Nga LEART KOLA
Në Mesjetë, një princ europian ftoi një udhëheqës arab në Francë për një takim diplomatik. Në fund të darkës ceremoniale kishte përgatitur një surprizë: në kopshtin madhështor të kështjellës kishte ndërtuar një labirint dhe e ftoi mikun ta përshkonte.
Pas orësh të tëra ecjeje, llogaritjesh dhe përpjekjesh për të gjetur daljen, ankthi i korridoreve që ngjanin të gjitha me njëri-tjetrin filloi t’ia verbonte logjikën. Vetëm pas një kohe të gjatë, me ndihmën e princit, ai arriti të dilte nga labirinti dhe të çlirohej.
Disa muaj më vonë, sipas traditës diplomatike, princi udhëtoi në Arabi për t’ia kthyer vizitën mikut të tij. Pas ceremonive zyrtare, pritësi nuk e kishte harruar ankthin që i kishte shkaktuar labirinti dhe vendosi t’ia kthente në një mënyrë krejt tjetër: e la vetëm në mes të shkretëtirës.
Ndryshe nga labirinti, aty nuk kishte asnjë pengesë për lirinë e tij të veprimit. Mund të shihte horizontin e pafund në çdo drejtim. Megjithatë, pikërisht kjo liri absolute rezultoi më mbytëse se korridoret e ngushta të labirintit. Boshllëku i lirisë ishte më i rëndë se kufizimi.
Kam menduar shpesh për këtë histori, të treguar nga Borges, sa herë shoh grupin gjithnjë e më të vogël të protestuesve që endet për kilometra të tërë në këtë “shkretëtirë të reales”. Siç do ta quante Slavoj Žižek, duke rimarrë një shprehje nga filmi The Matrix: “Welcome to the desert of the real.”
Kjo është edhe gjendja në të cilën duket se ka përfunduar protesta. Ajo që mbeti nga ky organizim heterogjen, antidialektik, jo vetëm pa ideologji, por shpesh edhe në kundërshtim me vetë idene e organizimit . eshtë zbrazëtia që prodhon liria kur nuk shoqërohet me një projekt. Liria mund të jetë dehëse, madje edhe konsensuale, por mbetet politikisht sterile kur duhet të ndërtojë diçka.
Në terminologjinë e Žižek-ut, subjekti është pikërisht ai boshllëk që mbetet pasi substanca largohet, ose më saktë, pasi kupton se substanca nuk ka ekzistuar kurrë si një themel i qëndrueshëm. Edhe protesta duket se ndodhet në këtë pikë: pasi ka rrëzuar iluzionin e unitetit, përballet me boshllëkun e vet. Liria nuk prodhon automatikisht një rend të ri.
Historia politike na mëson se pasioni nuk mjafton. Ai ka nevojë për një drejtim, për një horizont projekti politik. Në këtë kuptim, revolucionet që kanë transformuar shoqëritë nuk kanë qenë thjesht shpërthime zemërimi, por projekte politike. Pavarësisht kostove, dështimeve dhe kontradiktave të tyre, ato synonin të ndërtonin një rend të ri.
Revolucioni Amerikan hapi rrugën drejt çlirimit nga kolonializmi. Revolucioni Francez institucionalizoi republikën, ngritjen e borgjezisë dhe universalizimin e të drejtave të njeriut. Në Shqipëri, fitorja partizane në vitin 1944 dhe rrëzimi i regjimit komunist në vitin 1991 nuk sollën thjesht rotacion politik; ato ndryshuan mënyrën se si organizohej marrëdhënia midis individit, shoqërisë dhe shtetit.
Nga ky këndvështrim, është e vështirë të quash revolucion një mobilizim që refuzon të artikulojë një vizion të qartë për shoqërinë që dëshiron të ndërtojë. Një protestë mund të jetë entuziaste, sfiduese dhe emocionalisht e fuqishme, por kjo nuk mjafton për ta bërë politikisht transformuese. Nëse nuk tregon jo vetëm çfarë kundërshton, por edhe çfarë propozon, rrezikon të mbetet brenda boshllëkut që vetë liria krijon.
