Simbolika ishte kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Srpska, pjesës së dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur në prani të përfaqësuesve nga qeveria e Beogradit, se ai “nuk sheh ndonjë kuptim të mbetet në Bosnje”. Dodik më tej: “Ne do të vazhdojmë më tej të pavarur”. E si gjithmonë ai ripërsëriti, se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë.
Por tani Ruanda dhe Gjermania kanë sjellë në Kombet e Bashkuara një rezolutë, mbi bazën e së cilës Asambleja e Përgjithshme e OKB do ta deklarojë 11 korrikun, si ditën e përkujtimit ndërkombëtar të gjenocidit në Srebrenicë. Përfaqëues nga Serbia dhe Republika Srpska janë ngritur ashpër kundër rezolutës, që ata e shohin si damkosje kolektive të popullit serb.
Irrituese janë po ashtu spekulimet verbale të Milorad Dodik, se si duhet të veprojë me 150.000 të kthyerit boshnjakë, pra ata myslimanë boshnjakë që u dëbuan gjatë luftës në vitet 1992-1995 dhe pas luftës u rikthyen. Pasi ai deklaroi, se boshnjakët që janë më shumë se 50% e territorit në Bosnje-Hercegovinë duhet të jetojnë në 25% të territorit, ai paralajmëroi, se në rast të pranimit të rezolutës, opcioni i vetëm është ndarja paqësore nga Bosnje-Hercegovina. “Njerëzit në Republikën Srpska janë të zemëruar dhe nuk do të pranojnë të jetojnë me myslimanët boshnjakë.”
Mohimi i gjenocidit në repertorin e deklaratave të Dodikut
Deklarata e 25%-it e Dodikut të kujton në mënyrë shumë të qartë retorikën që u parapriu spastrimeve etnike në Bosnje-Hercegovinë. Krimet sistematike të planifikuara kishin si qëllim të eliminonin në pjesë të mëdha të Bosnje-Hercegovinës gjithçka jo serbe. Këto krime u dokumentuan nga Tribunali i Hagës, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe në rastin e Srebrenicës u cilësuan si gjenocid. Megjithëse ligji boshnjak e parasheh dënimin në rast të mohimit të gjenocidit, Dodik pikërisht këtë mohim e ka futur në repertorin e zakonshëm të deklaratave të tij. Në një tubim masiv së fundmi në mes të prillit në Banja Luka, në prani të mijëra serbëve dhe kryetares së parlamentit serb, Ana Brnabiq, ai përsëriti sërish mohimin e gjenocidit në Srebrenicë. Fjalimin e tij ai e mbylli me fjalët. “Rroftë Rusia.”
Pak më vonë Dodik udhëtoi në Rusi me mikun e partisë së tij, Nenad Neshiq, ministër Sigurie në Bosnje-Hercegovinë. Ndër të tjera, Dodik u takua edhe me sekretarin e Këshillit të Sigurisë në Rusi, Nikolai Patrushev. Dodik dhe Neshiq postuan një foto nga avioni i tyre, ku tregojnë përshëndetjen me tre gishta, simbol i etno-nacionalizmit serb. Në televizionin serb, Neshiq tha së fundmi, “Vendi im është Serbia. Vendi im është Republika Srpska. Pikë.”
Ajo që të bie në sy është se megjithë shkeljet e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit në vitin 1995, roja i kësaj marrëveshjeje, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt hesht. Në vjeshtën e vitit 2023, Schmidt e kërcënoi Dodik me “pasoja serioze”, nëse ai vazhdon të shkallëzojë gjendjen. E megjithëse Dodik vazhdon me përpjekjet separatiste, Schmidt vazhdon të heshtë.
Duhen përgatitje për skenarin më të keq
Trupat e EUFOR-it të vendosura nga BE e që sigurojnë Marrëveshjen e Dejtonit, do duhet të shtojnë patrullimet në zonat e të kthyerve, gjë që kërkon edhe rritjen e numrit të tyre. 150.000 viktimat potenciale, të cilat ish-Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Lordi Paddy Ashdown që ka ndërruar jetë, i quajti “më të shkretët e të shkretëve”, u është dashur të kalojnë njëherë nëpër ferr. Kërcënimi nga Dodi dhe ritraumatizimi është iminent. Perëndimi duhet të veprojë në mënyrë preventive, për shembull përmes zonave të mbrojtura të siguruara ushtarakisht, aksione të mundshme evakuiimi dhe zona të ndaluara fluturimi.
Kjo ndoshta tingëllon joreale, por të mbijetuarit e masakrave serbe në pranverën e vitit 1992 jetojnë në një klimë të frikës. Kjo mbetet reale, për sa kohë që shoqatat e çetnikëve serbë çdo vit e kujtojnë me festime masakrën e tyre në Vishegrad dhe mbeten të pandëshkuar, për sa kohë që bandat nacionaliste të çiklistëve “Ujqit e natës” kalojnë nëpër Republikën Srpska dhe presidenti i RS mohon gjenocidin.
