Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​Shënimi “ka ndërruar jetë” në kolonën e adresës së re: Kalvari 7-vjeçar i familjeve të tërmetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > ​Shënimi “ka ndërruar jetë” në kolonën e adresës së re: Kalvari 7-vjeçar i familjeve të tërmetit
KronikeLajmi i fundit

​Shënimi “ka ndërruar jetë” në kolonën e adresës së re: Kalvari 7-vjeçar i familjeve të tërmetit

Published: November 24, 2026
Shpërndaje

Nga Vladimir Karaj

1 miliard euro për Rindërtimin, por procesi ngec në gjithë vendin  Qindra familje ende në pritje, 29 ndërruan jetë. Jo vetëm Tirana “pa kokë”. Të dhënat zyrtare rrëzojnë justifikimet, Rindërtimi i paralizuar në të gjitha bashkitë. ​Buxhete të pashpenzuara dhe premtime pa afat

Në një regjistër zyrtar të familjeve që presin banesat e programit të rindërtimit në Tiranë, kolona e fundit është parashikuar për adresën e shtëpisë së re, godinën, katin dhe numrin e apartamentit.

- Publicitet -

Por për dhjetra banorë, në vend të adresës janë shënuar fjalët: “Ka ndërruar jetë”.

Shtatë vjet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, njëzetenëntë banorë të Tiranës ndërruan jetë pa arritur të marrin kurrë çelësat e shtëpisë së re, ndërkohë që qindra të tjerë mbeten ende në pritje.

Sipas dokumentit të hartuar nga Bashkia e Tiranës, 463 familje të prekura nga tërmeti prisnin ende strehim në dhjetor të vitit 2025 – 80 për qind e të cilëve nga zona e Kombinatit.

Programi i Rindërtimit ka thithur mbi 100 miliardë lekë [rreth 1 miliardë euro] nga buxheti i shtetit, por nuk ka ende një afat të qartë përfundimi. Gjatë fjalës së tij për buxhetin e vitit 2027, kryeministri Edi Rama e cilësoi rindërtimin në Shqipëri një histori suksesi, por pranoi ngecjen e procesit në kryeqytet, duke ia faturuar atë mungesës së kokës në drejtimin e Bashkisë.

“Kemi problem me rindërtimin në Bashkinë e Tiranës, sepse ka dy vjet pa kokë. Një shumë e madhe nuk është vënë në lëvizje,” deklaroi Rama.

Megjithatë, të dhënat e Ministrisë së Financave dhe auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se shpenzimet për rindërtimin kanë rënë ndjeshëm në të gjithë vendin, jo vetëm në Tiranë.

Ngecja e Rindërtimit

Programi i rindërtimit ka qenë një ndër angazhimet më të mëdha financiare të qeverisë shqiptare gjatë viteve të fundit.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga viti 2020 deri në fund të vitit 2025 u miratuan 124 miliardë lekë financime për rindërtimin, nga të cilat u shpenzuan faktikisht mbi 103 miliardë lekë.

Duke përfshirë edhe nëntë muajt e parë të vitit 2026, shpenzimet e raportuara nga buxheti i shtetit arrijnë në rreth 104 miliardë lekë, ekuivalente me gati 1 miliardë euro. Paralelisht, Bashkimi Evropian ka financuar gjithashtu programin EU4Schools me 75 milionë euro për rindërtimin dhe rehabilitimin e 63 objekteve arsimore.

Sipas një raporti të KLSH-së për vitin 2025, i depozituar në Kuvend në tetor, shpenzimet për rindërtimin gjatë vitit që shkoi ranë me rreth 62% krahasuar me vitin 2024. Raporti thotë se nga 5 miliardë lekë të parashikuara u shpenzuan 3.2 miliardë lekë dhe një pjesë e mirë e fondeve u nda me vendime qeverie në fund të vitit. KLSH evidentoi 7 vendime qeverie apo 763 milionë lekë të ndara në datën 30 dhjetor 2025.

Rënia e punës vazhdoi edhe gjatë vitit 2026. Të dhënat nga Ministria e Financave për buxhetin faktik tregojnë se në nëntë muajt e parë u shpenzuan vetëm 1.2 miliardë lekë të fondit të rindërtimit, ose 42% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe vetëm një e katërta e fondit të planifikuar për gjithë vitin.

