Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Belind Këlliçi nuk e ka marrë diplomën e shkollës së mesme, Harry Fultz: Ka marrë vetëm listë notash!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Belind Këlliçi nuk e ka marrë diplomën e shkollës së mesme, Harry Fultz: Ka marrë vetëm listë notash!
Uncategorized

Belind Këlliçi nuk e ka marrë diplomën e shkollës së mesme, Harry Fultz: Ka marrë vetëm listë notash!

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Kandidati i çiftit Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka pranuar sot se nuk ka një diplomë të shkollës së mesme. Por per të mbrojtur këtë mungesë, ka lançuar një gënjeshtër akoma më të madhe: “Nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka këtu kaq të pakuptueshme.

Nuk ka patur moj diplomë, s’ka patur. Ka patur vetëm dëftesë pjekurie” është shprehur Këlliçi, kur u pyet se a janë të vërteta faktet që kanë dalë në media.

Por e pyetur nga Shqiptarja.com Brikena Baxhaku, drejtoresha e Institutit Harry Fultz ku Bellind Kelliq ka mbaruar vetëm 4 vitet nga 5 që parashikonte cikli shkollor, ka vërtetuar se ai nuk ka marrë kurrë dëftesë pjekurie.

- Publicitet -

”Nuk ka si ta kishte marrë. Ai s’ka mbaruar shkollën e mesme. Ai ka marre nga ne vetëm vërtetim notash për 4 vitet kur ka studiuar këtu. Dëftesa pjekurie merret vetëm një herë në jetë, kur ke mbaruar ciklin e plotë të shkollës së mesme qe z. Këllici nuk e ka mbaruar. Pastaj, nëse universisteti amerikan e ka pranuar pa deftesë pjekurie është çeshtje e tyre që nuk ka lidhje me Harry Fultz” deklaron ajo.

Ne fakt Këlliçi duke pretenduar ne nje intervistë te Top Neës se ka marre ”dëftesë pjekurie”, s’ka treguar asnjë dokument te tille. Sipas drejtoreshës Brikena Baxhaku, Këllici ne fund te vitit të katërt ka deklaruar që duhe te ikte jashtë shtetit:

”Jane shumë studentet qe ikin pa mbarua ciklin shkollor – shpjegon Baxhaku për Shqiptarja.com – dhe ne keto raste ne leshojme vërtetim notash dhe dokumente te tjera qe certifikojnë studimin deri ne diten kur ata largohen. Z. Këllici ka kryer 4 (katër) vite studimi të ciklit 5-vjeçar te studimeve pranë shkollës sonë, në drejtimin “Biznes”, i regjistruar me nr. Amze 457. Gjatë këtyre viteve ai ka një vlerësim me notë mesatare 9,7. Në përfundim të klasës së 12-të, ne përgjigje të kërkesës se tij për studime të mëtejshme në SHBA është pajisur nga shkolla me dokumentet e mëposhtme:

a) Raportin Shkollor “School Report” me rezultatet përkatëse për 4 (katër) vite, pra vertetim notash
b) Skelet kurrikul 2001-2005 dhe programet mësimore te detajuara për çdo lëndë
c) Vërtetim (TIP) i cili sqaron ne lidhje me zhvillimin ne gjuhen angleze te 70% të teksteve dhe programeve mësimore”.

Drejtoresha Baxhaku duke nenvizuar korrektesi të plotë ne procedurat e respektuara nga instituti i mirenjohur qe ajo drejton, sqaron se ”kjo praktike është ndjekur ne shkollën tone per 35 nxenes te dalluar te periudhës 1997-2005, të cilët pas 12 viteve shkollimi ne Shqipëri kane ndjekur studimet e mëtejshme ne SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Republikën Ceke për motivin e pajtueshmërisë kurrikulare dhe te krediteve përkatëse. Praktika nuk ishte e rezervuar per ”vipat”, por vetem per ata qe kishin vendosur te studiojne jashte. Praktika u nderpre ne vitin 2005 thjesht pse nga viti 2006 filloj procedura me maturen shtererore”.

Siç duket nga deklarata e drejtoreshës se “Harry Fultz”, Bellind Kellici nuk është pajisur kurre me ”dëftesë pjekurie” si pretendon sot ai.

Po pse genjen prapë?
Në një investigim të publikuar në Shqiptarja.com, faktohej se Belind Këlliçi ka arritur ta regjistrohet ne universitetin “Coppin University” në Maryland, SHBA pa mbaruar shkollën e mesme, dhe më pas ka mashtruar shtetin shqiptar duke bërë njësimin të diplomës edhe nëse në kërkesën e paraqitur ne 2010 te Ministria e Arsimit, ka deklaruar që kishte një diplome te shkollës së mesme. ”Ministria nuk kërkon kurre kopje të dëftesës së pjekurisë, por thjesht nje vetëdeklarim” nenvizon Brikena Baxhaku, si nje mungesë proceduriale qe ne fakt ministria duhet ta rregullojë.
Këlliçi ka deklaruar shpesh se vëllai i tij ka qenë dhe është mbështetësi i tij më i madh në jetë, e çuditërisht në vitin 2005, kur Këlliçi u regjistrua në universitet, ai punonte në zyrën e pranimeve të studentëve pikërisht të universitetit amerikan. Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes personale, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme. Këlliçi ka rrëfyer se vëllai i tij është edhe financuesi kryesor i fushatës me sponsorizime prej mijëra eurosh në Facebook.
Duhet theksuar se vëllai i Këlliçit aktualisht është edhe Anëtar Bordi i Institutit “Harry Fultz” dhe një skandal i përmasave të tilla hedh dyshime serioze mbi pozicionin që ka.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?