Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
KronikeLajmi i fundit

“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon

Published: November 11, 2026
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Burime për median Vox News thonë se deputetja socialiste, Sara Mila është marrë e pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje, edhe pse e mohoi para gazetarëve pas daljes nga godina.

Deputetja e PS-së deklaroi pasi doli nga SPAK-u se sa herë të thirret nga ky organ, do të paraqitet, teksa shtoi se u paraqit si person që ka dijeni.

- Publicitet -

Pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar si person në dijeni për akuzat për blerje votash gjatë zgjedhjeve në Elbasan, ku dyshohet se Mila ka premtuar ndihma ekonomike në kërkim të votave për PS-së, u bë për ‘ujë të ftohtë’ nga një qytetare.

Teksa deputetja socialiste fliste para mediave, një qytetare në sfond dëgjohet teksa e akuzon ligjvënësen si hajdute dhe njeri i vendosur në Kuvend nga krimi.

“Pse i jepni rëndësi këtyre hajduteve? Këta që janë vendosur nga krimi? Nuk kanë kapacitet për të qenë në Kuvend. Turp turp. Tradhtare!”, dëgjohet teksa i thotë qytetarja.

Prokuroria e Posaçme po verifikon pretendimet për një ndërhyrje të mundshme të Sara Miles në zgjerimin e listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votave në favor të PS-së.

Konkretisht, në periudhën nëntor-dhjetor 2024, pra kur fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ishte në hapat e para, në Njësinë Administrative Gjocaj ishin trefishuar familjet që përfitonin ndihmë ekonomike.

Sipas Prokurorisë së Elbasanit “nga 110 familje, gjatë kësaj periudhe, numri i përfituesve arriti në 320”, shkruan BoldNews.

“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për

Në foto: Pjesë nga dosja hetimore

SPAK po heton dyshimet se janë bërë favorizime dhe dhënie e ndihmës ekonomike për persona të caktuar, me qëllim që ata të votonin për Partinë Socialiste dhe deputeten, Sara Mila.

Dosja është ndarë në dy fraksione. Njëri prej tyre është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa pjesa që lidhet me dyshimet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë çështje i është kaluar SPAK-ut, pas shpalljes së moskompetencës nga prokuroria vendore.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?