Ngecja është më e dukshme në Tiranë, ku është përqendruar pjesa më e madhe e fondeve të rindërtimit. Nga fillimi i programit të rindërtimit deri në shtator 2026, në kryeqytet janë shpenzuar rreth 28 miliardë lekë, ose më shumë se një e katërta e fondeve të rindërtimit. Pjesa më e madhe e tyre ka shkuar për ndërtimet e reja në Kombinat dhe në lagjen “5 Maji”.

Gjithsesi, gjatë dy viteve të fundit ka një ngadalësim të punës dhe pagesave. Në vitin 2025, Bashkia Tiranë shpenzoi vetëm 37% të fondeve të disponueshme për rindërtimin, ndërsa situata u përkeqësua gjatë vitit 2026.

Në nëntë muajt e parë të vitit, bashkia shpenzoi vetëm 189 milionë lekë nga 1.86 miliardë lekë të trashëguara, duke realizuar vetëm 10% të fondit në dispozicion. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, shpenzimet ranë me 73% dhe në fund të shtatorit, rreth 1.67 miliardë lekë mbeteshin të pashpenzuara.

Sipas ekonomistit Zef Preçi, kjo situatë dëshmon mbi problematikën e realizimit të shpenzimeve.

“Problemi nuk duket të jetë thjesht mungesa e parave, por pamundësia për t’i kthyer fondet e miratuara në banesa të përfunduara dhe familje të sistemuara,” thotë ai.

Preçi vëren se dokumentet e bashkisë evidentojnë probleme me prokurimet, përgatitjen e investimeve dhe përdorimin e fondeve, si dhe dyshime për korrupsion dhe vendimmarrje klienteliste.

Sipas tij, një pjesë e fondeve të trashëguara nuk mund të përdoren automatikisht, pasi nevojiten ndryshime të vendimeve të qeverisë dhe miratime nga ministritë përgjegjëse.

“Ekzistenca e fondit në buxhet nuk do të thotë domosdoshmërisht që ai është menjëherë i përdorshëm për nevojën aktuale”, shpjegon ai.

“Kur ky problem përsëritet nga viti në vit, ai nuk mund të trajtohet më si një hollësi teknike: mendoj se kemi të bëjmë me çështje koordinimi dhe përgjegjësie ndërmjet institucioneve”, shton Preçi.

Ngecja e rindërtimit nuk kufizohet vetëm te Tirana.

Raporti i Ministrisë së Financave për vitin 2025 tregon se bashkitë e prekura nga tërmeti shpenzuan mesatarisht vetëm 35% të fondeve që kishin në dispozicion. Në Durrës dhe Kurbin realizimi ishte vetëm 28%, në Vorë 33%, ndërsa në Shijak dhe Rrogozhinë 19%. Vetë institucionet e qeverisë qendrore realizuan vetëm 14% të fondeve të akorduara për rindërtimin.

Auditimi i KLSH-së për vitin 2025 evidentoi probleme në planifikimin dhe shpërndarjen e fondeve, përfshirë miratimin e projekteve të reja pa siguruar më parë financimin e nevojshëm për përfundimin e projekteve të mbartura. Auditimi konstatoi gjithashtu mangësi në klasifikimin e shpenzimeve dhe identifikimin e projekteve.

Mes rrënojave dhe premtimeve

Në Kombinat, një nga zonat më të goditura nga tërmeti dhe ku është përqendruar numri më i madh i familjeve në pritje, gjurmët e shembjeve mbeten ende të dukshme.

Edmond Çata, banor i zonës dhe pjesë e Grupit për Mbrojtjen e Kombinatit, thotë se gjendja ka ndryshuar pak gjatë viteve të fundit, ndërkohë që justifikimet e qeverisë për vonesat kanë ndryshuar disa herë.

Grupi për Mbrojtjen e Kombinatit udhëhoqi një betejë në gjykatë për të kundërshtuar prishjen e disa pallateve, pasi dëmtimet nuk e justifikonin shembjen. Por Çata thekson se mungesa e kryebashkiakut nuk është një shpjegim bindës për ngecjen e punimeve dhe zvarritjen e tyre.

“Rama para disa kohësh në Kombinat fajësonte gjykatën për bllokimin e procesit të rindërtimit, tani para disa ditësh tha që ka ngecur se bashkia është pa kryetar, gjë që nuk është as kjo e vërtetë,” pohon ai.

