Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden: E kam të vështirë të pranoj se po shkoj 80 vjeç, por s’e kam ndalur ritmin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden: E kam të vështirë të pranoj se po shkoj 80 vjeç, por s’e kam ndalur ritmin
AktualitetLifestyle

Biden: E kam të vështirë të pranoj se po shkoj 80 vjeç, por s’e kam ndalur ritmin

Published: October 24, 2022
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden tha me shaka se e ka të vështirë të pranojë se po i afrohet të 80-ve, por shtoi se është i aftë si fizikisht ashtu edhe mendërisht për të shërbyer për një mandat të dytë të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Biden, i cili mbush 80 vjeç më 20 nëntor, tha se është një shqetësim krejtësisht i ligjshëm ai që votuesit të pyesin nëse dikush në moshën e tij mund të përballojë punën me stres të lartë si president i vendit. Zoti Biden e bëri komentin gjatë një interviste për televizionin MSNBC që u transmetua të dielën, gjatë së cilës u pyet në lidhje me moshën e tij.

Ai tha se njerëzit duhet të gjykojnë vetë nëse ai është në lartësinë e detyrës. Komentet vijnë ndërsa sondazhet tregojnë se një pjesë e madhe e votuesve nuk do të donin të shihnin sërish një garë mes tij dhe republikanit Donald Trump, ndaj të cilit zoti Biden fitoi më 2020-n. Në rast fitoreje, zoti Biden do të ishte 82 vjeç në ditën e inaugurimit në janar 2025 ndërsa zoti Trump 78 vjeç.

- Publicitet -

Një sondazh i fundit i ‘Associated Press’ dhe Qendrës Kërkimore për Çështje Publike ‘NORC’ tregon se vetëm 3 në 10 amerikanë, duan që zoti Biden ose zoti Trump të kandidojnë për president pas dy vitesh. Vetëm 5 në 10 demokratë duan që zoti Biden të rikandidojë për një mandat të dytë, ndërsa 6 në 10 republikanë shpresojnë të shohin zotin Trump të kandidojë përsëri për postin e presidentit.

“Mendoj se mënyra më e mirë për të gjykuar është të më shikosh çfarë bëj. A e kam ndalur ritmin apo vazhdoj njësoj?, tha zoti Biden në intervistën e regjistruar të premten, gjatë një vizite në kampusin e Universitetit Shtetëror të Dellauerit në mbështetje të urdhrin ekzekutiv për faljen e borxheve në kredi studentore.

Presidentin Biden ende nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse do të kandidojë për një mandat të dytë, por ka thënë vazhdimisht se synimi i tij është të garojë për t’u rizgjedhur.

Gjatë fushatës së vitit 2020, zoti Biden shpesh paraqitej si një ‘kandidat tranzicion’, i cili do të ndërtonte një urë për të rinjtë e talentuar demokratë.

Mosha dhe shëndeti i zotit Biden si dhe zotit Trump, u trajtua gjatë garës për president, mbi fatin e së cilës vendosi një elektorat më i ri dhe më i larmishëm.

Në intervistën për MSNBC, zoti Biden tha se votuesit duhet të shohin pasionin e tij për punën ndërsa vlerësojnë çështjen e moshës së tij si faktor nëse duhet të votojnë për të ose jo.

Zoti Biden iu nënshtrua një serie analizash gjaku e ekzaminimesh fizike vitin e kaluar, pak para ditëlindjes së tij.

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i presidentit Biden, shkruante në një dokument prej gjashtë faqesh lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, se zoti Biden ishte i shëndetshëm, energjik dhe i aftë për të realizuar me sukses detyrën e presidentit. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • ZENDEN says:
    October 24, 2022 at 12:23 pm

    NJE SUPERFUQI SI U.S QE KA NE KRYE NJE PLAK QE KA PJERDHUR ME KOHE…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur, ndalohet një 15-vjeçar
  • FOTO: Ja kush janë efektivi dhe biznesmeni që u arrestuan në Durrës gjatë operacionit të SPAK
  • Certifikata false dhe gjurmë gishti në lateks: Në pranga mjekët që favorizuan narkotrafikantin Dritan Rexhepi
  • Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK
  • SPAK ka kërkuar pezullim dhe arrest në shtëpi, por kreu i SHISH nuk ndodhet në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi
  2. K R on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi
  3. prehistoriku on SPAK ka kërkuar pezullim dhe arrest në shtëpi, por kreu i SHISH nuk ndodhet në Shqipëri
  4. K R on SPAK ka kërkuar pezullim dhe arrest në shtëpi, por kreu i SHISH nuk ndodhet në Shqipëri
  5. Hosteni on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?