Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse vazhdojmë të ikim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pse vazhdojmë të ikim
KronikeKryesoreLajmi i fundit

Pse vazhdojmë të ikim

Published: August 10, 2026
Shpërndaje

Nga Gëzim Kabashi

Met Lila, 76 vjeç, u bë pjesë e një inskenimi në kujtim të eksodit të tejzgjatur nga deti të mijëra shqiptarëve në kapërcyellin e dy shekujve.

Në një qoshe të shëtitores, usta Meti riparon pa e ngritur kokën maketet e anijeve prej druri, bashkë me artistë profesionistë dhe amatorë.

- Publicitet -

Tridhjetëepesë vjet më parë, Lila humbi vajzën e tij në ujërat e Adriatikut gjatë eksodit të anijes “Vlora” në gusht të vitit 1991.

“Valbona ishte 16 vjeç dhe shkoi të kërkonte vëllain e vogël. I thanë se ishte në anijen “Vlora” dhe ajo u përpoq të ngjitej lart me litar,” kujton me trishtim ai.

Pastaj ul kokën dhe vazhdon: “Trupin e Valbonës dhe disa të tjerëve i nxorri në sipërfaqe një djalë nga Spitalla”.

Artizani Met Lila humbi vajzën e tij 16- vjeçare gjatë eksodit me anijen “Vlora” në gusht 1991. Foto: Gëzim Kabashi

Anija “Vlora” me gati 20 mijë shqiptarë në bord ishte anija e fundit e madhe që u nis drejt Italisë më 8 gusht 1991 si pasojë e kolapsit ekonomik që shoqëroi rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Më pas, mijëra shqiptarë të tjerë ndërmorrën udhëtime të rrezikshme me gomone për të prekur Perëndimin.

35 vjet pas eksodit të madh, shkrimtari Arian Leka dhe regjisorja Driada Dervishi inskenuan në Durrës “Hartë memece për të mbyturit”, një vepër që ndërthur poezinë, ditarin dhe kujtesën kolektive si homazh për viktimat e tragjedive shqiptare në det.

Vepra është gjithashtu një kujtesë për indiferencën e institucioneve lokale dhe qendrore.

Krejt e kundërta ndodh në brigjet përballë.

Në vitin 2012 kineastët italianë realizuan dy filma dokumentarë me titujt binjakë “La nave” dhe “La nave dolce”. Filmat që i kushtohen eksodit masiv me anije nga brigjet e Shqipërisë janë nderuar me çmimet “David di Donatello 2013”, si dhe në konkurimin e festivalit të Venecias 2012.

Kapiteni i anijes “Vlora” në gusht të vitit 1991, Halim Milaqi, i cili e drejtoi atë nga Durrësi drejt Barit tha për BIRN se këto ditë ai është ftuar në Bari në ceremoninë që organizohet nga bashkia e qytetit për 35 vjetorin e eksodit- një ceremoni kjo e përvitshme.

“Kurse këtu te ne, pasi pala italiane vendosi një monument disa vite më parë, duket sikur e kanë harruar këtë histori,” theksoi Milaqi.

Artistë dhe amatorë inskenuan pjesë nga teksti “Harta memece për të mbyturit” në kujtim të eksodit të viteve ’90. Foto: Gëzim Kabashi.

Edhe përpjekja për instalimin e një monumenti që kujton eksodin, në sheshin e trageteve të portit detar dështoi dhe gjithçka u përmblodh në një fotoekspozitë të përgatitur nga Autoriteti Portual me rastin e 25-vjetorit të këtyre ngjarjeve.

Në skenën e improvizuar në shëtitoren bregdetare vijnë kronikat mediatike të kohës, të cilat ngacmojnë kujtimet e shikuesve.

Të dhënat e katerit të Radës, anijes që u mbyt bashkë me 81 vetë në bord, ngacmojnë kujtimet e punonjësit të policisë kufitare, Gëzim Myhypaj.

“Në mars të vitin ’97 në basenin portual kishin mbetur vetëm dy mjete lundruese: biga dhe kateri tjetër i dislokuar në Durrës. Arritëm ta ruajmë që të mos bëhej pre e keqbërësve, që mund ta shfrytëzonin për të kaluar Adriatikun,” tha Myhypaj për BIRN.

Inskenimi i teksteve nga “Harta memece për të mbyturit” që po interpretohet në shëtitoren bregdetare po i drejtohet fundit.

