Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Belindën apo Europën?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Belindën apo Europën?
Lajmi i funditopinion

Belindën apo Europën?

Published: March 12, 2026
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85?

Nga Migena Aleksi

Reagimet ndërkombëtare pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë për Belinda Ballukun ishin të prera dhe të zhurmshme. Këtë herë diplomacia gjermane dhe ajo britanike nuk kanë përdorur doreza.

Mesazhi është i qartë. Reforma në Drejtësi nuk është një menu a la carte ku politika në Tiranë zgjedh se cilin “peshk të madh” do t’ia dorëzojë drejtësisë dhe cilin do ta mbajë nën sqetull.

- Publicitet -

Ky qëndrim e godet fort narrativën e Kryeministrit, i cili tentoi ta shesë këtë bllokim të SPAK-ut këtë herë si “mbrojtje të dinjitetit të ekzekutivit”. Për europianët, dinjiteti i qeverisë mbrohet duke e lënë drejtësinë të bëjë punën e saj.

Shqipëria ka marrë deri tani premtime për një anëtarësim të përshpejtuar. Por ky “privilegjim” ka një kusht të panegociueshëm: Pavarësinë e drejtësisë së re nga politika. Kjo e fundit u kthye te zakonet e vjetra të mbrojtjes së klanit.

Një votim i vetëm parlamentar ndoshta nuk e ndalon plotësisht procesin e integrimit. Por Shqipëria nuk mund të jetë edhe “kampionia e rajonit” në Bruksel edhe “kampionia e bllokimit të drejtësisë” në Tiranë. Ndaj rasti Balluku do ta dëmtojë rëndë perceptimin mbi seriozitetin e reformave dhe do të kthehet në një argument të fortë për ato vende skeptike të BE-së (si Holanda apo Greqia) që presin rastin më të vogël për të thënë: “Shikoni, Shqipëria ende e mbron korrupsionin me votë politike”.

Kjo mund të na kushtojë vite të tjera pritje në dyert e Europës.

​Sa për heshtjen e Uashingtonit, le të shpresojmë se ajo nuk është më ogurzezë se zhurma e ndoshta SHBA po pret që SPAK-u të flasë me vepra, jo me letra.

Në çdo rast, (veçanërisht për votuesin e majtë) pyetja sot është e thjeshtë: Partia apo Europa?.A ia vlen që fati i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE të vihet në rrezik për karrierën e një individi?

Para përgjigjes prej tifozi partiak duhet patur parasysh që nëse Brukseli fillon të tërhiqet nga planet për integrim të përshpejtuar, ky nuk është një rast i humbur për politikanët milionerë. Të humburit do jenë padyshim qytetarët e thjeshtë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • Xha Temja says:
    March 12, 2026 at 8:53 pm

    Belinden sigurisht

    Reply
  • nastradini says:
    March 12, 2026 at 10:02 pm

    ENVERIN APO BE?

    Kjo pyetje do te ishte me e drejte te ishte titulli i vertete per zgjedhjen qe ka bere gangsteri enverist Edi Rama, qe eshte cuni i Kristaqit, KILLERIT te Enverit si asnje kryeminister tjeter ne Bote. Belinda eshte pjella e Beqir Ballukut, qe Instituti i Krimeve te Komunizmit e ka shpallur si kriminel enverist, Edi Rama eshte nipi i Spiro Kolekes qe po keshtu eshte shpallur si kriminel i Enverit dhe eshte ndeshkuar nga Drejtesia per krimet e tij. Edi Rama e ka mbushur shtetin dhe pushtetin me killera dhe xhelate te Enverit dhe me pjellat e tyre si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore, nipin e Enverit e emeroi si administrator te fabrikes se kokaines ne Xibrake, ku pronar ishte Olsi Rama,

    EDI RAMA PAGOI NJE SPIUN TE SIGURIMIT TE ENVERIT PER TE KORRUPTUAR FBI SI NJE KRYEMINISTER FAQEZI

    prandaj:

    BAJGAT e Enverit qe relativizojne turpin dhe rezilin e Edi Rames me SPAK dhe Drejtesine duke e krahasuar me Albin Kurtin apo me te tjere, le te tregojne nje vend tjeter te Botes Demokratike qe te kete nje kryeminister HAJDUT i pacipe, enverist fanatik, injorant, pa shkolle dhe faqezi si Edi Rama.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 12, 2026 at 10:26 pm

