Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit, Michel: Është kërcënim për të gjithë rajonin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit, Michel: Është kërcënim për të gjithë rajonin
AktualitetBote

BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit, Michel: Është kërcënim për të gjithë rajonin

Published: April 18, 2024
Shpërndaje

Bashkimi Europian ka rënë dakord të zgjerojë sanksionet ndaj Republikës Islamike që do të synojnë kompanitë e përfshira në prodhimin e dronëve dhe raketave, pas sulmit hakmarrëse të Teheranit ndaj Izraelit. Megjithatë numri konkret i individëve apo edhe e kompanive do të njoftohet në një moment të dytë.

“Ne mund të reflektojmë së bashku dhe të identifikojmë mjetet më të mira që mund të përdorim për të mbështetur Izraelin, popullin e tij, sigurinë dhe të drejtën e tij për të ekzistuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm shumë aktiv në nivel diplomatik dhe i angazhuar shumë me vendet e rajonit, sepse vendet e rajonit e dinë se Irani është një kërcënim jo vetëm për Izraelin.

Ai është një kërcënim për stabilitetin në rajon, kur e pamë se Irani vendosi të nisë sulmin e tij disa ditë më parë kundër Izraelit. Për këtë arsye, angazhimi në rajon është thelbësor dhe ne duhet të izolojmë Iranin, të vendosim sanksione kundër Iranit dhe të punojmë me partnerët tanë”, tha Michel.

- Publicitet -

BE-ja tashmë ka një gamë të gjerë masash të vendosura që synojnë Iranin për abuzimet e të drejtave të njeriut, aktivitetet bërthamore dhe mbështetjen me municione për Rusinë.

Të mërkurën shtetet e bashkuara të Amerikës njoftuan se do të ndërmarrin edhe ata masa ndëshkuese ndaj Iranit. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se “të gjitha opsionet për të penguar financimin e terrorizmit të Iranit vazhdojnë të jenë në tryezë”.

liderët botërorë kanë vazhduar të bëjnë thirrje për përmbajtje, në një përpjekje për të parandaluar një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

“Për ne, është e rëndësishme që ky moment të përdoret tani edhe për uljen e tensioneve. Izraeli duhet ta përdorë këtë sukses për të forcuar pozicionin e tij në të gjithë rajonin dhe të mos përgjigjet me një sulm masiv të tij”, tha kancelari gjerman.

Megjithatë kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do t’i marrë vetë vendimet për mënyrën se si do ta mbrojë veten.

Zyra e Netanyahut lëshoi një deklaratë pas takimit që pati kreu i qeverisë izraelite me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Davi Cameron dhe me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

“Dua të jem i qartë. ne i marrim vetë vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta mbrojtur veten”, raportohet të ketë thënë ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?