Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bojkoti masiv? Aleksi: PS-në nuk duan ta votojnë më, PD-së i kanë hequr vizën, partitë e reja nuk ngjallin shpresë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Bojkoti masiv? Aleksi: PS-në nuk duan ta votojnë më, PD-së i kanë hequr vizën, partitë e reja nuk ngjallin shpresë
AnalizaLajmi i funditopinion

Bojkoti masiv? Aleksi: PS-në nuk duan ta votojnë më, PD-së i kanë hequr vizën, partitë e reja nuk ngjallin shpresë

Published: November 9, 2025
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Botuar në DITA

Bojkoti masiv i zgjedhjeve vendore këtë të dielë mund të interpretohet si një sinjal shqetësues për PS-në, por jo vetëm për të. Situata është më komplekse dhe ka disa nuanca.

- Publicitet -

Nëse qytetarët nuk shkojnë të votojnë as alternativat e PS, kjo tregon zhgënjim dhe lodhje nga politika. Pra, mosvotimi nuk është vetëm një refuzim ndaj PS-së, por pasqyron mungesë besimi tek sistemi politik në përgjithësi.

PD-ja nuk arrin të mobilizojë më as mbështetësit e vet. Ajo ndjehet e pamundur për të fituar besimin e qytetarëve. Tashmë është një parti familjare që opozitën e përdor për pazare, leje ndërtimi dhe licensa.

Bojkotimi dhe apatia masive tregon se as partitë e reja nuk ngjallin shpresë. Këto parti do duhej të kishin tërhequr rininë në kutitë e votimit.

Por shumë pak të rinj kanë marrë pjesë në votimet e fundit. Kjo do të thotë se mungesa e shpresës që përmendëm më sipër nuk është vetëm perceptim, por edhe një fakt demografik: politika shqiptare po përballet me një elektorat kryesisht të moshuar, ndërsa energjia dhe vizioni i rinisë mungon në procesin zgjedhor.

Një bazë votuesish kryesisht e moshuar mund të ruajë status quo-në në zgjedhje, por nuk garanton stabilitet afatgjatë. Nëse brezi i ri nuk mobilizohet, partitë do të kenë problem për t’u përshtatur me ndryshimet sociale dhe ekonomike të ardhshme.

Ndoshta kanë të drejtë ata që thonë se një pakt i ri mes të vjetërve të politikës që është njoftuar si “takim për të krijuar Senatin” është një përpjekje e re pas asaj të 2008-s për të ribetonuar një pushtet që të vazhdojë të këmbehet me të njëjtët aktorë ramizianë të 90-s. Edhe pse Shqipëria po boshatiset, ndërsa ata që mbeten dhe kanë të drejtë vote, po votojnë përherë e më pak.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Sulo Palla says:
    November 9, 2025 at 8:00 pm

    Keto zgjedhje treguan se PD ne 2029 nuk ekziston me.Berisha,Noka,Vokshi,Paloka,Bardhi,Gjekmarkaj,etj,etj ne fundin e karrieres politike.

    Reply
  • demo says:
    November 9, 2025 at 8:58 pm

    Agron Shehaj.Ngjall shpresen.Edi Rama nuk ka me gaz.Nuk ka karburant as per te genjyer.Berisha ka pranuar rolin e qenit qe leh ne koliben e Edi Rames,pse perfiton kockat me leje ndertimi qe i hedh shkelzenit.
    Agron Shehaj merr situaten ne dore!Behu nje Trump,nje Mamdam,nje Uragan.Sa kohe je i ndershem ,nuk i ke vjedhur nje kacidhe ketij populli,do te kesh votebesim absolut.Formo seksionet ne baze,qe jane gure themeli per te ardhmen.
    Mos na zhgenje!

