Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I shmanget drejtësisë, të hënën përpjekja e fundit për t’i njoftuar vendimin Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I shmanget drejtësisë, të hënën përpjekja e fundit për t’i njoftuar vendimin Berishës
AktualitetPolitike

I shmanget drejtësisë, të hënën përpjekja e fundit për t’i njoftuar vendimin Berishës

Published: November 12, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme do të bëjë një përpjekje të fundit të hënën për të njoftuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe avokatët e tij mbi vendimet e shpallura ndaj tij prej datës 20 tetor kur u shpall verdikti i parë i masës “Detyrim paraqitje”, e më pas vendimi në mungesë ku ish-funksionari u mbrojt nga një avokat falas.

Cilido qoftë rezultati që mund të jetë marrje dijeni për vendimin apo refuzim, lëvizja e fundit e gjykatës që do të kryhet përmes ftuesve pritet të pasohet me dërgimin e ankimimeve të pjesshme në Gjykatën e Apelit.

Por ndërkohë nga depozitimi i ankimimit të pjesshëm i mbrojtjes që këmbëngul se nuk e ka marrë vendimin e zbardhur, prej 12 ditësh dosja ka ngecur në sekretarinë e gjykatës së shkallës së parë antikorrupsion.

- Publicitet -

Gjykata nuk mundet ta përcjellë në apel, pa shteruar dhe veprimin e fundit që në rast refuzimi do të nisë numërimi mbrapsht i pesë ditëve të tjera.

Kjo do të thotë se mes insistimeve seri  për ta njoftuar dhe refuzimeve të vazhdueshme nga Berisha, mundësitë janë që deri në datën 20 nëntor dosja të qëndrojë e ngrirë pra as në apel dhe as në shkallën e parë.

Megjithatë në një situatë kur ish-kryeministri nuk i është bindur gjykatës për tu paraqitur në 6 nëntor dhe kur vendimi qëndron në fuqi edhe për të hënën e tretë të këtij muaji, gjatë ditës gjykata zbardhi një tjetër vendim ndaj ish-kryeministri dhe Jamarbër Malltezi në të cilin arsyeton se përse hodhi poshtë kërkesat e tyre për shuarje mase sigurimi.

Gjykata thekson se të drejtat e personave të hetuar nuk janë shkelur. Gjykata citon tre qëndrimet e Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut të qytetarëve kundër Greqisë, vendeve të Ulëta dhe Francës.

Në një të mëparshëm të zbardhur gjykata kujtoi të gjitha vizitat e policisë në adresat e ish kryeministrit për ta vënë në dijeni dhe se si autoritetet u kthyen mbrapsht.

Lufta e komunikimit shkresor kulmon javën që vjen që është edhe e fundit, përpara datës 20 nëntor, ditë prej të cilës nëse Berisha nuk paraqitet, nuk është më në lojë gjykata, por durimi i SPAK.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Baca says:
    November 11, 2023 at 4:33 pm

    Keni frike te godisni Gjarperin ne koke ? Si ka mundesi tju ver ne loje nje nje super mashtrues super kriminel super hajdut i pronave publike nje vellavrases i shqiptareve ? Pse mbani peng nje popull qe pret shpagimin e ketij njeriu te lig!
    90% e shqiptareve e duan kete krijes vampiri te largohet nga ekranet nga politika sepse eshte helmues !