    SHQIPËRIA NË BE ME APO PA BERIDHËN QË SABOTON PREJ 35 VITESH SI MINUES I DEMOKRACISË.
    TASHMË NUK DISKUTOHET ÇËSHTJA BALLUKU.AJO TASHMË ËDHTË ELEKTRON I LIRË NGA PËRGJEGJSIT SHTETRORE DHE TË HETOET E LIRË,POR JOTË ARRESTOHET PA LEJEN E KUVËNDIT TË SHQIPËRISË,PASI SPAK I KA HIPUR KALIT TË SALIUT 1992.
    SOT SPAKUT JU THYE HUNDA QË HERËN TJETËR TË MOS DALI MBI GJK,KUVËNDIN E SHQIPËRISË.
    AMBASADORËT KËSHILLUAN SI GJITHMON AS MISH AS PESHK.
    POR NË SHQIPËRI DUHET TË SUNDOI SHTETI SHQIPËTAR.
    E.RAMA U KUJTUA VON,PASI E LA E.VELIAJ MISH PËR SPAK,PASI NUK PO ZBATON VENDIMIN E GJK PËR HETIM TË LIRË.
    NË KËTO KUSHTE EDHE BB DO ISHTE NË BURG PA PROVA KORRUPSION ME URDHRIN E NON GRATËS,I CILI MË.PAS DO KËRKONTE KOKËN E E.RAMËS,NDRYSHE NUK E MUND DOT ME VOTË.!

    Reply
  • ATSH says:
    March 12, 2026 at 11:12 pm

    Balluku eshte sebepi , askush nuk di me saktesi cfare po ndodh . I plasi Rames per Gjermanet e Britaniket , sa te kete motren ne itali rruga e Shqiperise ne BE eshte e hapur , keshtu sikur tha para ca ditve . Le te shkoj prape ne Itali e te jap leksione antikomuniste tek fashistet e motrat e tyre debili . Ky kokboshi eshte tipik produkt i shoqerise se kokboshve te trotuarve ne vitet 80 ..i atyre qe tregonin perralla me liri-demokraci . Ja qe liri-demokracine ta fusin aty ku nuk rreh dielli bota ambasadore pa u skuqur fare, ha mut e hapu si vaji ne lakra sa te duash o lumadh , sa ka pare varsa si ty kjo Evrope , nje shkelm bythve e hajde tjetri . Do besh si them une e jo te besh si bej une eshte muhabeti. Vazhdo hap kampet e ktheje vendin tend ne kamp refugjatesh se per gje tjeter ti o antikomunist i leshit e vendi qe ti drejton nuk i hyn ne pune askujt . Nuk e vrau njeri mendjen e ju duk te gjithve si gallate me zezake marreveshja fashiste Meloni-Rama , por ajo eshte dita fiks kur vdiq PS e me te edhe ajo grime perparimtari qe kishte mbetur tek Rama. Keta te tjeret bejne gare me Ramen kush ti ul me shume poturet..poshte kamunizmi bre ..nje gote vere e cudia 3 dite zgjat.

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    March 13, 2026 at 4:51 am

    Çështja nuk ka të bëjë aspak me kurrupsionin. Europa është e korruptuar deri fytë e nga koka deri tek këmbët për vetë. Tjeshtë u ndërruan lojtarët dhe duan të vjedhin më shumë se të parët. Europa ka mar fund si Europë me idenë që u ndërtua.
    Problemi është se Shqipëria nga një shtet I organizuar e me ekonomi në zhvillim me “ndihmën,, e gjitonëve dhe kriminelët shqiptar u shkatërrua e ngeli si shtet pa brekë në bythë. Tani, “bleje qen e haje dosë,,.

    Reply
    • Remo says:
      March 13, 2026 at 8:57 am

      Lala i Ushnjes, po mire, ata gjitonet, pasi te “ndihmuan” ne shkaterrimin e asaj ekonomie “ne zhvillim” dhe te lane pa’ breke ne bithe, mos valle ta kane rrasur edhe nga mbrapa, qe si ngre me dot breket? Dhe ashtu me sumen perjashta, po i ben moral Europes? Kesaj i thone; te ben moral i pa morali,..ose me sakte, i permjere koke e kembe nga gropa e halese, rri dhe sodit yjet, ne vend qe te besh dicka per te dalur prej andej….

