Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare mjeku dhe ish-deputeti socialist Ylli Ziçishti Mjeku dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ylli Ziçishti, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një reagimi në rrjetet sociale.
“U kujdes gjithë jetën për shëndetin e të tjerëve, por sot zemra i pushoi përgjithmonë mjekut të madh dhe kolegut të veçantë Ylli Ziçishti. U prehsh në paqe Ylli ynë”, shkruan Balla.
Ziçishti ushtroi profesionin e mjekut dhe përfaqësoi Partinë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë gjatë legjislaturës 2013-2017.
j.l./ dita