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 11, 2023 at 5:24 pm

    VO:
    -S.Berisha po tallet me SPAK,GJKKO,BKH,POLICINË,DASH,ANGLINË,GJERMANINË(Deputeti CDU Kriçbaum),etj,Ndonse është shpallur NON GRATA nga DASH për Korrupsion madhor,etj,Ku SPAK+GJKKOA u detyrua të veproi SEZBËN ndaj një personazhi që i ka shkaktuar vëndit në 32 vite SHUMË TRAGJEDI.
    -Sb po dhunon Kuvëndin dhe demokracinë parlamentare në Shqipëri gjoja se është në mbrojtje të KUSHTETUTËS kur nuk e ka VOTUAR e zbatuar Atë asnjëherë në jetën e Tij si politikan,President,KM dhe Kryetar i PD dejure dhe defakto..!
    -Zhurma për komisione hetimore është një FIASKO,pasi Ato nuk i kërkohen me dhunë shumicës,Por sipas Kushtetutës shkallë-Shkallë,duke ditur se komisionet e këtilla nuk kan sjellë asnjë dobi për popullin në 33 vite..!
    -Sb dhe MILITANTËT e kamur prej Tij po kërkon të bëi zhurmuesin për të ndotur mjedisin Kombëtar e Nd/Kombëtar për të penguar Shqipërinë në BE..!
    -Fakti që Sb është penalizuar nga SPAK+GJKKO për Korrupsion dhe dhëndrri Tij-Malltezi në burg për korrupsion me firmën e Tij si K.Ministër dhe po FSHIHET PAS PD e bërë copë-copë po prej Tij me shpalljen në listën e ZEZË Amerikane,etj,Tregon se ky personazh FATKEQ PËR SHQIPËRINË po vazhdon ti bëj keq vëndit më shumë se TURKU NË 500 VITE E NAZIFASHIZMI NË L2B.
    -Tolerimi ekstrem që po i bën SPAK+GJKKO S.Berishës që monitorohen kryesisht nga SHBA po çudit 90 % të popullit Shqipëtar dhe botën demok ratike dhe,po ngazëllen së qeshuri udhëheqsit SËRB,RUS,KINEZ,etj.
    -FLM DITA.!

    Reply
  • Talenti says:
    November 11, 2023 at 5:53 pm

    Politikan leshi në vënd që të bëhet shëmull për popullin duke i respektuar organet e drejtësisë bën të kundërtën ,motivi të mbroj vjedhjet që ka bërë ndër vite në interes të familjes

    Reply
  • mali says:
    November 11, 2023 at 6:03 pm

    Ethem Lalaj,ka me shume dite se kulece.Fundi I tij eshte I percaktuar.Sali Berisha ka mbaruar si qene njerezore,vetem propaganda TV,mediat,juriste fake,analiste pordhace etj te paguar nga Edi Rama e Saliu mundohen ti japin jete kufomes.Pse?sepse renia e Saliut sjell renien edhe te Edi Rames nga froni.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    November 11, 2023 at 7:49 pm

    Kapeni për zhelesh e çojeni mrena ky depsuz.

    Reply
  • Arber iliri says:
    November 11, 2023 at 9:00 pm

    Masa e sigurimit ndaj Berishes eshte e supernjoftuar.Mos u boni qesharake si Saliu dhe avokati tij Gjokutaj.Ky njoftimi qe i duhet dorezuar Berishes duket qesharak.

    Reply
  • mali says:
    November 11, 2023 at 9:20 pm

    Dorezojani vendimin avokatit te tij.
    Ne rast mosveprimi verjani hekurat avokatit dhe denoje me gjyq te shkurtuar me 6 muaj burg ,heqje licences per 3 vjet dhe $50,000 gjobe .Shikoni si kecejne avokatet.

    Reply
  • George says:
    November 11, 2023 at 10:28 pm

    Bajraktari nuk zbret me lutje nga kali…

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    November 12, 2023 at 12:01 am

    Me kete qendrim qe mbaj ndaj Saliut keta,duket qe po e sabotojn Drejtesin e Re.
    E ne se kjo do te ndodhe atehere, na rrofte e gjith kjo lufte qe u be ne keto dy mandate te Edi Ramews !

    Reply
  • Spak says:
    November 12, 2023 at 9:18 am

    Saliu eshte nje ujk i plakur qe po ben perpjekjet e fundit per te mbijetuar apo si nje pule qe ja ke prere koken dhe parpalitet! Por nuk eshte fjjala per te apo per Gjokutaj ky sharlatan, qe kujton se eshte i zgjuar! Shikoni militantet kamikaze i jane larguar! Ku eshte Brecani? Me te tijet! Epoka e saliut mbaroi ka filluar epoka post berishiane! Popull shqiptar nese doni te ngrihet ekonomia juaj ndihmoni Ramen i ka te gjitha mundesite per ta bere Shqiperine!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes
  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës

Komentet e Fundit

  1. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  3. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. Vilajet Qyrku on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?