Prandaj edhe kërkesat bëhen shpesh kontradiktore ose të paarritshme. Jo domosdoshmërisht sepse protestuesit nuk besojnë në to, por sepse mungesa e një kornize të përbashkët politike e bën të pamundur shndërrimin e energjisë në projekt. Nëse protestës i hiqet narrativa që e mban bashkë, mbetet vetëm forma.
Megjithatë, nëse politikisht mund të jetë bosh, emocionalisht nuk është aspak i tillë.
Brenda këtij kaosi ekziston një frustrim i vërtetë dhe një dhimbje reale, të cilat nuk mund dhe nuk duhet të injorohen. Jo vetëm nga qeveria apo opozita, sepse përballë kësaj dhimbjeje institucionet shpesh duken shumë më të vogla se problemi që pretendojnë të administrojnë.
Është një dhimbje që nuk arrin të artikulohet në gjuhën e politikës,eshte nje dhimbje poetike Ajo ndihet më shumë sesa shprehet. Pikërisht aty ku diskursi politik duket artificial, përvoja shpirtërore mbetet krejtësisht reale.
Historia shqiptare është, në shumë mënyra, historia e një shtypjeje të vazhdueshme të emocioneve kolektive. Frustrimet nuk përballen; ato shtyhen, mbulohen, harrohen. Por historia nuk i harron. Ato rikthehen pas brezash si simptoma shoqërore.
Mënyra jonë për t’u marrë me traumën ka qenë shpesh e njëjtë: fshihe, mos e përmend, shtyje për më vonë.
Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron paradoksi: ajo që politikisht mund të duket e zbrazët, shpirtërisht mund të jetë tërësisht e vërtetë.
Siç shkruante Kurt Vonnegut: “Ne jemi ata që pretendojmë se jemi. Prandaj duhet të kemi kujdes se çfarë pretendojmë të jemi.”
Në këto kushte, tingëllojnë edhe më aktuale fjalët e Antonio Gramsci-t: “Kriza konsiston pikërisht në faktin se e vjetra po vdes, ndërsa e reja nuk mund të lindë; kjo eshte kohe e monstrave ‘
Ndoshta sot këto simptoma marrin formën e “Frankenshtajnëve” politikë: heronj të përditshëm që lindin dhe zhduken brenda një cikli lajmesh, identitete të ndërtuara mbi algoritme dhe një përmbytje informacioni ku e vërteta humbet peshën e saj. Siç paralajmëronte Orwell në reflektimet e tij mbi propagandën, manipulimi nuk qëndron gjithmonë te gënjeshtra; ai mund të funksionojë edhe duke përdorur fragmente të së vërtetës.
Politika e asgjësë që kemi parë gjatë këtyre javëve e ka bërë dialogun te pamundur. Qeveria dhe protestuesit jetojnë në realitete paralele. Njëra palë vazhdon rutinën e saj institucionale, tjetra ritualin e saj të rezistencës. Takohen vetëm për pak minuta përballë Parlamentit dhe më pas secila rikthehet në universin e vet.
Ketu problemi nuk është se konflikti është bërë shumë i madh, por se është bërë shumë i paqartë. E pikerisht projekti politik eshte ai qe mund jo vetem ti jape qartesi protestes por te mundesoj dhe dialogun, e ketu nuk flas per dialogun institucional, ai eshte shterpe, dhe duke pare konfigurimin qeveritar dhe i panevojshem sepse institucionet dhe ata qe i banojne ata jane qeniet me jo politike, me dialog nenkuptoj dialogun “me te ardhmen” me imagjinaten e Shqiperise qe duhet,jo vetem asaj qe duam. Ballafaqim me traumat, si ato qe shkaktoj 45 vjet komunizem ne psiken e gjithesecilit qe trashegohet brez pas brezi e patrajtuar qe prodhoj kete shoqeri simptomatike, skizofrene ne cdo aspekt te saj, si ne ndarjen qe kemi ne subjekte partiake;, ndarje gati religjoze, por dhe ne raportet qe kemi si me vendin fizik toka,prona po dhe ate simbolik shteti institucionet.
Ndertimi i nje projekti politik per te imagjinuar nje te ardhme pa vargonjte e traumave dhe simptomave te se shkuares eshte e vetmja forme dialogu e vlefshme,nje dialog pa politikane por thellesisht politik, nje dialog me endrren e te ardhmes jo me permiresimin e kushteve logjistike te se tashmes.
