Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bici refuzoi mandatin, anëtari i Këshillit Bashkiak pranon vendin e Ahmetajt në Kuvend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Bici refuzoi mandatin, anëtari i Këshillit Bashkiak pranon vendin e Ahmetajt në Kuvend
Lajmi i funditPolitike

Bici refuzoi mandatin, anëtari i Këshillit Bashkiak pranon vendin e Ahmetajt në Kuvend

Published: January 11, 2024
Shpërndaje

Anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Plarent Ndreca, do të marrë vendin e Arben Ahmetajt në Kuvendin e Shqipërisë, pasi drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici refuzoi mandatin.

Ndreca mësohet se ka pranuar mandatin e deputetit, pas shpalljes së vakancës nga ana e Kuvendit për shkak të përfundimit të mandatit të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj para afatit kushtetues pasi ndodhet prej 6 muajsh në arrati.

Plarent Ndreca do të ulet në karrigen e deputetit nën siglën e PS-së në Kuvend, ndërkohë që do të duhet të respektohen dhe procedurat siç e përcakton ligji, deri në betimin e tij.

- Publicitet -

Ndërkohë Bici refuzoi mandatin duke mbajtur postin aktual të drejtoreshës së Kadastrës dhe njoftoi KQZ me anë të një shkrese ditën e sotme (11 Janar).

“Me shkresën nr. 43/1 prot., date 9.1.2024 me lëndë “Njoftim për dorëzim dokumentacioni”, për të cilën kam marrë dijeni në datë 10.1.2024, jam njoftuar për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qëndror”, shkuan ajo në shkresën depozituar KQZ.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    January 11, 2024 at 11:37 am

    Z.Plarent Ndreca është JURIST dhe shumë korrekt si analist i ftuar në çdo TV në Shqipëri.
    -Si deputet do jet një vlerë e shtuar e PS në maxhorancë..!
    -I Urojmë suksese..!

    Reply
  • intelektuali says:
    January 11, 2024 at 2:08 pm

    Ethem Beu:

    Mengadale me levdata enveriste per mashtruesin e pacipe dhe bythalepiresin pa frena te Edi Rames, qe eshte karrieristi dru me pre nga Rubiku, katunari prej Malcie, Plarent Ndreca, sepse ky pusht hajdut dhe genjeshtar qe del ne cdo studio TV dhe mbronEdi Ramen me retoriken e budallit, ka genjyer me deklarimin e padurise maramendase te tij qe e ka vene nga korrupsioni pushtetar si bedel i Edi Rames, ja cfare shkruan media per kete hajdut me cizme dhe kravate biznesmeni qe nuk ka punuar asnje dite ne biznes, por vetem ka vjedhur nga zyra e shtetit:

    “Disa nga sekretarët e përgjithshëm të ministrive sfidojnë edhe shefat e tyre (ministra) sa i takon pasurisë që posedojnë. Apartamente, vila, makina të shtrenjta, llogari të majme bankare, prona, paga të dyshimta, para cash, pasuri të tjera të dyshimta dhe kredi mbi 100 mijë euro. Kjo është panorama e parë, duke iu referuar deklaratave të pasurive, të dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Po cilët janë sekretarët e përgjithshëm më të pasur? Një pasuri të majme posedon edhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca, në ngarkim të të cilit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar kohë më parë, në Prokurorinë e Tiranës një dosje penale, për shkelje me tenderin me Parkun Olimpik. Plarent Ndreca, në deklaratën e pasurisë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive deklaron blerjen e një apartamenti mbi 100 metra katrorë, për vetëm 43 mijë euro. “Apartament 108 metra katrorë, 43.200 euro. Burimi: Kursime nga aktiviteti privat i prindërve dhe shitja e shtëpisë në Rubik. Dyqan në Tiranë 13.3 metra, 15.600 euro, burimi: Kursime nga aktiviteti privat i prindërve dhe shitja e dyqanit në Rubik”, thuhet në deklaratën e tij të pasurisë. Por, në deklaratën e pasurisë nuk thotë shumën e saktë të shitjes së apartamentit në Rubik si dhe shifrën e kursyer nga familja. Ndreca deklaron edhe blerjen e një dyqani 13.3 metra, 15.600 euro. Ndreca deklaron gjithashtu edhe 2 garazhe 32 metra katrorë, 7.000 euro, makinë “Mitsubishi”, 27.800 euro, makinë Jaguar 38.000 euro etj. Nuk dihet nëse deri më sot, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur një hetim për zyrtarin në fjalë, por do të mjaftonte një paradoks i tillë, që kjo deklaratë pasurie, të paktën të verifikohej. Ky zyrtar pa moral dhe mashtrues deklaron blerje të tilla, pra apartamente dhe makina të shtrenjta, pa patur asnje një biznes të deklaruar apo të ardhura të tjera të deklaruara, por bazohet vetëm tek paga si sekretar i Përgjithshëm i MAS dhe si anëtar bordi. Nga paradokset që reflektohen në deklaratat e pasurive të sekretarëve të përgjithshëm të ministrive, disa prej të cilëve me dosje në prokurori për korrupsion me tendera, ka dyshime të forta se apartamentet dhe makinat luksoze burojnë nga para të paligjshme. Por, a mundet që sekretarët e përgjithshëm të mbushin xhepat dhe pasurohen me paratë e korrupsionit pa bashkëpunimin e ministrave? Dyshimet janë të arsyeshme, por përgjigja u takon vetëm organeve hetimore, sidomos SPAK.”

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 11, 2024 at 2:30 pm

    Xha Teme o burrë serioz
    nëntë ujë dhe një kos
    mos laj dhëmbët me kolinoz
    se dukesh si një Bajloz.

    Xha Teme o socialist
    komunist e patronazhist
    enverist edhe edvinist
    je gjithonë optimist.

    Xha Teme o burrë me emër
    Enverin c’e mban në zemër
    por ama je reformuar
    dhe Stalinin ke lëvduar.

    Katër pata dhe tri rosa
    Temes i është ndryshkur kosa
    C’po i thërret teto Frosa
    se duhet ushqyer dosa.

    Reply
  • Hajro Limaj says:
    January 11, 2024 at 3:56 pm

    Fatkeqesi me te madhe per popullin dhe atdheun tone nuk ka. Hajdutet dhe gjakpiresit tane ne qeverisje dhe ne kuvend.Fatkeqesi ku po shkon ky vend,njeri me keq se tjetri.

    Reply
  • mali says:
    January 11, 2024 at 5:11 pm

    Harjo ,e more vesh qe ne pensionisteve na u shtua edhe nje dite pushimi,feste kombetare,dita e alfabetit?Nuk ka hajdute me shqiperi sepse pasurite I kane vene nga grate ose mamate.Kjo tregon qe keta I kane shfrytezuan ne semafori qe te mblidhet gjithe ajo para. Keto jane deklaratat e tyre jo thash e theme.

    Reply
  • Hajro Limaj says:
    January 11, 2024 at 7:04 pm

    U SHKARKUA NGA SEKRETAR I PERGJITHSHEM NE MINISTRINE E aRSIMIT, U SHKARKUA NGA KJO DETYRE NE MINISTRINE E mJEDISIT, E SHKARKUAN MBAS 5 DITESH PO NGA KJO DETYRE NE MINISTRINE E bRENDESHME SE SHPERTHEU SHTYPI DHE TANI DEPUTET I PS. NE NUK KEMI PUNE ME PERSONAT,POR FLASIM KUR VEPRAT E TYRE NUK MUND TE JENE PERFAQESUES TE POPULLIT,POR POPULLI FATKEQESISHT ESHTE BRAKTISUR.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?
  • Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  • Një turist në protestë
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Komentet e Fundit

  1. K R on Gabimi fatal i Dritanit
  2. Vlora 97 on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. Kokpalari 21 janarit on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?