      Reply
  • Greta says:
    March 13, 2026 at 4:59 am

    Belindën, çe duam Europën, kur kemi arabët…

    Reply
    • Anonymous says:
      March 14, 2026 at 3:56 am

      O zonje politika esht…ka Arthur koha ta kesh mire me te gjithe sidomos nji vend i vogel qe jemi ne … do business but don’t trust nobody that’s it. Is that simple.. who understands understand

      Reply
  • 1thundrak says:
    March 13, 2026 at 6:10 am

    Me mire manallin

    Reply
  • Tepelenasi says:
    March 13, 2026 at 6:19 am

    Ne Gjermani vetem ne kohen e Gestapos mund te rrembehej ish presidenti Ilir Meta sic mund te rrembehet ne mes te rruges nje kriminel i rrezikeshem. E pa precedent ne Gjermani, Hollande e Angli apo ne cdo vend te Evropes arrestimi i Kryebashkiakut Erjon Veliaj vetem me nje leter anonime te Nesti Angonit( sali Berishes). Po as kalbja ne burg e Ilir Beqajt me akuzen e grupit te strukturuar kriminal kur na del se spaska fare grup te tille, por qe si te komedija Prefekti nuk duhet te dalin pa gje se na nxjerrkan namim e keq per kete drejtesine e re; nuk ndodhin keto ne vendet e ketyre ambasadoreve moj zonjeza Migena. Atehere si sipas zoterise sate perse duhet te durohen keto eksperimente ne kete vend kur ky sakrifikim bie jo vetem mbi keta persona, por edhe me pasoja te renda mbi gjithe familjaret e tyre.?! Pra pergjigja ndaj pyetjes tende do ishte : me drejtesine , qe te beje punen e vet sic duhet bere dhe pa qoka kurbanesh ne Evrope.

    Reply
  • Sali lexhenda ne kundersulm says:
    March 13, 2026 at 7:30 am

    Hajde pyetje hajde, pyetje e shekullit….. Bravo Migena, tani u vendos e ardhmja e shqiperise. Sa protagoniste jemi ne shqiptaret.. Ketu flitet per gjera me te thella Migenaaaa, dhe askujt si plasi per fatin e Ballukut apo per demokracine shqiptare. Me vjen ne mendje arrestimi Maduros, dhe pastaj te gjithe “Rama arrestohet me 20 janar ne USA”… Pike e zeze

    Reply
    • K R says:
      March 13, 2026 at 7:52 am

      Ca thua o idiot
      Jane reagimet e BE
      te zotit t shpis ku po troket
      Ça trapin thua o debil zhurmaxhi

      Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    March 13, 2026 at 8:21 am

    Ama pyetje, sigurisht qe Belinden.. C’ta dua Europen pa ato tenderimet e saj aq frytdhenese e jetike per kete Rilindje qe po shijoni sot e do provoni mot? Sic ua kam premtuar – nuk keni pare gje akoma!

    Reply
  • Arben says:
    March 13, 2026 at 10:17 am

    As nuk diskutohet belindën

    Reply
  • Klodi says:
    March 13, 2026 at 10:39 am

    USA e Trumpit nuk e rruan shume..direkt erdhi skifteri nga Athina ti marr ndonje llokme nga pasiria jone ne kembim te ndonje lobimi..sa te kete akoma lek e pasuri per te shperndare Rama do bej cmos, ti zbus efektet, por integrimi ka marr goditje te forte