Potencial për shkallëzim
Për kryekomandantin e trupave të NATO-s për Europën (SACEUR), gjeneralin Christopher Cavoli, gjendja është serioze. Para kongresit amerikan më 17 prill ai tha: “Situata në Ballkanin Perëndimor është ashpërsuar. Tensionet etnike në Bosnje e kanë potencialin të shkallëzohen. Republika Srpska, sipas Cavoli, përpiqet të “dobësojë autoritetin shtetëror” dhe marrëdhënien me BE dhe NATO-n dhe njëkohësisht të mbajë lidhje të forta me Rusinë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha, se është “thellësisht i shqetësuar” për vazhdimin e “politikës secesioniste” në Bosnje-Hercegovinë.
Politikania serbe, Ana Brnabic i quajti deklaratat e Cavolit “një mesazh shqetësues” dhe kërcënoi, se “do të krijohej një rast precedent, nëse ata kalojnë rezolutën e Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ata do të hapin kutinë e Pandorës. T’i ruajë zoti pastaj me atë që do të shkaktojnë pas kësaj.”
Tani perëndimi i lirë duhet të marrë masa për të shpëtuar një nga projektet më të suksesshme të paqes që nga Plani Marshall. NATO tregoi në mënyrë impresionuese në Kosovë në shtatorin e vitit 2023, se brenda pak ditësh mund të shuajë një konflikt që rindizet. Perëndimi duhet të veprojë kështu në mënyrë preventive për të shpëtuar Bosnje-Hercegovinën.
DW
Si do votoj Shqiperia,dashnorja e Serbis ne OKB.Balkani i hapur (stpski svet) po fuqizohet edhe me Malin e Zi dhe Rep .Stpsksa…
Të vrasësh 8000 burra të pambrojtur dhe të mos e quash genocid, humbet kuptimi i kësaj fjale. Genocid duhej të caktohej që kur ndodhi dhe të mos vonohej 30 vite! Kjo do t’i shërbente edhe serbëve që të shikonin veten se cilët janë dhe të mos “perkëdhelen” sikurse veprohet deri tani. Historia dhe ndodhia duhet të shkruhet dhe thuhet ashtu si ka ndodhur dhe jo të transformohet sikur agresori të paraqitet si viktimë! Plagët nuk shërohen duke gënjyer, por ato shërohen kur thuhen ashtu sikurse janë dhe Sebrenica ishte një Genocid i shëmtuar që do të mbetet në histori dhe do të transmetohet brez pas brezi. Serbët normalë duhet të kërkojnë të falur etniciteteve të tjera për veprimet e Milosheviçit dhe pasuesve të tij.
Nave na jena shqiptare, na kena Magjarin e Surrel qe na mbron. Pa harruar ballukun, taulantin, lali fikun, mamicen apo mulin, paloqen, te qimin e pekajve apo motrat vokshi!
Pse Ta rruajne shqiptaret, do vijne djemte italiane e gjermane tju mbrojne motrat dhe nenat!
Vete Jane gjithe diten ne vjedhje e naten tallava!
Padyshim…
Ashtu ēshtë o @Sebrenics…,por problemi është pse nuk e bën dje që mund t’a bënin shumë mirë,kur pozita perëndimit,e BE dhe e NATO-s ishte më i fortē e i shëndetshëm ,ndërsa sot bota është e mbërthyer nga pasiguritê ,ku BE ēshtë e brishtë me luftën në kufijtë e saj..!?
Problemi është se vatrat e nxehta të hapura nëper botë dhe predispozicioni i zgjerimit,është një konfirmim,se tashmë aktorë të rinj duan të ndryshojnë rendin botror.
Por a do të ndodhë kjo!? Ka gjasa edhe të ndodhë,por kjo do e çonte botën në një kasaphanë të pergjakshme drejt një apokalipsi..
Dhe kjo varet se si do të ravijëzohen fuqitë në Ballkan,sepse është vatra më e e nxehtë dhe kufiri Lindje-Perendim i zonave të influencës dhe mbetet ‘një fuçi baruti’,që ka sjellur luftra botrore,ku në fakt nga njëra anë perendimi,USA dhe BE,të cilat kanë dy fytyra të ndryshme në kushte të ndryshme,të cilat në rastin më të keq të saj,do të jetë mosbashkpunimi ndërmjet tyre,humbje e interesit të Amerikës ( por që do të dobsojë dhe Amerikën),psh që sjell dobsimin e NATO-s dhe dominimi i të djathtës në BE dhe vatrat që do të shpëtthejnë në Ballkan,do te dobsojnë dhe do t’a përçajnë BE dhe në këtë rast perëndimi ,apo civilzimi perëndimor euroatlantik,do të humbas fuqinë dhe ndikimin e saj dhe një lidership i ri autoritarist do t’i imponohet shoqërisë perëndimore,që do të thotë në fakt që në raportet e ndryshuara,do kemi dhe një rend të ri botror të ndryshuar.
