Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bilanc i trishtë, mbi 3600 fëmijë palestinezë janë vrarë gjatë luftimeve 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bilanc i trishtë, mbi 3600 fëmijë palestinezë janë vrarë gjatë luftimeve 
AktualitetBote

Bilanc i trishtë, mbi 3600 fëmijë palestinezë janë vrarë gjatë luftimeve 

Published: November 2, 2023
Shpërndaje

 

Më shumë se 3.600 fëmijë palestinezë janë vrarë në 25 ditët e para të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Ata janë goditur nga sulmet ajrore, nga raketat e lëshuara gabimisht nga militantët, janë djegur nga shpërthimet dhe janë shtypur nga rrëzimi i ndërtesave, tha ministria. Po ashtu, sipas kësaj ministrie, në mesin e viktimave ka të porsalindur dhe fëmijë të vegjël.

Pothuajse gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh në Rripin e Gazës janë nën moshën 18-vjeçare dhe fëmijët përbëjnë 40 për qind e personave që janë vrarë deri më tani gjatë luftës. Sipas analizës që AP i ka bërë të dhënave të publikuara javën e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, deri më 26 tetor, 2.001 fëmijë të moshës 12 vjeç dhe më poshtë ishin vrarë, përfshirë edhe 615 fëmijë që ishin 3 vjeç apo më të vegjël.

- Publicitet -

“Kur shtëpitë shkatërrohen, ato shemben në kokat e fëmijëve”, tha të mërkurën shkrimtari Adam al-Madhoun, teksa po qëndronte në një spital në Gazë me vajzën e tij katërvjeçare. Ajo i mbijetoi një sulmi ajror, në të cilin iu këput krahu i djathtë, iu shtyp këmba e majtë dhe pësoi çarje të kafkës.

Izraeli tha se sulmet ajrore shënjestrojnë caqet e militantëve të Hamasit dhe infrastrukturën dhe ka akuzuar grupin se po përdor civilët si mburoja njerëzore. Po ashtu tha se mbi 500 raketa të militantëve, gabimisht kanë goditur caqe në Gazë, duke vrarë një numër të panjohur të palestinezëve.

Sipas Save të Children më shumë fëmijë janë vrarë gjatë tre javëve në Gazë sesa në të gjitha konfliktet në mbarë botën në tre vjetët e fundit. Për shembull, sipas kësaj organizate, 2.985 fëmijë janë vrarë në dhjetëra zona të konfliktit gjatë vitit të kaluar.

“Gaza është shndërruar në varrezë për mijëra fëmijë”, tha James Elder, zëdhënës i UNICEF-it, agjencisë për fëmijë të Kombeve të Bashkuara.

“Është mallkim të jesh prind në Gazë”, tha Ahmed Modawikh, nga qyteti i Gazës, jeta e të cilit është shkatërruar pasi vajza e tij 8-vjeçare u vra gjatë luftimeve pesëditore në muajin maj.

Edhe fëmijë izraelitë janë vrarë. Gjatë sulmit brutal të Hamasit më 7 tetor në qytetet jugore izraelite – sulm që nxiti luftën – sulmuesit vranë mbi 1.400 persona. Në mesin e viktimave kishte edhe foshnja dhe fëmijë të vegjël, kanë thënë zyrtarët izraelitë, edhe pse nuk kanë ofruar shifra të sakta. Afër 30 fëmijë po ashtu janë në mesin e 240 pengjeve që i ka marrë Hamasi.

Përderisa sulmet ajrore izraelite po godasin Gazën, fëmijët palestinezë së bashku me familjarët e tyre po fshihen në banesa apo në strehimore që udhëhiqen nga OKB-ja. Edhe pse Izraeli u ka kërkuar palestinezëve që të largohen nga veriu për në jug të Gazës, asnjë vend në këtë territor duket se nuk është i sigurt nga sulmet ajrore.

Izraeli fajëson Hamasin për numrin e viktimave në Gazë, që tashmë ka arritur në mbi 8.800, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Izraeli ka argumentuar se grupi militant operon nga lagjet ku jetojnë civilët. Por, palestinezët kanë thënë se numri i lartë i viktimave është dëshmi se sulmet izraelite janë pa dallim.

Sipas mjekëve, si pasojë e luftës, mbi 7.000 fëmijë palestinezë janë plagosur.

 

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksident tragjik në Maliq, po nxirrte rrobat nga bagazhi, 43-vjeçarit i rrëshqet makina dhe e zë poshtë
  • Rama konferencë për mediat në Rinas pas kthimit nga SHBA, nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare
  • Tiranathlon, kufizohet qarkullimi në disa akse të Tiranës
  • Vlerësoni me qetësi anët pozitive dhe negative, parashikimi i horoskopit për sot
  • FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  2. Km on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  3. Zef Serembe on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  4. MH on 4 miliardë euro…
  5. Vlora 97 on Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?