Marksi e quante këtë, në mënyrë spekulative, “poezia e së ardhmes”: aftësia për të mos mbetur peng i administrimit të së tashmes, por për të imagjinuar një rend të ri. Ndoshta pikërisht kjo është ajo që i mungon sot protestës. Jo energjia. Jo guximi. Por poezia e së ardhmes.
DITA

një analizë e shkëlqyer, e denjë për Dita, e thellë dhe filozofikisht e pasur e gjendjes sociale dhe politike në Shqipëri. Ajo shkëputet nga retorika e rëndomtë ditore e sherrnajës politike dhe e ngre debatin në një nivel konceptual shumë më të lartë.
Sh e sakte
protestohet për liri, por mungesa e një strukture e bën atë një ecje të pafundme në “shkretëtirë”
ndryshimet e mëdha nuk erdhën nga “rotacioni”, por sepse kishin një vizion se si do të riorganizohej shoqëria
Shqipëria nuk ka bërë kurrë një katarsis të mirëfilltë shpirtëror apo politik për traumën totalitare. Kjo ka prodhuar një shoqëri skizofrenike ku përkatësia partiake ushqehet si religjion dhe raporti me shtetin mbetet i paqartë.
Cfrare prodhoi Mjafti? Mjafti prodhoi ZUZARE!
Nje grup te rinj te keq arsimuar,gjoja arsimuar,fallcoarsimuar,qe nuk po gjenin veten ne pune me pare,ne ministrite politike ne doganat politike,te pazote ta nisin jeten me punete rendomte,Te llastuar dhe parazite te cajne ne emigracion,,krijuan nje Grupim te quajtur MJAFT dhe te cfaqen si MESIA shpetimtare kunder qeverrisjes seb Sali Berishes dhe Fatos Nanos,duke hedhur thase me plehra ne dere te kryeministrise. Si Rrufjaner,gjeten nje burim financimi tek fondacioni Soros,qe ju vuri dhe nje kusht.Te themelonin levizjen LGTBQR.Dualle ne ate kohe ca froto Party meshkuj me fustane me sytjena duke vallezuar midis te cileve Erion Velia,Leart Kola,Rafti,spiropali e ca te tjere.Provuan te shperndajne ndihma ushqimore ne banoret e varfer dhe te braktisur,.Provuan te futen ne Zgjedhje me kanditaturat e tyre,.Erion Velia me siglen e G99 mori 0,1% vota ne vendlindje ne Kucove.Pasi nuk doli gje Protesta me thase plastmasi,me LGBTQR,me mbrojtje te shtresave nhe nevoje,venjdosen te lepijne ate qe kishin peshtyre..Me ndihmen e Sorrosit u kooptuan ne radhet e Politikes se vjeter qe kishin mallkuar ne fillimj .Velia dhe Spiropali u rreshtuan ne Partine Socialiste,Rafti ne LSI,kurse Learti Kola u be eminenca gri e Politikave orientuese te Rilindjes Ediramiste.
Vertet ne hije,por si mendimtar “i pavarur” i shoqerise se hapur.Do kallaise teneqene e Rames,vrima,vrima,qe rrjedh nga te gjitha anet me pallavra dhe anekdoda,sikur ky eshte profeti Abraham 900 vjec.Shko or palaco,parazit bej nje pune!Moshataret e tu kane care jeten si inxhenjere,mjeke,punetore krahu me djerse dhe me nder!
Po atehere cfare do mbetet nga protesta? Pyrtja per Thanon.
ps- shume i lumtur qe pame me ne fund nje shkrim te vertete tek DITA.
