Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Beograd, rusët protesta kundër luftës në Ukrainë, por serbët e adhurojnë Putin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Beograd, rusët protesta kundër luftës në Ukrainë, por serbët e adhurojnë Putin
Bote

Beograd, rusët protesta kundër luftës në Ukrainë, por serbët e adhurojnë Putin

Published: February 6, 2023
Shpërndaje

Në Serbi ndodhen  rreth 200 mijë rusë të larguar nga vendi i tyre që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

Ditët e fundit, në sheshin qendror në Beograd, dhjetëra rusë u mblodhën për të kundërshtuar luftën e presidentit Vladimir Putin në Ukrainë, duke mbajtur fotografi të të burgosurve politikë nga atdheu i tyre, ndërsa vërejnë përpjekje të vazhdueshme propagandistike pro presidentit rus Putin në Serbi.

Në anën tjetër të sheshit, një tabelë e madhe reklamon median propagandistike ruse RT, e cila ka hapur një portal lajmesh në Serbi. RT e ka të ndaluar të funksionojë në vende të tjera të Evropës.

- Publicitet -

Nëpër Serbi mund të gjesh bluza ku janë vizatuar portrete heroike të presidentit Putin me gjoks të zhveshur, por edhe në suvenire dhe filxhanë kafeje, ose janë pikturuar në muret e qytetit.

Këto pamje kontradiktore pasqyrojnë marrëdhëniet komplekse dhe delikate që ekzistojnë këto ditë midis Rusisë dhe Serbisë.

Serbia është aleati më i afërt i Moskës në Evropë, me lidhje historike, fetare dhe kulturore që bëhen më të forta nga fushatat e ndikimit politik të Kremlinit.

Rusia mbështet pretendimin e Serbisë mbi Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen e Perëndimit. Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës si ndëshkim për agresionin në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Shumica e rusëve në Serbi kërkojnë një jetë të re në një vend vëllazëror, por pa shtypjen e Kremlinit.

Anastasia Demidova, e cila mbërriti në Beograd nga Moska para tre muajsh, thotë se njerëzit nuk e konsiderojnë si armike.

“Këtu në Beograd, ne nuk konsiderohemi si armiq dhe kjo do të thotë shumë.

Kam folur me shumë serbë, ata më pyesin se çfarë po bën këtu, unë u them se ne jemi kundër Putinit dhe për një Rusi demokratike dhe natyrisht jemi kundër luftës në Ukrainë”, tha Anastasia Demidova, banore ruse në Beograd.

Rusë të tjerë thonë se u larguan për të mos u prekur nga sanksionet perëndimore, që kanë dëmtuar bizneset ose vendet e tyre të punës. Për këtë arsye, rusishtja mund të dëgjohet të flitet kudo në Beograd, një qytet me rreth dy milionë banorë. Rusët kanë filluar të hapin restorante dhe bare.

Në masë të madhe janë rritur edhe ndërmarrjet private ruse, veçanërisht në sektorin e teknologjisë informative. Fluksi i rusëve ka çuar në rritjen e çmimit të banesave.

Disa serbëve kjo u kujton valën e rusëve që ikën nga Revolucioni Bolshevik më 1917 dhe shumë nga ata që qëndruan në Serbi lanë gjurmët e tyre në kulturën dhe artin serb.

“Emigracioni bashkëkohor rus, diaspora bashkëkohore ruse në Serbi nuk e zgjodhi këtë vend, por erdhën këtu sepse është i vetmi që i pranon.

Emigracioni i mëparshëm qëndroi këtu sepse donin të rrinin në Mbretërinë e Serbëve,

Kroatëve dhe Sllovenëve dhe ata që nuk donin, mund të vazhdonin për në vende të tjera”, thotë historiani Aleksej Timofejev.

Rusët që tani kanë shkuar në Serbi, nuk mund të udhëtojnë për në Perëndim për shkak të sanksioneve dhe kanë nevojë për viza.

Të sapoardhurit thonë se ende mund ta ndiejnë ndikimin e egër të Kremlinit, veçanërisht kur bëhet fjalë për mendimin pozitiv që serbët kanë për presidentin rus, nëpërmjet mediave propaganduese si RT dhe Sputnik.

Aktivisti rus Petar Nikitin e quan këtë një “përpjekje të koordinuar propagandistike” që filloi për herë të parë në Serbi në fillim të viteve 2000.

“Në atë kohë, ky pëlqim për qeverinë ruse ishte më pak i rëndësishëm.

Por është rritur jashtëzakonisht shumë.

Rusët e ardhur rishtazi, që më parë nuk dinin shumë për Serbinë, janë krejtësisht të tronditur nga ky adhurim, veçanërisht për zotin Putin dhe për këtë imazh të Rusisë, që është plotësisht i ndarë nga realiteti”, thotë aktivisti rus, Nikitin.

Moska e fuqizon këtë ndjenjë përmes mediave pro-ruse, duke ushqyer zemërimin serb ndaj Perëndimit për shkak të Kosovës.

Refuzimi i Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës ka mbështetjen e Moskës, një nga arsyet pse Beogradi mban marrëdhënie miqësore me presidentin Putin dhe ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç e ka kritikuar pushtimin e Ukrainës, por sa herë e bënë këtë, ai e lidh këtë çështje me Ballkanin.

“Ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, siç e mbështesim integritetin territorial të Serbisë.

Pra… kur më pyesin: ‘A është Krimea pjesë e Ukrainës apo e Rusisë?’ Po, është pjesë e Ukrainës. Donbasi është pjesë e Ukrainës.

Ne do të jemi më besnikë ndaj integritetit territorial të vendeve anëtare të OKB-së ndryshe nga vende të tjera që ndryshuan qëndrimin e tyre për integritetin territorial të Serbisë”, tha presidenti serb Vuçi gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos muajin e kaluar.

Zyrtarët perëndimorë kanë rritur presionin ndaj zotit Vuçiç për të bërë një kthesë vendimtare duke u larguar nga Moska nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE.

Ata kanë frikë se Rusia mund të shkaktojë telashe në Ballkan nëpërmjet përfaqësuesve të saj serbë për të shmangur një pjesë të vëmendjes ndërkombëtare nga Ukraina. (VOA)

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, sekuestrohen 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  • Bonus 50 mijë lekë të vjetra për verën pensionistëve, nesër nis shpërndarja
  • Tronditet Spanja, Rodri i jep fund Botërorit, do t’i nënshtohet një operacioni
  • FIFA do ‘fitojë’ 12 miliardë euro nga Botërori 2026, sa para fiton secili vend pjesëmarrës?
  • Aksident me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i autobusit dyshohet se pësoi infarkt

Komentet e Fundit

  1. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. Shqiptar on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  4. Illi on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Toni on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?