Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden prezanton qëllimin e ri kombëtar: T’i japim fund kancerit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden prezanton qëllimin e ri kombëtar: T’i japim fund kancerit!
AktualitetBote

Biden prezanton qëllimin e ri kombëtar: T’i japim fund kancerit!

Published: September 13, 2022
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve të hënën që të bashkohen për një “qëllim të ri kombëtar”, përpjekjen e administratës së tij për t’i dhënë fund kancerit.

Në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial John F. Kennedy, Biden i bëri jehonë fjalimit të famshëm të ish-Presidentit Kennedy 60 vjet më parë, duke e krahasuar garën hapësinore me përpjekjen e tij kundër kancerit dhe duke shpresuar se kjo do të nxisë edhe qytetarët amerikanë.

“Ai përcaktoi një qëllim kombëtar që bashkoi popullin amerikan rreth një synimi të përbashkët”, tha Presidenti Biden për përpjekjet hapësinore të ish-presidentit Kennedy, duke shtuar se kjo mund të bëhet edhe në përpjekjen për t’i dhënë fund kancerit.

- Publicitet -

Presidenti Biden shpreson t’i sjellë Shtetet e Bashkuara më afër qëllimit që ai vendosi në shkurt për uljen e vdekjeve nga kanceri në Amerikë me 50% gjatë 25 viteve të ardhshme dhe për të përmirësuar në mënyrë dramatike jetën e atyre që kujdesen për pacientët me kancer dhe atë të atyre që vuajnë nga kanceri. Ekspertët thonë se objektivi është i arritshëm, por me investime adekuate.

Presidenti e quajti qëllimin e tij për zhvillimin e trajtimeve dhe terapive për kancerin “të guximshëm, ambicioz dhe plotësisht i realizueshëm”.

Në fjalimin e tij, Biden i bëri thirrje sektorit privat që t’i bëjë ilaçet më të përballueshme për amerikanët. Ai tha se përparimet mjekësore janë të mundshme përmes përqëndrimit të përpjekjeve në fushën e hulumtimeve, financimit dhe të dhënave.

Presidenti amerikan foli për një studim të ri të mbështetur nga qeveria federale për përdorimin e analizave të gjakut në përpjekjet për të zbuluar shumë lloje të kancerit, që do të përmirësonte në mënyrë dramatike zbulimin e kancerit në fazat e tij të hershme.

Sipas vlerësimeve të Shoqatës Amerikane të Kancerit, në vitin 2022 pritet të ketë 1.9 milionë raste të reja me kancer dhe 609,360 njerëz pritet të vdesin nga kjo sëmundje. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë radhitur kancerin si shkaktarin numër dy të vdekjeve në SHBA. Sëmundjet e zemrës janë shkaktari më i madh i vdekjeve në Amerikë.

Djali i Presidentit Biden, Beau vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015. Pas vdekjes së tij, Kongresi miratoi Aktin e Kurave të Shekullit të 21-të, i cili parashikonte 1.8 miliardë dollarë investime për studimin e sëmundjes së kancerit dhe u nënshkrua në ligj në vitin 2016 nga Presidenti Barack Obama. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Rebus says:
    September 13, 2022 at 10:45 am

    Ky eshte president qe i DHUMBSET popjllu i vet d jo Efi Rama qe e URREN popullin shqiptar duke e lene ne mjerim!
    Mallkuar qofsh,o Edi Rsma,o shpirt zi sketerre!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​”Mos rresht kurrë së buzëqeshuri…” ​Origjina e një mashtrimi letrar dhe thëniet e rreme në internet
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • ​Trashëgimia e fshehur dhe e frikshme e Luftës së Dytë Botërore
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?