Revolta dhe urrejtja do mbetet për Ramziun
Ta.ka thën e Thano
E të.tjer
Në fakt është bollëku dhe jo boshllëku ai që të dënon të rrish në vend. Protesta normalisht paralizon “demokratik ishit” shtetin. E vë në thonjëza, sepse në një shoqëri shitblerje ku Rama ka çelësat e tezgave dhe banaqeve normalisht nuk ka shendet demokratik por sëmundje korrupsioni dhe interesash. So një spital infektiv ku edhe pacientët edhe mjekët marrin e japin të njëjtin ajër të infektuar. Tani, me Marks apo pa Marks, në një vend me shoqëri te emancipuar një kryetar qeverie nuk mund të vërë syze llastiku (në pamje, se në vlerë mund të kushtojne sa një pension mujor a me shume) e të thotë se unë nuk iki. Beni ç’të doni! Ky njeri është si bariu ku delet dhe qentë po shqyejnë dynjanë dhe ky thotë se c’ punë kam unë pse këta we emeroj unë janë hajduter dhe të korruptuar. Këtij I mjaftojnë zgjedhjet e fituara vjet që të rrijë edhe 3 mote të tjera. Është infantile per mendimin tim të krahasosh rrengun e arabit me francezin me domethënien e protestës. Në mos gaboj Fabula thotë që arabi e la në shkretëtirë francezin dhe nuk shkoi më ta marrë. Ky dënim me vdekje për ndëshkim që francezët të mos e provonin prapë… Po nejse, desha ta them deri në fund se përse ky krahasim nuk qëndron. Kur mblidhen 10 mijë, 30 mijë apo 100 mije ne shesh dhe jo për zogj po për akuza ndaj kryeministrit pazarxhi, në një vend demokratik kryeministri racional fillon të bëjë dorëzimet. Nuk është në pronën private, eshte në zyrën e shtetit. Paguhet me një rrogë nga shteti dhe s’eshte aty fitues llotarie. Është përgjegjës për dështimet, sukseset apo edhe për punën e njerëzve që i ka vendosur të bëjnë punë dhe jo vjedhje sistematike. Nqs nuk ikën dhe hidhet e perdridhet pa etikën e shtetarit, atëherë kemi një problem të madh. Dhe nuk është protesta.
F A N S. N O L I
JEPNI PËR NËNËN
Ç’thotë ajo e ve e gjorë,
—- Mbretëreshë pa kurorë
Faqeçjerur, leshlëshuar,
Shpirt e zemër përvëluar,
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nëns mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos ki frikë
se ke djemtë në Amerikë!
Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do Lirinë dhe Atdhenë,
Siç e pat me Skëndërbenë.
Bijt’ e besës thërret pranë.
Ku i thirri dhe s’i vanë?
Mbahu, Nëno, mos ki frikë
Cilët jan’ ata tiranë
Që të pren’ e që të vranë
Që të thrrrë bij e bija,
Dhe t’u nxi, t’u mbyll shtëpia?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjak’n Nënës për të marrë!
Mbahu, Nëno, mos ki frikë
Cilët bij të tradhëtuan
Dhe të ndoqnë dhe të shuan
Dhe të lan’, o shkab’ e ngratë
Pa fole, pa zoq, pa shpatë?
Këta qena, o shok’ i mbytni,
Mbushni gjyle që t’i shtypni!
Mbahu, Nëno, mos ki frikë
Sa kërkon e sat ë duhen?
Burrat nga detyra s’ndruhen!
Trim’ i mirë do të japë,
S’kursen jetën as paratë,
Hithni, hithni tok dollar,
Të mos mbetemi të sharë!
Mbahu, Nëno, mos ki frikë
Do të ndihim pa kursyer
Për Ty, Nëna jon’ e vyer,
Që me drit’ e nder të thurresh
Dhe me bijy’ e tu të mburresh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s’i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos ki frikë
Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për Lirin’ e vëndit tonë,
Sot – se nesër është vonë –;
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komp e vatra të nderoni!
Mbahu, Nëno, mos ki frikë
Na çat trapin ju te zgjuarit. Popullit i ka ardhur ne maje te hundes me kete klase politike teresisht antishqiptare, te korruptuar e qe punon per vete dhe padronet e tyre. Kjo eshte detyra e mases. Dilni ju te zgjuarit, te shkolluar dhe krijoni alternativen politike. Nga kush Prignitz? Dilni ose qepeni halen, se per keto bla,bla,bla s’kemi nevoje.
Atdheu ne rrezik.
Me keto fjale zemre,e mbylli Analizen e tij ne tribunen tv,ku i flet popullit shqiptar,kol.Hajro Limaj.
