Kylian Mbappe ishte lideri i Realit të Madridit në mbrëmjen e së martës teksa shënoi një dygolësh një fitoren e thellë 5-1 të Los Blancos në Santiago Bernabeu në ndeshjen e raundit të pestë të Ligës së Kampioneve.
Me dygolëshin e shënuar, sulmuesi francez arrin në kuotën e 76 golave duke hyrë në pesëshen e futbollistëve me më shumë gola të shënuar në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Rekordi tashmë mbahet nga Cristiano Ronaldo me 140 gola, i ndjekur nga Lionel Messi me 129 në vendin e dytë dhe Robert Lewandowski në të tretin me 107. Kylian Mbappe është i pesti pas Benzema dhe i është shkëputur ndjeshëm Raul Gonzales që e ndjek.
Për më tepër, Mbappe në moshën 27 vjeç e 339 ditë, është lojtari i dytë më i ri që kaloi kuotën e 75 golave të shënuar në Ligën e Kampioneve pas Lionel Messit.
j.l./ dita
