Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Blinken, diskutimet për Kosovën: Serbia nuk e ndihmon procesin, por…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Blinken, diskutimet për Kosovën: Serbia nuk e ndihmon procesin, por…
AktualitetKosovë

Blinken, diskutimet për Kosovën: Serbia nuk e ndihmon procesin, por…

Published: February 15, 2024
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani nënshkruan një marrëveshje në ambientet e Kryeministrisë dhe fill pas saj, nisi konferenca për shtyp që përmbyll edhe vizitën 6 orëshe të shefit të diplomacisë amerikane.

Kryeministri Rama tha gjatë konferencës, se vizita e Blinken vinte në një periudhë të trazuar për botën.

”Është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, dita kur një sekretar i Shtetit viziton vendin tonë dhe në llogarinë tonë ju jeni i gjashti por këtë herë ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë pasi jemi shumë të vetëdijshëm për këtë situatë të trazuar. Fakti që ju gjetët kohë dhe njëkohësisht të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë por edhe vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe këtij rajoni. Natyrisht nuk mund të mos e ndaj me publikuan keqardhjen që një darke me ne në Shqipëri dhe një darke në Mynuh ju zgjodhën ushqimin jo dhe aq të shijshëm gjerman. Ne tonën e bëmë. Jam shumë i kënaqur nga bashkëbisedimi i hapur dhe niveli i ndërveprimit dhe mirëkuptimit mes nesh. Me vjen mirë që kjo vizitë koiçidon me përfundimin e misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit”, tha Rama.

- Publicitet -

Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi dhe çështjet e vëna mbi tryezë, duke u ndalur specifikisht për situatën mes Kosovës dhe Serbisë dhe mungesës së dialogut.

Rama tha se Serbia nuk e ka bërë të lehtë procesin, por shtoi se SHBA gjithnjë ka qenë dhe do jetë në krah të Kosovës.

”Dua ta falënderoj dhe për një mbështetje të vazhdueshme dhe të dobishme për ecurinë tonë në BE. Proces që varet nga çfarë bëjmë ne, gjykimi i aleatëve tanë, por prej disa vitesh ne kemi ndjerë dhe çmojmë interesimin e SHBA. Posaçërisht interesimit të DASH dhe faktin që sekretari në vazhdimësi në takimet me aleatët, nuk e lë pa e nënvizuar, dhe po ashtu nevojën për ta shtyrë më tutje nevojë për t’u integruar.

Patjetër që kemi folur për rajonin. Kemi ndarë të njëjtat pikëpamje dhe shqetësime. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë për të gjitha vendet e rajonit. Do investohemi që rajoni të shkojë para sepse është në interesin në radhë të parë, tonin. SHBA kanë qenë dhe do jenë mbështetës të njohjes së Kosovës, dhe është mirë që shqiptarët kudo nga janë të mos e harrojnë se pa ta nuk do kishte një shtet të pavarur të Kosovës.

Interesi i SHBA në këtë rajon, specifikisht për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë, nuk është interes i dorës së dytë apo i ndarë nga interesi ynë, por është interes për të ndërtuar një të ardhme në paqe dhe prosperitet për gjeneratat e tjera.

Ndihemi të keqardhur kur shohim hapa pas dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët për ata që jetojnë në Kosovë, po ashtu të vetëdijshëm edhe për faktin si sulmi terrorist në Banjskë… Serbia nuk e ndihmon si duhet procesin gjithmonë, por në radhë të parë shqiptarët e Kosovës, dhe të gjithë ne, duhet të jemi të vetëdijshëm që të përparojë me kërkesat në tryezën e dialogut. Nuk janë kërkesa shtrënguese, as që Kosova të lëshojë një milimetër nga dinjiteti e sovraniteti i vet, por kërkesa që bëjnë të mundur një kontekst që ngre lart Republikën e Kosovës”, tha Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Tco says:
    February 15, 2024 at 5:31 pm

    NE KTE BOTE KALIMTARE
    GJE SHARROHET KUSH SE DI
    TE MJERET NE E LUMI TI
    U FUTE NE HISTORI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. Skela on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Dino on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Kris on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Tirana 1967 on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?