Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BOTËRORI: Grup “Ferri” për Francën, ‘buzëqeshin’ Gjermania dhe Argjentina
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BOTËRORI: Grup “Ferri” për Francën, ‘buzëqeshin’ Gjermania dhe Argjentina
AktualitetSport

BOTËRORI: Grup “Ferri” për Francën, ‘buzëqeshin’ Gjermania dhe Argjentina

Published: December 6, 2025
Shpërndaje

Shqipëria nëse arrin të kualifikohet në Botëror pas dy ndeshjeve të play off në mars do të jetë në grupin F, me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Kundër “tulipanëve” kuqezinjtë kanë 4 precedentë dhe të katër ndeshjet i kanë humbur. dy ndeshje kanë qenë për kualifikueset e Botërorit (24 maj dhe 25 tetor 1964), ndërsa dy të tjerat për kualifikuese europiai (11 tetor 2006 dhe 12 shtator 2007).

Pas pjesës së spektaklit gjithçka në shfaqe u drejtuar kryesisht nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i cili deklaroi:

- Publicitet -

“FIFA ka qenë burimi zyrtar i lumturisë për njerëzimin për më shumë se 100 vjet. Ne po festojmë Kupën e Botës 2026, Kupën e Botës më të madhe të të gjitha kohërave, jo vetëm ngjarja më e madhe sportive, por ngjarja më e madhe që njerëzimi do të shohë ndonjëherë. Kemi tre vende të mrekullueshme, 16 qytete dhe 48 ekipe që konkurrojnë për t’u bërë kampionë bote. Do të kemi një verë emocionuese me 7 milionë njerëz në stadiume dhe 6 miliardë njerëz që e shikojnë në TV nga e gjithë bota”.

Çmimi i parë për Paqen i FIFA-s, i cili nderon çdo vit ata që kanë promovuar “veprime të jashtëzakonshme për paqen dhe duke vepruar kështu kanë bashkuar njerëz në mbarë botën”, i ka shkuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump: “Ky çmim është një nga vlerësimet më të mëdha të jetës sime. Bota është një vend më i sigurt tani”.

Sa i përket shortit, Kosova, nëse do të kualifikohet, atëherë do të luajë në Grupin D, aty ku bënë pjesë një nga vendet organizatore, SHBA-ja, Australia dhe Paraguai.

Grupi i “Ferrit” mund të konsiderohet Grupi I, aty ku bëjnë pjesë Franca, Senegali, Norvegjia dhe fituesja e play off-it interkontinental (Bolivia/Surinami/Irak).

Brazili do të ketë gjithashtu një grup të vështirë, ku përballë do të ketë Marokun, Skocinë dhe Haitin.

Kampionët e Botës, Argjentina, është vendosur në Grupin J, ku përballë ka Algjeri, Austri dhe Jordani.

Gjermania është vendosur në Grupin E me Ekuadorin, Bregun e Fildishtë dhe Kurasao, ndërsa Italia nëse kualifikohet do të ketë përballë Kanadanë, Zvicrën dhe Katarin.

Kampionët e Europës së Spanjës gjithashtu janë vendosur në një grup jo shumë të vështirë me Uruguain, Arabinë Saudite dhe Kepin e Gjelbër, ndërsa Anglia është vendosur në grupin e fundit ku do të luajë me Kroacinë, Panamanë dhe Ganën.

Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)

Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)

Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti

Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)

Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao

Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)

Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re

Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër

Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)

Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani

Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/R.D. Kongo)

Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana.

Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)

Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)

Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)

Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)

Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos)

Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak).

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Sa mjerane says:
    December 6, 2025 at 9:30 am

    Hajajaha, e donit me se sben ta perdornit shprehjen “grup ferri” edhe pse ky shorte ska asnje grup ferri!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  • One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin “Thirrëm Sot ose Nesër”
  • Zbulohet për herë të parë foto e “fantazmës së drogës”, Armando Pacani

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  2. Remo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. Kokpalari 21 janarit on FOTO: Leje të shumta nga Rama për resorte luksi, kush është Isa Aliu i lidhur me grupin e kokainës goditur sot nga SPAK
  4. demo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. demo on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?