Gazetarët në skenë raportojnë rastet e mbytjeve apo të mbijetesës gjatë lundrimit me skafistët nga brigjet e Adriatikut dhe Jonit drejt Italisë.

Dëgjojmë një prej tyre: “21 vetë vdesin të dehidratuar mbi gomone, ndërsa 7 të tjerë humbin në ujrat e Jonit. Fillim janari 2004”.

Në skenë, valixhet e emigrantëve zëvëndësojnë njëra- tjetrën. Duket sikur gjithçka ripërsëritet edhe sot, kur autorët shprehen: “I kemi dhënë një përgjigje pyetjes “pse ikëm atëherë”, por duhet të përgjigjemi: “Pse vazhdojmë të ikim”.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • pa emer says:
    August 10, 2026 at 7:55 pm

    I ngrini nje monumet Sali Berishe ne Dajt dhe mbaroi puna. 35 vjet ky njeri dhe nuk guxon asnje prokuror e gjykates ta therrase dhe pastaj ta rrase brenda si kryekriminel per : shkaterrimin dhe vjedhjen e gjithe pasurise kombtare qe ishte gjaku dhe mundi shqiptareve per 45 vjet, firmat piramidale, 14 shtatroin 1998 grusht shteti qe e mori pushtetin me tanke, vetem nje telefonate amerika e detyroi te terhiqet, Gerdec, 21 janar sa e sa te vrare direkt, si mos te ikijn shqiptaret e ndershem?! Do ikijn se keshtu e ka plafikuar rusi, serbio, Albin Kurti, me Sali Berisheshen. Ata do ta çpupollizojne nga shqiptaret qe ata vete dhe femijet e tyre te mos gacmohen me se afrikanet s’kane pune apo aziatiket, me Sali Berishen qe do vijne Plai qe po realizohet me sukse sepse dhe prokuroret e gjykatesit jane futur ne thesin e Saliut. Shikoni protestat se kush i udheheq, gjithe injornaca qe nga Kosova, Maqedonia dhe deri ne Tirane, prapa ndodhen birbot qe financohen dhe protestuesit marrin rrogen çdo darke, hane bifteket dhe flene edhe mbi njeri tjetrin ashtu si pohoi ai perfaqesuesi i rinise heroike shqiptare ne proteste: duam te hame, te pime dhe te qime, apo nuk e tha dhe e shtoj une?! E, pra, gazetaret do shkruajne, Klodiana me ate Stafen do japin informacione ne tb MCN apo 24 NEWS per pune e pa lodhur te SPAQK dhe Brahos, do nxjerrin e sajojne dhe ca detaje per Veline, Ballukun apo bishtrat e tyre, por vej mehall SPAK te shqetesohet per kryekrimineli shqiptar qe po e kthen Shqiperine ne nje toke pa gjak shqiptari. Mos e kerkoni tek Edi Rama se ai dhe kaq po ben shume. Pra, pergjigje e fundit eshte se shqiptaret ikin nga hoxhallaret e Kosoves, islamiket e Maqedonise ( me origjine shqiptare se flasin shqip), ikin nga bashibozuket e IRanit qe kane derdhe miljarda, por Tarifat dhe shoket e tij aty do ngelen edhe Saliut do ti dnertohet monumenti nga serbet si ju ndertua varriEsta Pashes. Jeni qorra, shurdha, nuk shikoni? Shqiptaret e ndershem qofte te majte apo te djathte do te ikin deri sa aty te mbulohet nga rete e zeza te Azise dhe Afrikes.

    Reply
  • E says:
    August 12, 2026 at 12:08 pm

    Te ikesh sot , nuk eshte si atehere. Atehere nuk kishe cfare humbje, ishe i mbaruar me dy kembe. Klasa politike ka meriten e vet qe morem nga syte kembet. Sot iken per me mire jo se je pa buke. E gjithe Europa eshte ne levizje. S‘jemi vetem ne. Edhe Gjermanet shkojne diku, Italianet( dikush vjen dhe Shqiperi) , Kroatet, Portugezet etj. Prandaj thjesht eshte njerezore te kerkosh me mire kur e di cfare kerkon, por jo te jesh gati te vdesesh si dikur pa e ditur cte prisje. Ne fund po emancipohemi. Ketu s‘kishte e ska akoma te ne mesoje rregullat e Europes qe duam ti perkasim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?