Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha pranon (jo para gjykatës) se favorizoi dhëndrin: Çfarë të bëja, nuk mund ta përjashtoja nga…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Berisha pranon (jo para gjykatës) se favorizoi dhëndrin: Çfarë të bëja, nuk mund ta përjashtoja nga…
KronikeLajmi i fundit

Berisha pranon (jo para gjykatës) se favorizoi dhëndrin: Çfarë të bëja, nuk mund ta përjashtoja nga…

Published: October 24, 2023
Shpërndaje

Sali Berisha ka pranuar ndërhyrjet në ligje të ndërmarra gjatë kohës së qeverisjes së tij, të cilat sipas SPAK kanë favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi në privatizimin e kompleksit Partizani.

Por Berisha justifikohet duke thënë se reformat që ka ndërmarrë ishin për të mirën e pronarëve dhe një ndër ta ishte dhe dhëndri.

“Qindra mijëra pronarë të tjerë kanë përfituar 30 – 40 milionë euro! Çfarë të bëja, të bëja një ligj të tillë që ju që jeni bashkëpronar me dhëndrin tim nuk do të përfitoni. Nuk kisha alternativë këtu. Ose të bëja ligjet e reformave, ose të mos i bëja fare ose të përjashtoja këta. Ka logjikë njerëzore? Askush në botë nuk mund ta thotë. Kjo është e gjitha”, tha Berisha.

Në fakt nuk është e gjitha. Ajo që është e gjitha ndodhet në shumë dëshmi që gjenden në dosjen e SPAK.

- Publicitet -

Por i bindur në tezën e tij, të cilën e thotë para gazetarëve por refuzon ta bëjë në gjykatë ku dhe është thirrur, Berisha shkon më tej kur thotë se me ligjin e sportit nuk kishte favorizuar pronarët por sportin.

“Unë absolutisht i qëndroj. Të akuzosh për korrupsion se ke favorizuar, ndërkohë unë kam defavorizuar me ligj dhe kam favorizuar sportin. Unë me ligj kam defavorizuar pronarët dhe kam favorizuar sportin. Ata që pretendojnë se do të quajnë reformat korrupsion tregojnë imoralitet të plotë”, shtoi Berisha që vetë është dalluar në fakt për “moral” të lartë.

Po pse i bën Berisha këto deklarata para gazetarëve e jo para gjykatës ku refuzon të shkojë? Sepse një deklaratë në gjykatë mbahet me procesverbal zyrtar dhe nuk mund të ndryshohet. Deklaratat publike Berisha i ndërron kur të dojë sipas rrethanave, ashtu siç ka bërë shumë herë më parë.

a.c./dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • intelektuali says:
    October 24, 2023 at 5:18 pm

    Sali Berisha:

    Po a ke ndonje justifikim per pergjigjen qe u dhe pronareve te Shtepise Qendrore te Ushtriseqe u grabite pronen si nje barbar enverist i vertete per te ngritur ne Token e Xanun seline e PD plot me spiuna te Sigurimit dhe me pinjolle te Prokurorit gjakatar, josif Pashko&Lukuni xhelatesh te komunizmit nga pas?

    PO BATHOREN GRABITQARE SI LUBIA E PRONAVE DHE TRUAJVE KUSH E KRJOI?

    He mo Sali Grabitqar pse po perpiqesh te sajosh justifikime enveriste grabitjet e pronave nga dhenderi yt katunar qe hiqet si pronar fallco te Partizani, truaj qe Ducja ja kishte blere pronareve te vertete dhe qe per kete shit-blerje fashiste kishte leshuar dokumenta te sakta financiare perpara se dhenderi yt te hidhej me parashyte per t’u shpallur si pronar?

    Reply
  • Andis says:
    October 25, 2023 at 1:37 am

    Nuk pranon gjo maloku or tej!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

Komentet e Fundit

  1. xxx on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  2. K R on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  3. Dino on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  4. Anonymous on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?