Hajro Limaj nuk eshte nje rronxho bonxho me shkolle vizatimi,nje sharrlatan,rrufjan,aventurier!Jo!Eshte nje Kuader i pregatitur ne Diplomacine Ushtarake,Nje Diplomat qe ka kryer 17 vjet Arsimim,Specializime ne Akademine Shqiptare dhe Akademite e Botes.Ka qene 17 vjet Atashe ushtarak ne Selite diplomatike te Shqiprise ne Bote,.Ka botuar 9 libra per Strategjine ushtarake,politike,diplomatike te Shqiprise.Ashtu si demo dhe te tjere atdhetare,
30 vjet,qe nga viti 1991 kemi qene te angazhuar ne lufte te hapur mediatike,propagandistike,,zgjedhore me perbindshin e pare antikombetar,antishqiptar,Tradhtari me damke,qe grabiti Pronat e trasheguara te Pronareve te ligjshem,Antishqiptari qe zhduku gjithe Bazen Industriale,ekonomike,agrare,ushtarake,Sali Berisha.
Edi Rama,si nje skuth i dale nga e njejta vrime ndoqi rrugen e Sali Berishes.Te njejten rruge per grabitjen e pronave,per shitjen e Detit te Shqiprise,per grabitjen e pasurive toksore,,nentoksore,detare,lumore,loagunore,.per cfarrosjen totale te Industrive te mbetura te pasurimit,rafinimit,,shpartallimit te Ushtrise deri tek fisheku i fundit.Madje disa fish me shume se Berisha.Heshtem 10 vjet,,.I dhame voten me shpresen e ndryshimit te kote.Jo!Ky eshte Sistematik ne cfarrosjen e truallit dhe kombit shqiptar.Shpejtesia me te cilen po fal Ishuj,gadishuj,Parqe,,miljona meter katror ne zonat me lakmuara te vendit,tregojne se Edi Rama ka Strategji ne Objektivin e tij per cfarrosjen e Shqiprise.Nqs e leme edhe nje dite me shume ne pushtet,populli shqiptar ne shek.XXI do te psoje fatin e Amerikaneve native..Reforma Territorjale e pushtetrit vendor po i grumbullon ne Rezervate,,Ato 10 bashki te percaktuara ne Harte.E gjithe pjesa e mbetur,me fusha,,male,bregdet e zona te mbrojtura DO TE KOLONIZOHET. Fakti se Bashkite e vetedeklaruara minoritare nuk preken nga Reforma,por shembet e Vetmja `CAMERI e mbetur ne Shqiperi,,Bashkia Konispol,,tregon cfare perbindeshi antishqiptar fshihet tek ky moster.
Shteti grek po investon minoritare te vetedeklaruar te blejne toka dhe prona ne Konispol,Edi Rama i versulet me Vendimin per zhdukjen e Camerise si Bashki.,Po te ishte shqiptar e bir shqiptari ky uzurpator,do ta ngrinte Bashkine Konispol si karakoll te Camerise,Do ti perkrahte banoret came me te gjitha mjetet,.l.Do ta quante Bashkia Camerise.Pon ky eshte tradhtar i paftyre qe po vepron me galop.Cdo dite e Edi Rames ne pushtet,zhduket nga harta mijra,e miljona meter katror Shqiperi.Ngrihuni shqiptare te mbrojme Atdheun.97 nuk rrezikonte Integritetin territorial te Shqiprise. SOT PO.
Po na hiken Atdheu.
Një shpërthim psiko- skizofrenik i demos . E ka nga vapa . Leri sloganet prej komunisti e “patrioti” të shtirur demo , më thuaj ku është shitur apo falur ndonjë metër tokë e det në Shqipëri dhe kush e ka blerë apo përfituar . Me fakte , jo me pordhe prej idioti . Edhe unë mund të shkruaj , që demo është një plak pedofil , që ngacmon në rrugë vajza minorene dhe duhet të kallzohet në polici , nuk më ndalon kush të shkruaj , por duhen fakte demooooo fakte , jo pordhe me rigon siç bën ti në komentet e tua prej psikopati .
Me pak fjale protesta tregoi qe pjesa me e madhe e shoqerise (perfshi edhe autorin e shkrimit) eshte aty ku duhet te jete, pra ne vend numero.
Jetojme midis Greqise e Romes qe ne lashtesi dhe kurre nuk arritem te ngrihemi ne ate nivel.
Protesta nuk ka per qellim ne vetvehte te te japi nje zgjidhje te gatshme, por te zgjoje shoqerine nga apatia shume shekullore.
Ata qe presin zgjidhje te shpejte do te bien shume shpejt ne letargji si me pare.