    Reply
  • realisti says:
    March 13, 2026 at 11:10 am

    Hajde pyetje hajde…. O Migena,po kaq shume e thjeshtoni ju kte gjene?!! Po jeni dhe femer(nqs jeni se mundet te jete dhe pseudonim).Po Belinden moj Belinden se,Europa shkon e vjen por Belinda po shkoj nuk vjen me moj dhe kaq nuk e din,apo don me na provokuar neve?!! Kjo ishte per ata qe e thjeshtpjne kaq shume gjene por ketu nuk behet fjale per nje Belinde apo disa Belinda por me ja ndal pak hovin ktij SPAK-ut spse u be si nje qen qe kam pasur dikur qe per kedo qe t’i thoja un kape ai nuk e bente dysh por i hidhej,qofte edhe njerzeve te shtepise. Edhe SPAK-u rrin dhe shikon opoziten kujt ja drejton gishtin ajo SPAK-u i sulet dhe,natyrisht opozita ju a ka vene gishtin me te zoteve e mete afteve. Jo se ata nuk kane ndonje gje te vogel se ne SHqiperi kujtdo qe t’i vihesh do ja gjejsh nje gje per ta plasur brenda. E filluan me Saimir Tahirin i cili sapo e vendosi policine ne pozita pune tamam,opozita i tha SPAK-ut kape kte se si shume po na besdiz e nuk po na len rehat dhe,fap e kapi,pa nje e pa dy se dikush atje ne Itali paska thene se do flas un me ministrin por,a foli apo nuk foli nuk ka rendesi. Dhe per turpin e SPAK-ut akuza perfundoi ne shperdorim detyre,si kafete e Nexhmijes. Pastaj e filloj me Ilir Meten se i thane na e hiq dhe kte se don me na marre opoziten dhe,ne fakt do ta kishte marre per pak po ta kishin lene. Pastaj menduan kush eshte i dyti pas Rames,eshte Erjoni dhe,pasi i hodhen jave per jave e dite per dite flakadane para bashkise ja hodhen hekurat dhe atij se bashkeshortja ne paska blere ca si shume byreke. Pastaj Opozita i tha kape dhe Beqajn se dhe Ai ca si shume e kandryshuar mjekesine dhe ben kontrast teper me ate si e lame ne dhe,fap SPAK-u e kapi. Tani kush na mbeti qe po na prish pune dhe eshte e zonja per te zevendesuar Ramen,Belinda eshte,kapeni dhe Ate dhe SPAK-u e kapi. Tani Kuvendi nuk i tha mos e heto por i tha hetoje por nuk te lejojme ta arrestosh pa e gjykuar. Fundja nje kompetence kushtetuese ka ushtruar pse behet kjo gurgule kaq e madhe. Ju nuk folet kur Berisha hodhi ne kosh urdherarrestin per drejtruesit e Gardes qe vrane 4 veta ne bulevard me duar ne xhepa!!! Po ndoshta dhe un po e ekzagjeroj dhe nuk eshte keshtu por keshtu me duket…

    Reply
    • Kiri says:
      March 13, 2026 at 5:09 pm

      je gazetare dhe nuk e din se imuniteti nuk ka lidhje me vazhdimin e hetimit keshtu qe pyetja jote per futjen ne europ eshte shum e trash

      Reply
      • Vlora 97 says:
        March 13, 2026 at 6:44 pm

        O zotni
        Vendimin nese masa e Prokuroris eshtw OK apo jo e jep GJYKATA jo Parlamenti

        Lexo pak ore lexo mos degjo vetem jevgun e Surelit

        Reply
  • Jimi says:
    March 13, 2026 at 12:46 pm

    Rama beri shum mire qe ndali revanshin e prokuroreve te korruptuar, Vija e demarkacionit per SPAK eshte cuarja para togave te zeza te serialkillerit Sali Ram Berisha. Nese kjo nuk do te ndodhe, atehere Spak duhet te shkrihet.

    Reply
  • Katiu says:
    March 13, 2026 at 1:02 pm

    Kur një qen tërbohet , e vrasin sepse rrezikon jeten e njerezve .
    Po kur tërbohet kryeministri ç’duhet bërë ?!
    Një kryeminister i tërbuar është shumë, shumë më i rrezikshem se qeni i tërbuar , ky jo vetëm duhet vrarë, por edhe duhet djegur në furrat e gëlqeres…..
    Po s’jemi nga ata neve ; me llafe jemi më trimat në botë …para 100 e kusur vjetesh vramë një bimbash ( major) turk në Gjirokaster dhe kendojmë e hedhim vallen për ketë ; nxorëm vetëm një Avni Rustem , per be një dhe Esat Pashet erdhen duke u shtuar , por , fara Avni Rustem është zhdukur…

    Shqiperia është në gjendje katastrofike , pa te tashme e pa te ardhme , ne mbajmë në kurriz një bandë te degjeneruar maskarenjsh- hajdute ordinerë , rrugaçë e imoralë – në jemi armiq të vetes dhe me siguri na pret perbuzja dhe mallkimi i brezave që do vinë .
    E meritojmë të na pshurrin mbi varre !

    Migena , me pëlqen stili yt në të shkruar dhe sidomos llogjika në temat që trajton.
    Bravo !

    Reply
  • Kol Balla says:
    March 13, 2026 at 4:18 pm

    Foto vertete ngazellyese e epokes Mjaltit mes Rames e Beles, (aq fort e harruar tashme keto kohe te epokes M…mes tyre)

    Reply
  • Dr says:
    March 14, 2026 at 3:25 am

    Po Kjo ishte loja more …😜shyqyr qe kena ik prej andej …

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  • Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, plagosen pasagjerët

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?