Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden: Suedia do ta bëjë NATO-n më të fortë, pres me padurim që të ndodhë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden: Suedia do ta bëjë NATO-n më të fortë, pres me padurim që të ndodhë
AktualitetBote

Biden: Suedia do ta bëjë NATO-n më të fortë, pres me padurim që të ndodhë

Published: July 6, 2023
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden bëri një shfaqje publike të mërkurën të mbështetjes për anëtarësimin e Suedisë në NATO, gjatë bisedimeve që zhvilloi me Kryeministrin e këtij vendi, Ulf Kristersson, në Shtëpinë e Bardhë.

Të dielën, Presidenti Biden niset për një udhëtim në tre vende evropiane, mes të cilave ndalesa më e rëndësishme ajo në kuadër të takimit të nivelit të lartë NATO-s, që mbahet në Vilnius, të Lituanisë. Gjatë takimit në Zyrën Ovale, me në krah Kristersson, Presidenti Biden tha se donte të përsëriste mbështetjen e Uashingtonit për pranimin e Suedisë në NATO dhe se po priste me padurim që një gjë e tillë të ndodhte.

Kristersson falënderoi Presidentin Biden për ftesën dhe tha se Suedia “e vlerëson shumë” mbështetjen e tij në këtë proces.

- Publicitet -

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, duke hequr dorë nga politika e mosangazhimit ushtarak pas sulmit rus në Ukrainë. Që një vend të bëhet anëtar i NATO-s, vendimi duhet të jetë unanim nga të gjithë anëtarët e aleancës. Por deri tani Turqia dhe Hungaria nuk e kanë miratuar protokollin e anëtarësimit të Suedisë. Presidenti turk Tajip Erdogan akuzon Stokholmin se po strehon anëtarë të grupeve militante që Ankaraja i konsideron si terroristë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë punuar për të kapërcyer pengesat që ka krijuar Turqia në këtë proces. Zoti Erdogan është ankuar se mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Suedi, një parti që Turqia e ka shpallur të paligjshme, kanë vazhduar të organizojnë demonstrata dhe të financojnë ato që ai i quan, grupe terroriste. Zoti Erdogan e konsideron këtë një gjë të papranueshme për Turqinë.

Si pjesë e një marrëveshjeje të arritur mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, Stokholmi ka miratuar një sërë reformash, përfshirë dhe një ligj të ri kundër terrorizmit, por megjithatë kjo duket se nuk e ka bindur ende Ankaranë.

Të enjten përfaqësues të Suedisë, Turqisë dhe NATO-s do të takohen në Bruksel në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje përpara takimit të nivelit të lartë të aleancës që mbahet javën e ardhshme. / VOA

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
  • Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi
  • Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?