Ase do te ndodhe qe te filloje nje proces korrigjues e rregullues ose kjo shoqeri do te shkoje per atje ku eshte nisur “me kenge e valle”.
Protesta eshte thijrre e brendshme, eshte e vazhdueshme dhe nuk ka skadence.
Lidershipi ose drejtimi vjen si pasoje e zgjimit dhe merr formen qe do te dali nga rezultantja e forcave te shoqerise.
Mos kerko drejtim menjehere. Secili kontribuon ne menyren e tij.
Artikull per tu vleresuar.
Ka qene nje film me Alen Delon, dy vellezer binjak .
Njeri revolucionar dhe tjetri i pasur , grabites , dilte me maske per vjedhje.
E pyet ky revolucionari tjetrin , cfare eshte liria?? Ky grabitesi pergjigjet:: liria eshte nje kocke qe i hidhet fukarenjve qe te thyejne dhembet. Keshtu ja beri dhe Rama ketyre demostruesve. U lodhen, si autobuz unaze qe i bie qark por nuk arrin askund.
Autori i shkrimit qënka një pordhac i vetekenaqur qe , siç duket , vuan nga mania e madhështisë .
Rama , si qelbesirë e qen i pabesë qe është , mbeshtetet dhe e rrethon veten nga langaraqe si vetja, siç qënka edhe ky .
Demo , të falenderoj , jam 100% me analizen tende !
Mund të bësh sofizma filozofike sa të duash z. L. Kola, me porosi apo pa porosi, si ta ndjesh, për ti dhënë një dorë KM.
Protesta mund të mos ketë një lider, por është pasqyra e gjendjes ku është katandisur vendi me këtë qeverisje prej 2013. Dhe për gjendje keni dhe ju përgjegjësinë tuaj.
Shkrimi juaj lakadredhas thotë se protesta është e tepërt. Ju lumtë e kryet detyrën.
Po nuk ishte nevoja t’i betoheshe demos për dakordësi , more Katiu . E dimë të gjithë kush jini e sa jini , që vetëm shani e shpifni me në krye demon . Po ju , të paktën, edhe pse jini vëtëm 20-25 veta , paskeni një komandant , ndërsa ata hapiqirsat e bulevardit nuk i komandon askush , kanë mbetur 100 veta dhe shkojnë çdo natë pas berihajt ( kur thotë turku , vëllai ynë i madh) .
Ik o koqe Dashi ……
Këto 10 javë protesta patën një të mirë të madhe. ia çorrën maskën çitjoneziut me syze të kuqe dhe atlete të bardha. Njerëzit u zgjuan dhe nuk mund t’i gënjejë më kush. Ata e kuptuan forcën e tyre. Tani asgjë nuk do të jetë më si më parë. Askush nuk do të guxojë tani të bëj pazar me trojet shqiptare. Rama mund të mbahet me thonj e me dhëmbë pas karriges, por e ka humbur një herë e mirë vezullimin që pati në fillimet e veta. Ai po përfundon si Berisha. Pra nuk do të hyjë për mirë në histori. Tani ka ardhur koha që turmat dhe grupimet që përbëjnë këtë protestë të ndahen veçmas dhe të dalin me fytyrën dhe programin e tyre të vërtetë. Dhe të bëhen gati për zgjedhjet e parakohshme, që do apo nuk do Rama, do mbahen para vitit 2029.
Nuk e kuptoj ku e ka qellimin ky orangutang qe shkruan budalleqe. Çfare pune ben, çfare kontributi jep per Shqiperine ky mi gjirizash. Le te nxjerri nje program te tijin ta shikojme çfare debili eshte!
Protestuesit, pavaresisht qe nuk kane nje program te shkruar, kane 70 dite qe po sakrifikojne. Programi i tyre i pa shkruar eshte zhdukja e monstrave anishqiptare, tradhetare Rama-Berisha!
Te jam mirenjohes Katiu.
More Dashji,ke vite qe replikon pas cdo komentit tim.Mire une jam pensionist dhe me nge,po ti qe jetoke ne Itali,,si te del koha te kontrollosh komentet?Kam njerezit e mi ne Itali prej 30 vjetesh dhe nuk u del koha te flejne.Nuk jetohet nje Itali me lloqe,se lloqet i kane zanat vete italjanet.