    Reply
  • Remo says:
    November 9, 2025 at 11:22 pm

    Po ai popull, deri diku i ka merituar keta. Ne zgjedhjet e fundit, ajo mase qe doli ne votime prej 43%, votuan Ramen dhe Berishen qe te dy se bashku, moren gati 93% te votave, me keq nga koha e Enverit ku rregjistronte 99% . Pjesen tjeter, koalicioni i palacove “shqiperia c’behet”, me teze, daja e farefis, dhe vetem 1% Arlind Qorit qe kishte nje program, pa buje e premtime te medha, thjeshte per shtetin social, duke pare ate rruge rrumpalle qe ka marre ai vend. Kete Agronin, pak e njoh, po me mire nga keta, duhet te jete. Komentuesi me larte thote qe deri ne 2029-en, s’do ekzistoje me PD. Po deri atehere, do kete shkuar ne te s’emes edhe vete Lugati i lugut te zi po une mendoj qe edhe Rilindja e Hamzait te Surrelit, ka per t’i bere shoqeri, e nuk e kap fundin e 2026-es, si dy partite e tjera(LSI-PD) ka per te perfunduar. Ai qelb i akumuluar, ka per te plasur.
    Bojkotimi qe u eshte bere ketyre zgjedhjeve edhe pse ne pak bashki, thote shume, e per me teper Vlora, ku Rama e merrte thjeshte me llogje. Tashme, e kane kuptuar kush eshte, e kane kuptuar kete farse te poshter, marrjen peng te vendit nga keta kusare me damke. Prandaj, keta qe deri tani s’i kemi degjuar te pergojohen, duhet te organizohen edhe pse Shqiperia, eshte bere si kadastra e Vlores, lemri qe s’ke ku ta zesh.

    Reply
  • K R says:
    November 10, 2025 at 7:49 am

    Shikoni kete xhajen ne foto dhe e kuptoni kush na qeveris dhe pse

    Reply
  • Artan says:
    November 10, 2025 at 9:26 am

    Po pse si i do votuesit ti o K(a)R, apo te jene si aktore Hollivudi.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    November 10, 2025 at 9:35 am

    Mos e bëni kaq dramatike. Të rinjtë do të moshohen shpejt edhe nën efektin e humbjes së shpresave dhe do të sillen si të moshuarit e sotëm, për shkak të mungesës së energjive nuk do të duan ta prishin rehatin që jua siguron gjendja e përgjumur.

    Reply
  • Jimi says:
    November 10, 2025 at 11:17 am

    PS me te gjitha problemartikat e shfaqura gjate qeverisjes se gjate, per elektoratin e majte mbetet si e vetmja force qe i duhet besuar vota. Ndersa PD per elektroratin e vete mbetet nje force politike pa busull. Ky elektorat ka humbur besimin te drejtusit kryesore te kesaj force, ata nuk arrijne dote ti motivojne zgjedhesit. Ne kete kuader zgjedhesit e majte duke qene se kishin nje garanci ne fitore dhe duke qene keto zgjedhje te pjeseshme treguan nje indiference ne pjesmarrje, jo se rrefuzuan PS-n . Ka ende kohe per ta rrefuzuar PS-n, pa dale Saliu, Mehdihoxha, apo Mul Noka nga politika, elektorati i majte nuk shkerrmoqet .

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    November 11, 2025 at 6:04 am

    Keq Mos te vije, por ne familjarisht do te votoje PS. Nga PD e Saliut qe nga Marsi 1992 vetem keq e shume keq kemi pare, pushime nga puna si te “rrezikshem per PD, kontrolle banese pa ASNJE shkak, urdher apo vendim gjyqesore, ndjekje Ne cdo hap nga spiune te SHIK, heqjen e paligjeshme e te ardhurave ligjore, 1997,1998,gerdec,21 janarit, heqjen e pensionist nga saliu I dyte, E cfare shprese mund te presim nga kjo PD e zhytur ne krim 33 vjecar? Sigurisht, kohen e ENVERIT kur pensionist merret 75%te rroges nuk e presim, se nuk vjen me. Deshem sistemi e “shfrytezimit te njeriut prej njeriut” dhe ja ku e kemi. Por gjithsesi, PS eshte me e mira nder te keqijat.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?