Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Botimet letrare, si një dëshmi serioze e veçorive dhe “konfliktit” mes dy kohëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Botimet letrare, si një dëshmi serioze e veçorive dhe “konfliktit” mes dy kohëve
Kulture

Botimet letrare, si një dëshmi serioze e veçorive dhe “konfliktit” mes dy kohëve

Published: June 6, 2022
Shpërndaje

(Nga libri “Shqipëria në dy kohë”)

 

Është publikuar këto ditë libri “Shqipëria në dy kohë” i shkrimtarit dhe publicistit Vangjush Saro. Siç thuhet edhe në titullin e dytë të këtij botimi, lexuesit kanë në dorë një ese për jetën, artin dhe “humorin” e shqiptarëve para dhe pas vitit ‘90. Vangjush Saro është autor i një sërë librave me tregime e novela, fabula, romane, si dhe skenare filmash, etj. Ndër to mund të përmenden kinokomedia “Shkëlqim i përkohshëm”, novela “Një ditë pa mamin”, libri me fabula “E dashur Dhelpër!”, romani “Misioni”, etj. Një pjesë e krijimtarisë së tij është botuar edhe në gjuhë të huaja. Prej disa kohësh, jeton në Vankuver (Kanada).

- Publicitet -

Po botojmë një fragment nga libri.

 

Përplasja e dy kohëve, brohoria nga njëra anë apo hedhja poshtë e gjithçkaje nga ana tjetër, polemikat e pafund në lidhje me çfarë ishte jetuar e krijuar më parë e më pas, këto tash janë bërë një barrë për shoqërinë shqiptare; na duhet shumë kurajo t’i shterojmë si tema. Sidoqoftë, disa të vërteta janë njëlloj dokumenti; dhe këtu mund të qëndrojmë duke i ulur disi tonet.

Nëse ka dukuri që e vizatojnë jo thjesht me fjalë kohën, të dyja kohët, janë botimet, veças botimet letrare. Deri në mesin e viteve ‘60, për shumë arsye – njëra prej të cilave prania në një komunitet të gjerë ku gjendeshin edhe Rusia (atëherë Bashkimi Sovjetik), Polonia, Çekosllovakia, Gjermania (Lindore), etj. – botimet nuk ishin gjëja më e qortueshme. Në fakt, fryma e publikimit të letërsisë më të mirë, erdhi nga vitet ‘30 e ‘40, kur intelektualë të njohur përkthyen dhe botuan ajkën e letërsisë botërore. Kjo vazhdoi edhe në dekadat e mëvonshme, për aq kohë sa vendi ishte i hapur njëfarësoj. (Deri në fillim të viteve ’60.)

Duke mos marrë përsipër listimin e krejt botimeve1), nga Letërsia Antike greko-romake u botuan: Homeri, Eskili, Euripidi, Sofokliu, Aristofani, Ezopi, Safo, Plutarku, mandej Virgjili, Marciali, etj. Nga Rilindja Evropiane: Dante, Petrarka, Servantesi, Shekspiri, Bokaçio, Lope De Vega, etj. Nga Klasiçizmi: Molier, Volter, Rasin, etj. Nga Romantizmi: Hygoi, Bajroni, Lermontovi, Pushkini, Miskieviç, Gëte, Shiler, etj. (Në Gjermani, lëvizja letrare e atëhershme e ngjashme me Romantizmin, u quajt “Stuhi dhe vrull”). Nga Realizmi: Zolai, Balzaku, Stendali, Mopasani, Ibseni, Tolstoi, Çehovi, Dikensi, Gollsuorthi, Gogoli, Anderseni, Mark Tueni, Londoni, Pirandelo, Esenini, Uitmani, Ricosi, etj. Nga Brezi i Humbur: Remarku, Heminguej.

Ndërkaq, nuk bëhej fjalë për të botuar autorë shqiptarë asish të “padëshiruar”, si Fishta, Konica, Koliqi, Haxhiademi, por edhe autorë të huaj të shkollave moderne. (Edhe në Universitete, ata vetëm sa përmendeshin.) Bën përjashtim Flober, (që në disa tekste e gjejmë si një ndër shkrimtarët e parë modernistë). Nga Dostojevski, cilësuar si ekzistencialist, u botua vetëm novela (realiste) “Njerëz të varfër”. Pati interes për autorë si T. Man, B. Breht, F. Lorka, që gjithsesi cilësohen modernistë. Por ndërkaq, nuk u botuan assesi (vetëm stigmatizoheshin në shkrime kritike) M. Prust, Xh. Xhojs, O. Uajlld, F. Kafka, S. Beketi dhe shumë shkrimtarë, poetë dhe estetë të tjerë të rëndësishëm.

Drama “Pamje nga ura” e A. Milerit, që u vu në skenë në Korçë nga Piro Mani, u ndalua shpejt. Jo pak autorë të tjerë të “padëshiruar”, përfshi T. Drajzerin, E. Joneskon, deri edhe S. Kuazimodon, më pas pse jo dhe P. Eluarin, (kur të cilësohej “revizionist”), dikur do të lexoheshin fshehurazi edhe ata. Nga Realizmi Socialist (krahas shumë autorëve bërtitës) erdhën emra që pavarësisht bindjeve e kontributeve të tjera, s’kishin asnjë lidhje me termin në fjalë, si M. Gorki, M. Shollohovi, J. Hasheku.

Të pakta dhe sporadike ishin edhe përmbledhjet me proza të shkurtëra ku përfshiheshin kryesisht autorë që nuk erdhën dot më vete, si Xh. Stejnbek, Sh. Anderson, etj. Në kufi të viteve ‘70 e tutje, pati përkthime nga autorë të panjohur dhe me tematika të kufizuara, kinse “revolucionare”, ndërkohë që edhe disa nga autorët e botuar më parë u ndaluan ose nuk gjendeshin më në biblioteka e librari; (midis tyre Mopasani, Remarku, pjesërisht edhe Eluari dhe Heminguej, etj.) Në fillim të viteve ‘80 sërish zu të zbutej nga pak politika e botimeve, kur lexuesit u njohën me autorë si H. Bël, M. Asturias, G. Grin, etj.

 

………………………………………………………………………………

 

1)Emrat e autorëve të huaj janë shkruar sipas parimit të shqiptimit. Faleminderit për mirëkuptimin.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?