Dhe në rastin më të mirë,perëndimi do të ruaj statukuonë me lidershipin amerikan në krye,që duke bashkpunuar fort me BE dhe drejtuar NATO-n, duke qenë dhe e ndjeshme ndaj vatrave të hapura në kufi me BE,ku konflikti në Ukrainë të mos përshkallëzohet,por t’i jepet fund dhe të shkojë në zgjidhje paqsore,por duke qenë aktiv dhe parandaluar çdo mundësi për t’u ndezur një vatër e re në Ballkan ,të cilën e çon drejt një paqe afatgjatë duke ia bashkuar BE -s gjeostrategjikisht dhe duke mos i lënë shteg të të tretëve për influenca dhe për konflikte.Kjo ,do të ishte zgjidhja më e mirë,por që në situatën e sotme të panoramës konfliktuale nëpër botë,kjo është alternativa më e vështirë edhe pse më e drejtë për t’u zbatuar,paçka brishtësisë që paraqesin sot aktorët në terren,aleatët dhe aleancat e vjetra dhe të reja ,të ‘konsoliduara’ dhe në organizma ndërkombëtar badhkpunimi,duke vënë regulla te funksionimit të një rendi botror me regulla,të cilat në fakt sot po preken e po shkelen nga të tretët çdo ditë e më shumë,pa asnjë arsye dhe kjo sjell kosto të re të shtuar,por që gjithsesi duhet ndrequr me hir ose me pahir.
Pse Kr.ministri Edi Rama duhet aq shume ti serviloset Kr.ministres itaiane Melloni qe perfaqesuesi italian ne Komitetin e ministrave te KE te qendroje indiferent ose te votoje kunder pranimit te Kosoves ne KE..?
Edi Rama e ka marre informaten se Gabriel Escobar dje u shkarkua me procedure te shpejt nga posti qe ushttonte deri tani per arsye korruptive me Serbine. Edi Rama e di pse Mirislav Lajçak duhet te shkoje ne Zvicer dhe Edi Rama e di pse Jozeff Borel ne zgjedhjet e BE ne qershor do te merre xerro vota.
Ne Kosove jemi te sigurte se Edi Rama i di gjitha keto zhvillime dhe i di edhe arsyet me mire se na.
Kurse na vetem dijme ti themi se tashe edhe per te eshte shume vone. Ai ne te vazhdoje te rri ne prehrin e Vuciqit dhe ne ti sherbeje atij edhe ndonji dite deri ne grraat e fundit sepse si themi ne Kosove nji thenje “shoku i mire shifet ne ditet e veshtira” kurse,kurse Vuciq dhe qeverija e tij proputiniste eshte ne veshtiresi te medha nga arsyeja se nji nja nje ate po e braktisin gjitha levat e tij ne te cilat ai mbeshtetej dhe dha shume para e investoi shume.
Rama nuk ka munde te merre shume para sepse serbet dijne kuje ti japin shume e kuje te ia tregojne gishtin e mesem besojme se ne fund do te kete mbete i kenaur me nji “hvala lepo prijatelj Rama ” te Vuciqit..!
Kryeministri Rama kerkon te ndertoje Karakatinen e ti mbi Copetimin e Kosoves.
Komisjoneret e Kosoves ne BE i joshi te tere te nxitonin Zajednicat.Nuk eshte se Kosoves ju ka qepur per ta copetuar prej armiqesise me Albin Kurtin,,Jooo!Copetimin e Kosoves e ka kerkuar edhe kur ishte krueminister Thaci,edhe Ramush Haradinaj.Sa here bie ne veshtiresi Kosova,del koka e Rames:-Ju thashe une ,Jepeni Mitrovicen,,por s`me degjuat,.Tani eshte ne rrezik gjithe Kosovaa!!!!!!!!!!!!!!!!Kete e ka bindje te kahershme,ndoshta familjare.Per Ramen Kosova eshte vetem nje Protektorat e NATOs dhe BE,e shkeputur padrejtesisht nga Serbia dhe duhet ti kthehet Serbise,mos e plote,,COPA-COPA.
Per opinionin e bbrendshem shtirret si shqiptar,,por ec e gjeje cfare rrace muti eshte me baballare mamallare,gjyshallare,qe nuk ju kane ndare gjunjeve mbreterore,ME MONUMENTE,,me tabakara,me rrota me timona,me tepsi dhe revani.
Geni kombetar merret qe foshnje,A eshte permendur ndonjehere Kosova ne familje te tij,apo jane permendur si emigrante jugosllave?
Paradoksi eshte se Urrejtjen Instiktive te Ediut per Kosoven e kane kuptuar Greket,qe nuk genjehen kollaj,,Dhe tani qe po hedh vicka Rama per Bellerin,,bash ata,,bash greket kerkuan antaresimin e Kosoves ne KiE,
Sepse nuk e tha kot Ay gjermani.Rama eshte kryeministri me i mire i Serbise pas Pashiqit,.Mor atje e ka shpirtin,,ne balten e Danubit,,Ne Zemun.,Zdrafko Colic,,Gorran Bregovic.Kallashnikov.
Deren kokes,Albin,.
Deren e Kosoves kokes Albiiin,
Rrini mos u ndini!Shejtani ne gjume,Ju shkoni e zgjoni.