Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE përforcon praninë e EULEX-it në Kosovë pas tensioneve të fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE përforcon praninë e EULEX-it në Kosovë pas tensioneve të fundit
AktualitetKosovë

BE përforcon praninë e EULEX-it në Kosovë pas tensioneve të fundit

Published: November 9, 2022
Shpërndaje

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të martën në mbrëmje se një njësi karabinierësh italianë ka arritur në Kosovë për të siguruar sundimin e ligjit në dritën e zhvillimeve të reja në veriun e Kosovës, pas tërheqjes së punonjësve serbë nga të gjitha institucionet vendase.

“Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX përmbush detyrën e tij për të garantuar qëndrueshmëri. Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesa e Karabinierëve zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që të mbështesë një mjedis të sigurt”, shkroi zoti Borrell në Twitter.

Karabinierët do t’i bashkohen Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e përbërë prej 105 zyrtarëve policorë polakë, që kanë shtuar patrullimet në veri, ku nuk ka më pjesëtarë të policisë nga radhët e komunitetit serb, pas vendimit të Listës Serbe, subjektit kryesor të politikë të serbëve të Kosovës për t’u tërhequr nga institucionet e vendit, pas mospajtimeve rreth një vendimi të qeverisë qendrore në Prishtinë për t’i dhënë fund përdorimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

- Publicitet -

Misioni i EULEX-it tha të hënën se po vëzhgon nga afër të gjitha zhvillimet që mund të kenë ndikim mbi sigurinë e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve, ndërsa mohoi të ketë marrë përsipër përgjegjësi policore në veriun e Kosovës.

Beogradi akuzon Prishtinën për mospërmbushje të marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa Prishtina akuzon Beogradin se po përdorë serbët lokal për të shmangur një marrëveshje normalizimi ndërmjet palëve.

Perëndimi është i shqetësuar se Rusia mund të përpiqet të nxisë konflikte në Ballkanin Perëndimor dhe po u bën thirrje palëve të zgjidhin mosmarrëveshjet në bisedimet e lehtësuara nga BE-ja që është edhe adresa e aspiratave të tyre për integrim.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u kanë bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të zgjedhin rrugën e bisedimeve dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe përplasje. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 10, 2022 at 3:02 am

    Pse Europa ben cfare Serbia i kerkon? Vetem nje Amerike e ben Seninete dridhet perhere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?