Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Biseda s’ishte e lehtë’, Vuçiç tregon detaje nga takimi me diplomatët europianë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ‘Biseda s’ishte e lehtë’, Vuçiç tregon detaje nga takimi me diplomatët europianë
AktualitetBote

‘Biseda s’ishte e lehtë’, Vuçiç tregon detaje nga takimi me diplomatët europianë

Published: September 10, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë Alexander Vuçiç ka deklaruar se së fundmi ka pasur një bisedë me përfaqësuesit e Macron, Scholz dhe Lajçak dhe se nga ta ka marrë një propozim për një kornizë krejtësisht të re për bisedimet në Bruksel.

Ai nënvizoi se propozimi duhet të çojë në zgjidhjen përfundimtare të problemit dhe të gjitha çështjeve të pazgjidhura që lidhen me Kosovën.

“Biseda nuk ishte aspak e lehtë, por në thelb mund të them disa gjëra: Përfaqësuesit e vendeve më të fuqishme evropiane, të cilët theksuan se kanë mbështetjen e ShBA-së dhe Turqisë për këtë, besojnë se në kushtet kur ka një luftë në Evropë, nuk ka nevojë për konflikte të reja dhe se është e nevojshme të arrihet zgjidhja më e shpejtë e mundshme. Unë dua ta zgjidh problemin sepse ka luftë në Evropë, ndoshta ne në Serbi nuk e kuptojmë këtë, Evropa duhet të mbrohet dhe në përputhje me atë zgjidhje të mundshme, ata do të shmangnin mundësinë për t’i dhënë një përgjigje të qartë presidentit Putin në lidhje me precedentin ligjor dhe dhënien e pavarësisë së Kosovës, pas kësaj do të thoshin – u arrit marrëveshja, që në gjithë këtë të bëhemi edhe një herë dëmi kolateral i konflikteve të të mëdhenjve dhe i sjelljes së tyre joparimore nga e kaluara”, theksoi Vuçiç.

- Publicitet -

Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se Kosova “i ka shkelur të gjitha marrëveshjet”.

“Nuk ka gjë që të mos kenë shkelur dhe këtë e dinë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu thotë se serbët nuk janë të interesuar për ndërrimin e targave.

“Në orën 08:00 të datës 10 shtator dy persona kanë raportuar për ndërrimin e targave, njëri nga veriu dhe tjetri nga jugu i Kosovës dhe personi nga veriu është anëtar i institucioneve shqiptare.Nga serbët nuk ka njeri që dëshiron të ndërrojë targat”, u shpreh presidenti i Serbisë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse u mbyt mega-jahti që i mori jetën miliarderit, vajzës dhe të ftuarve të tyre
  • Gazeta greke shkruan për biznesmenin afër familjes Berisha: Jam i arrestuar politik
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • ​Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinematografisë dhe të modës në Francë

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?