Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha akuza kreut të SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Berisha akuza kreut të SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit
AktualitetKronike

Berisha akuza kreut të SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit

Published: August 4, 2025
Shpërndaje

Kreu i PD, Sali Berisha, u paraqit dhe këtë të hënë në SPAK për përmbushjen e detyrimit të tij lidhur me masën e sigurisë në lidhje me hetimet për dosjen e ish-kompleksit Partizani.

Berisha u prit aty nga Kelvis Balliu, Edi Paloka dhe mbështetës të tij, ndërsa në dalje nga godina e SPAK dha një deklaratë për mediat, ku tha se Dumani i mashtroi shqiptarët duke thënë se paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit nuk kishin prova.

Ai tha se garanton që Dumani do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë që Berisha e cilësoi si mashtrim publik.

- Publicitet -

Ai shtoi se do të kërkohet ngritja e një komisioni parlamentar dhe se opozita do të punojë në fillim të sesionit të ri parlamentar në shtator për hetimin e këtij mashtrimi, ku tha se Dumani është avokati i krimit elektoral dhe garancia për dhunimin e ligjit dhe standardin për votimin e lirë.

“Dumani deklaroi se paditë e sjella në “SKAP”, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik. Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve”, tha Berisha.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Begaj pret letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë
  • A është zbuluar Arka e Noes?
  • Faza e re e rindërtimit në Kombinat, Bashkia e Tiranës vijon evadimin e mbetjeve
  • Gati 30 vite pas vdekjes, pse libri për Princeshë Dianën po shkakton kaq shumë reagime?
  • Wendt merr zyrtarisht postin e Ambasadorit të SHBA në Shqipëri, kush ishin 10 paraardhësit e tij

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Nё Hagё gjykohet Europa
  2. Hale me sistem vetëpastrimi... on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  3. Hale me sistem vetëpastrimi... on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  4. Aldrin on Nё Hagё gjykohet Europa
  5. Aldrin on Nё Hagё gjykohet Europa

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?