Në përpjekje për të zhbllokuar procesin, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mblodhi më 16 nëntor një grup ndërinstitucional dhe njoftoi se qeveria po përgatiste një financim shtesë prej 1.8 miliardë lekësh për Bashkinë Tiranë. Në takim, Demo pranoi se problemet ishin mes institucioneve.

“Vështirësitë mes institucioneve duhet t’i zgjidhim ne. Familjet nuk duhet të vazhdojnë të presin për shkak të tyre,” deklaroi Demo.

Sipas të dhënave financiare të shpërndara nga Bashkia e Tiranës, fondi i premtuar mbulon vetëm një pjesë të detyrimeve të mbetura për rindërtimin në kryeqytet.

Kontratat e lidhura për rindërtimin arrijnë në rreth 33 miliardë lekë, nga të cilat 5.3 miliardë mbeten ende për t’u paguar. Prej tyre, 3.6 miliardë lekë nuk kanë financim të miratuar nga shteti.

Nëse miratohet dhe disbursohet i plotë, fondi i ri prej 1.8 miliardë lekësh i premtuar nga Demo do të mbulonte rreth një të tretën e detyrimeve të mbetura.

Ndërkohë, projektbuxheti i vitit 2027 parashikon vetëm 2 miliardë lekë për rindërtimin në të gjithë vendin. Financimi i premtuar për Tiranën është sa 90% e kësaj shume, megjithëse nuk është sqaruar nëse shuma 1.8 miliardë do të mbulohet nga fondi i vitit 2027 apo nga një financim tjetër i buxhetit qendror.

Ndërkohë, vonesat prodhojnë kosto shtesë. Bashkia e Tiranës thotë se po mbulon nga të ardhurat e veta grantet për dëmet në banesa dhe bonusin e qirasë. Vetëm gjatë nëntëmujorit 2026, bonusi i qirasë kushtoi rreth 137 milionë lekë për 865 familje përfituese, që mbeten ende në pritje të përfundimit të rindërtimit.

Ky i fundit mbetet ende pa afat. Sipas informacionit të Bashkisë Tiranë, në fund të vitit 2025, gjashtë pallate dhe një objekt arsimor ndodheshin ende në proces rindërtimi, ndërsa 13 pallate të tjera ishin në proces riforcimi.

Megjithatë, dokumentet nuk japin një afat të saktë për përfundimin e plotë të procesit dhe dorëzimin e banesave për të gjitha familjet.

Për Zef Preçin, vëmendja duhet të zhvendoset nga shumat e miratuara te rezultatet konkrete.

“Unë do ta zhvendosja debatin nga ‘sa para u miratuan’ te ‘çfarë zgjidhjeje u dha dhe brenda cilit afat’”, thotë ai.

Për familjet që vazhdojnë të jetojnë me qira ose në banesa të përkohshme, premtimet e reja nuk ofrojnë ende një datë se kur do të mund të kthehen në shtëpi.

Edmond Çata, i cili prej vitesh kundërshton mënyrën se si po zhvillohet rindërtimi në Kombinat, thotë se është i gëzuar që nuk besoi premtimet dhe se refuzoi prishjen e pallatit ku ai jeton. Ai thotë se ata që u gënjyen nga propaganda e kryeministrit dhe i besuan qeverisë se do merrnin apartamente të reja, mbeten tani në pritje të zgjidhjeve.

“Çdo gjë që bën Rama tani e bën për mbijetesën e tij politike”, thotë ai. “Unë nuk pres asgjë nga Rama dhe qeveria e tij.”

Me shkurtime nga Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Aksident në aksin Levan-Tepelenë, Benzi përmbyset në rrugë
  • ​Shënimi “ka ndërruar jetë” në kolonën e adresës së re: Kalvari 7-vjeçar i familjeve të tërmetit
  • Barbari me fytyrë socialiste
  • Veliaj mund të gjykohet online, SPAK propozon videokonferencë, shtyhet seanca
  • Zgjedhjet e 11 majit, miratohet kërkesa e PD për komisionin hetimor

Komentet e Fundit

  1. SHQIPTAR on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  2. Anonymous on 24 nëntor 2026
  3. SHQIPTAR on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  4. SHQIPTAR on Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?