku do e ketë bazën

Published: February 23, 2024
Shpërndaje

Qendra financiare e Gjermanisë, Frankfurti mbi Main u përzgjodh ndër tetë konkurues të tjerë për vendosjen e selisë së Autoritetit të BE-së kundër Pastrimit të Parasë (AMLA).

Një strukturë e re e Bashkimit Europian e konceptuar për të ndaluar pastrimin e parave dhe skemat për anashkalimin e sanksioneve do ta ketë bazën në Gjermani, në qytetin Frankfurt mbi Main, komunikoi presidenca belge e BE-së të enjten (22.02.2024).

Nëntë qytete konkurruan për vendosjen e selisë së autoritetit të BE-së AMLA (Anti-Money Laundering Authority): Brukseli, Dublini, Frankfurti, Madridi, Parisi, Riga, Roma, Vjena dhe Vilna. Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian ranë dakord, që agjencia të vendoset në qytetin qendër të financave të Gjermanisë, Frankfurt, ku e ka selinë edhe Banka Qendrore Europiane.

- Publicitet -

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha, se ky vendim do ta forcojë edhe më shumë Frankfurtin si një qendër financiare europiane.

AMLA do të luftojë aktivitetet ilegale financiare në BE

Agjencia, që do të luftojë pastrimin e parasë dhe terrorizmin financiar, do të ketë një personel prej rreth 400 punonjësish dhe do të nisë nga puna në vitin 2025.

Mungesa e një autoriteti të BE-së për të kontrolluar paratë ilegale e nxiti Komisionin e BE-së që të diskutojë në vitin 2021 lidhur me konceptimin e strukturës AMLA, që do të ndihmojë në koordinimin e luftës kundër aktiviteteve ilegale ndërkufitare financiare.

AMLA do të ketë kompetenca mbikqyrëse si dhe penalizuese në rastet e shkeljeve serioze ose të përsëritura.

Parlamenti i BE-së i involvuar në procesin e vendimmarrjes

Me votimin nga eurodeputetët të enjten (22.02.2024) ishte hera e parë që Parlamenti i BE-së u involvua në një process për përzgjedhjen e venddodhjes së një agjencie të BE-së.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, u përpoq fort që Frankfurti të ishte selia e këtij autoriteti të BE-së, vuri në dukje ministria duke nënvizuar, se “jemi të kënaqur që përpjekja jonë rezultoi me sukses.” “Luftimi i krimit financiar është një prioritet kryesor për Gjermaninë dhe BE-në, e kjo do të vihet në jetë përmes AMLA-s në Frankfurt”, shkruajti në platformën X Ministria e Financave.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump ende në pushtet, por gara për 2028 ka nisur, kush po përgatitet për Shtëpinë e Bardhë?
  • A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e BE-së për Shqipërinë?
  • El Niño thyen rekordin e vitit 2015, temperaturat në Paqësor arrijnë nivele të jashtëzakonshme
  • Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin: Marrëveshjet e nënshkruara janë detyruese
  • Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan, ku renditet Shqipëria

Komentet e Fundit

  1. The gjë mo? on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  2. demo on Tronditje në kupolën e sigurisë kombëtare
  3. Artan on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  4. Se kam dijenin on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Dashi on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?