Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Bëhu burrë i vërtetë”, ushtria ruse fillon një fushatë të re rekrutimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Bëhu burrë i vërtetë”, ushtria ruse fillon një fushatë të re rekrutimi
AktualitetBote

“Bëhu burrë i vërtetë”, ushtria ruse fillon një fushatë të re rekrutimi

Published: April 26, 2023
Shpërndaje

Një video e re dhe e sofistikuar që ka tërhequr shumë klikime në platformat e mediave sociale ruse tregon një shofer taksie, një roje sigurie dhe një trajner palestre.

“Vërtet për të qenë një mbrojtës i tillë ke ëndërruar?” ,thuhet në tekstin që shoqëron pamjet e publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes.

Videoja me muzikë dramatike, më pas paraqet burra të armatosur me pajisje luftarake duke ecur nëpër një fushë beteje në mjegull të dendur.

- Publicitet -

“Ti je një burrë i vërtetë! Bëhu një burrë i vërtetë!”, thuhet në reklamë, duke inkurajuar rusët të nënshkruajnë një kontratë pune me ministrinë e mbrojtjes.

Moska ka nisur një fushatë agresive rekrutimi ushtarak me video dhe reklama, ndërsa Kievi po përgatitet për një kundërofensivë në Ukrainën lindore.

“Puna jonë është të mbrojmë atdheun”, shkruhet në një nga tabelat e vendosura në kryeqytet, ku shfaqen tre ushtarë nën një qiell të madh blu.

“Një punë e nderuar dhe një rrogë e mirë”, thuhet në një tjetër slogan. Shtatorin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin shpalli një mobilizim ushtarak “të pjesshëm”, i pari i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, që tronditi të gjithë vendin dhe nxiti largimin e dhjetëra mijëra njerëzve.

Për të shmangur shpalljen e një raundi të dytë mobilizimi të detyrueshëm, Moska ka vendosur të fillojë një fushatë masive reklamash, duke shpresuar se mund joshë rusët me stimuj financiarë.

Autoritetet nuk e kanë bërë të ditur objektivin e tyre, por sipas vlerësimeve të ndryshme, Moska mund të përpiqet të rekrutojë 400 mijë vullnetarë.

“Autoritetet pothuajse me siguri duan të zvarrisin një mobilizim të ri, të detyrueshëm për aq kohë sa të jetë e mundur për të minimizuar pakënaqësitë e brendshme”, thanë agjencitë britanike të zbulimit këtë javë.

Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 23 April 2023.

Find out more about Defence Intelligence’s use of language: https://t.co/EAO2VGwncm

🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/S5hmwFoNdq

— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) April 23, 2023

Atyre që nënshkruajnë një kontratë me ministrinë ruse të mbrojtjes u premtohet një pagë mujore prej të paktën 2450 dollarë dollarësh. Një njoftim në faqen e internetit të kryebashkiakut të Moskës specifikon se ushtarakët do të paguhen “të paktën 204,000 rubla (2450 dollarë)” në “zonën e operacionit special ushtarak”, emërtimi zyrtar i Kremlinit për ofensivën në Ukrainë.

Atyre që marrin pjesë në ofensivat ushtarake u premtohet një bonus ditor prej tetë mijë rublash (ose rreth 100 dollarë) dhe të paktën 50000 rubla (ose rreth 615 dollarë) për kapjen ose shkatërrimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të armikut. Disa vlerësuan nxitjen e rekrutimit.

“Në Rusi, kjo është një shumë e mirë për të mbështetur familjen, madje edhe prindërit”, i tha agjencisë së lajmeve AFP Pyotr Lipka, student 21-vjeçar nga qyteti jugor i Volgogradit.

“Kjo ka kuptim: nëse një person mbron atdheun e tij, pse të mos paguhet?” tha studenti Lipka, duke shtuar se nënshkrimi i kontratës ishte më mirë sesa të mobilizohej.

Fushata në mbështetje të ushtrisë mbështetet në kulturën maskiliste të Rusisë, duke promovuar imazhin e një “burri të vërtetë” si të fortë dhe patriot.

Vitin e kaluar, autoritetet pranuan se u bënë gabime kur u bë thirrja për mobilizimin e trupave të tyre për luftën në Ukrainë. Gjatë mobilizimit kishte raste kur ftesat iu çuan studentëve, të moshuarve ose të sëmurëve të cilët u urdhëruan gabimisht të paraqiteshin në detyrë.

“Shmangia e një tronditjeje të re”

Yevgeny Krapivin, 41 vjeç, shërbeu si ushtar profesionist kur Rusia luftoi me separatistët çeçenë në vitet 1999-2002 dhe do të donte të regjistrohej përsëri për të luftuar në Ukrainë.

Ai tha se oficerët e rekrutimit fillimisht e larguan, duke përmendur moshën e tij si arsyetim. “Pastaj më thanë: ‘Prit. Ka mundësi të marrësh një telefonatë në çdo moment’”, tha ai për AFP-në në qendër të Moskës.

Fillimi i fushatës së re të rekrutimit ka përkuar me përgatitjet për festimet e 9 majit që shënojnë fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste, e cila ka arritur një status kulti nën presidentin Putin.

Këtë muaj zoti Putin miratoi një projekt-ligj për të krijuar një sistem dixhital që mund të ndalojë burrat të largohen nga vendi.

Kritikët e Kremlinit thonë se projektligji do të lehtësojë shumë mobilizimin e burrave dhe të shtyp ata që shmangin mobilizimin ndërsa sulmi ndaj Ukrainës vazhdon në vitin e tij të dytë.

Vëzhguesit politikë thonë se Kremlini shtyp pakënaqësitë sociale në Rusi ndërsa problemet ekonomike rriten.

“Autoritetet qartë duan të shmangin një tronditje të re, një stres të ri për shoqërinë”, i tha AFP-së Denis Volkov, kreu i anketuesit të pavarur “Levada Centre”, duke iu referuar një mobilizimi ushtarak.

“Dhe ata kanë zgjedhur një skenar tjetër: të rekrutojnë vullnetarë”, tha ai.

Por askush nuk është në radhë për të kaluar kufirin. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?
  • LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  • Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  • Gjykata Kushtetuese: Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  2. Një pensioniste on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. fshatari.pafshat on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Hajdar Aga on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  5. Oficeri i artilerise on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?