Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE mesazh të rëndësishëm për Shqipërinë: Procesi i anëtarësimit, më i mundshëm se kurrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > BE mesazh të rëndësishëm për Shqipërinë: Procesi i anëtarësimit, më i mundshëm se kurrë
KronikeLajmi i fundit

BE mesazh të rëndësishëm për Shqipërinë: Procesi i anëtarësimit, më i mundshëm se kurrë

Published: April 3, 2025
Shpërndaje

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe qytetarët mund t’i japin një tjetër hov këtij procesi. Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet fillimisht të integrohet socio-ekonomikisht.

“Kjo është edhe dëshmi e perspektivës që ka gjithë rajoni për t’u bërë pjesë e BE-së. Janë institucionet e BE-së që kanë një interes të posaçëm që ne të bëhemi pjesë e BE-së, por dhe të na përgatisin që të bëhemi pjesë e BE-së. Në veçanti kur bëhet fjalë për dialogun social dhe për tregun e punës, ne jemi më pranë BE-së se në fusha të tjera”, tha zëvendësministrja e MEKI, Olta Manjani.

“Mundësitë e kushtëzuar nga sfidat” në rrugën e vështirë të anëtarësimit në “union” me objektiv ambicioz vitin 2030 pranohen edhe nga përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.

- Publicitet -

“Veçori e këtij procesi është se vendet tashmë po përfitojnë nga anëtarësimi në BE edhe përpara se të bëhen shtete anëtare me të drejta të plota. Me besim mund të them se Shqipëria është një nga ato vende që po i përdor këto mundësi, prandaj ka një plan ambicioz për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027”, deklaroi Silvio Gonzato, Ambasadori i BE-së në Shqipëri.

Me rrugën ende të gjatë para drejt anëtarësimit, theksi vihet veçanërisht te individi si kapitali më i çmuar i Shqipërisë.

“Ne po e bëjmë këtë me model partneriteti. Kjo është e qartë sepse plani i rritjes është partneritet i BE me Ballkanin Perëndimor dhe integrimi i këtyre tregjeve. Kjo do të sjellë mundësi për punonjësit, por edhe mundësi për atë që quhet zinxhiri i vlerës që do të thotë rritja e njohurive të bizneseve dhe punonjësve. Nga ana  tjetër ka disa programe të BE që po vihen në zbatim në vendet tona”, theksoi Majlinda Dhuka, ministre shteti dhe kryenegociatore e Shqipërisë me BE

Në fjalën e tij ambasadori i Bashkimit Europian për Shqipërinë Silvio Gonzato ka thekuar se “unioni” do të mbështesë politikat sociale në Shqipëri për parandaluar siç e quajti ai ‘dëshirën e të rinjve për të emigruar’. Nga ana tjetër ambasadori BE-së vendosi në vëmendje dhe mungesën e një sistemi, sipas tij, mbi meritën në Shqipëri.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Kultura politike, kultura qytetare dhe kuptimi demokratik i dorëheqjes
  • Protestuesit sulmuan selinë, PS reagon me… pjesë nga fjalimi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Mirësia on Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  2. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  3. . on Rama flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  4. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?