Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I mbijetoi fundosjes së Titanikut, unaza me diamant shitet për një shumë marramendëse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > I mbijetoi fundosjes së Titanikut, unaza me diamant shitet për një shumë marramendëse
Kuriozitete

I mbijetoi fundosjes së Titanikut, unaza me diamant shitet për një shumë marramendëse

Published: November 23, 2026
Shpërndaje

Një unazë diamanti që i përkiste një prej të mbijetuarave më të njohura të tragjedisë së Titanikut është shitur në ankand për rreth 165 mijë dollarë, duke rikthyer vëmendjen te historia e anijes që u mbyt në vitin 1912.

Unaza i përkiste Lucy, Lady Duff Gordon, e cila e mbante në gisht natën kur Titaniku u përplas me ajsbergun dhe u fundos, më 15 prill 1912. Ajo ishte një unazë diamanti e vetme dhe konsiderohej e vetmja bizhuteri me vlerë të veçantë që i kishte mbijetuar katastrofës.

Brenda familjes Duff Gordon, ajo njihej si “Unaza e Titanikut” dhe besohej se kishte qenë unaza e fejesës së Lucy-t. Pas tragjedisë, bizhuteria iu trashëgua nipit të saj, John, kontit të tretë të Halsbury, ndërsa pas vdekjes së tij mbeti në familje, ku u ruajt për breza me radhë.

- Publicitet -

Unaza u nxor në ankand më 21 nëntor, nga shtëpia e ankandeve Henry Aldridge & Son, në Devizes të Britanisë së Madhe. Ajo u shit për 150 mijë paund, një shumë që korrespondon me rreth 165 mijë dollarë, duke tejkaluar ndjeshëm vlerësimin fillestar prej 80 mijë paundësh.

Lucy Duff Gordon udhëtonte në klasin e parë së bashku me bashkëshortin e saj, Sir Cosmo Duff Gordon. Të dy arritën të shpëtonin nga fundosja duke u larguar me varkën e shpëtimit numër 1, së bashku me sekretaren e tyre, Laura Mabel Francatelli.

Varka kishte kapacitet për 40 persona, por u ul në det me vetëm 12 njerëz në bord, shtatë prej të cilëve ishin pjesëtarë të ekuipazhit. Më vonë, gjatë udhëtimit me anijen shpëtuese RMS Carpathia, Sir Cosmo u dha nga pesë paund secilit prej burrave të varkës, për t’i kompensuar pasi kompania White Star Line u kishte ndërprerë pagat pas fundosjes së Titanikut. Ky veprim nxiti dyshime se çifti kishte paguar ekuipazhin që të mos kthehej për të shpëtuar njerëzit në ujë, megjithëse pagesat u justifikuan si ndihmë për marinarët.

Në të njëjtin ankand u shitën edhe objekte të tjera me lidhje historike me Titanikun, mes tyre një biletë që lejonte shikimin e anijes ditën e nisjes nga Southampton, e cila arriti vlerën prej 40 mijë paundësh, si dhe një kartolinë e shkruar nga operatori i telegrafit të anijes, Jack Phillips, e shitur për 32 mijë paundë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu
  • I mbijetoi fundosjes së Titanikut, unaza me diamant shitet për një shumë marramendëse
  • “Të gjithë jemi në shënjestër”, Rutte jep alarmin: NATO përballë 4 shteteve
  • Ndrecaj sfidon Ramën: Nuk më lëkund dhe nuk më dikton dot, do të mbroj Veliajn për aq kohë sa ai dëshiron
  • Kurti kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Nuk po kërkojmë favor

Komentet e Fundit

  1. Mario on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  2. Phoenix on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës
  3. anti25642654censurë on FOTO: Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e majit të largët 1976 dhe e shoferit që i dha fund sagës së viktimave
  4. nastradini on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë
  5. demo on Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?