Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden: Po mendoj seriozisht një shkëmbim të burgosurish me Moskën për gazetarin e WSJ
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden: Po mendoj seriozisht një shkëmbim të burgosurish me Moskën për gazetarin e WSJ
AktualitetBote

Biden: Po mendoj seriozisht një shkëmbim të burgosurish me Moskën për gazetarin e WSJ

Published: July 14, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi të enjten se ai po e merr seriozisht mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve për një gazetar të Wall Street Journal, i cili është arrestuar në Rusi që prej shumë se 100 ditësh.

Kremlini, në fillim të këtij muaji sugjeroi se është i hapur për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve që mund të përfshinte Evan Gershkovichin, por theksoi se bisedime të tilla duhet të zhvillohen jashtë syve të publikut.

Duke folur në një konferencë shtypi në Helsinki të Finlandës, Biden e bëri të qartë se SHBA-ja është e interesuar.

- Publicitet -

“Unë po e marr seriozisht një shkëmbim të burgosurish”, tha Biden, i cili po përfundonte një vizitë pesë-ditore nëpër Evropë: në Mbretëri të Bashkuar, Lituani dhe Finlandë.

“Dhe unë e kam me seriozitet se do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i liruar amerikanët që mbahen ilegalisht në Rusi ose kudo tjetër, dhe ky proces është duke u zhvilluar”, shtoi ai.

Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, është duke u mbajtur në paraburgim në burgun Lefortovo në Moskë.

Gershkovich u arrestua nën akuzat për spiunazh në qytetin rus, Yekaterinburg. Ai po mbahet në burgun Lefortovo të Moskës, i njohur për kushtet të këqija. Së fundi, një gjykatë në Moskë la në fuqi një vendim për ta mbajtur atë në paraburgim deri më 30 gusht.

Gershkovich dhe punëdhënësit e tij mohojnë akuzat dhe qeveria amerikane e ka deklaruar atë si “të ndaluar gabimisht”. Arrestimi i tij tronditi gazetarët në Rusi. Autoritetet ruse nuk kanë ofruar asnjë provë për t’i mbështetur akuzat për spiunazh.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, konfirmoi javën e kaluar se ka pasur “diskutime” midis dy palëve, por paralajmëroi se nuk ka ende “një rrugë të qartë” për lirimin e Gershkovichit.

Gershkovich është gazetari i parë amerikan që përballet me akuza për spiunazh në Rusi që nga shtatori i vitit 1986, kur Nicholas Daniloff, një korrespondent i Moskës për US News dhe World Report, u arrestua nga shërbimi rus i sigurisë.

Daniloff u lirua 20 ditë më vonë në një shkëmbim për një punonjës të misionit të OKB-së të Bashkimit Sovjetik, i cili ishte arrestuar nga FBI-ja, gjithashtu nën akuza për spiunazh.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë
  • Mbledhje online si në kohë lufte: Deputetët e PS votojnë nga shtëpia dhe makina
  • NATO shqyrton ndryshimin e planeve për vitin 2027, samiti në Tiranë nën hije dyshimi

Komentet e Fundit

  1. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  5. demo on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?