Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden: Nuk do ta furnizoj Izraelin me armë për ta goditur qytetin Rafah
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden: Nuk do ta furnizoj Izraelin me armë për ta goditur qytetin Rafah
AktualitetBote

Biden: Nuk do ta furnizoj Izraelin me armë për ta goditur qytetin Rafah

Published: May 9, 2024
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se nuk do ta furnizonte Izraelin me armë sulmuese që mund t’i përdor për të nisur një sulm në Rafah, baza e fundit e madhe e Hamasit në Gaza. Presidenti amerikan ka shprehur shqetësimin për sigurinë e më shumë se 1 milion civilëve të strehuar atje.

Në një intervistë për rrjetin CNN, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara ndaj mbrojtjes së Izraelit dhe do ta furnizonin atë vend me raketa për mbrojtjen si dhe armë të tjera mbrojtëse, por nëse Izraeli sulmon qytetin Rafah, “ne nuk do ta furnizojmë me armët dhe predhat që i përdor atje”.

Historikisht Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Izraelit ndihma të mëdha ushtarake. Kjo ndihmë u kërkua me urgjencë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael që la 1200 të vrarë. Militantët morën peng rreth 250 civilë.

- Publicitet -

Komentet e Presidentit Biden dhe vendimi i tij javën e kaluar për të ndaluar një dërgesë me bomba me fuqi të lartë në Izrael tregojnë mospajtimet në rritje midis administratës së tij dhe qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Presidenti Biden ka thënë se Izraeli duhet të bëjë shumë më tepër për të mbrojtur jetët e civilëve në Gaza.

Presidenti Biden tha për kanalin CNN se nëse bombat amerikane do të përdoren në qytetin Rafah, ai nuk do ta furnizonte Izraelin.

“E bëra të qartë se nëse ata futen në Rafah –ende nuk kanë shkuar në Rafah – nëse shkojnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që përdoren për situata të tilla”, tha zoti Biden.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, konfirmoi më herët të mërkurën shtyrjen e dërgesës së armëve gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan.

Presidenti Biden i dërgoi një urdhër Pentagonit javën e kaluar duke kërkuar një pauzë të dërgimit të armëve të rënda, sipas zyrtarëve që nuk janë të autorizuar të flasin për këtë çështje.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 nentor 2026
  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?