Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pritshmëritë nga kreu i ri, ndërkohë që SPAK ruan linjën Dumani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pritshmëritë nga kreu i ri, ndërkohë që SPAK ruan linjën Dumani
AnalizaLajmi i funditopinion

Pritshmëritë nga kreu i ri, ndërkohë që SPAK ruan linjën Dumani

Published: December 11, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK qartësisht nuk ishte mes figurash kontrastuese, por mes dy profileve të forta brenda sistemit. Procesi nuk u perceptua si përballje. Në këtë kuadër, vendimi final ishte më shumë çështje prioritetesh se sa ndryshimi cilësish tek kandidatët.

Klodian Braho, tashmë i zgjedhur, reflekton bindjen se SPAK dëshiron të vazhdojë frymën “Dumani” të dy-tre viteve të fundit.

- Publicitet -

Por po aq me peshë ka qenë edhe kandidatura e Adnan Xholit, e cila meriton të vlerësohet hapur dhe qartësisht. Xholi përfaqëson modelin e prokurorit institucional, të qetë dhe të ekuilibruar, me përvojë të gjerë dhe një kulturë të fortë juridike.

Çfarë i mungoi për të fituar? Jo doemos meritë. Ndoshta vetëm shkëlqimi për të krijuar momentumin publik. Ai nuk është prototipi i prokurorit që “bën tituj lajmesh” çdo javë.

Por pikërisht kjo qetësi e tij profesionale ka qenë gjithmonë pjesë e forcës së vet. Adnan Xholi është ndër prokurorët që ka shpartalluar disa prej bandave më të paprekshme në vend, duke çuar para hetime të ndërlikuara dhe dosje të rënda. Megjithatë, ai ka zgjedhur të mbetet larg dritave të forta, duke mos e kapitalizuar publikisht punën e tij dhe duke ruajtur një profil të ulët e të matur.

Modestia e tij profesionale nuk u përkthye patjetër në avantazh në një garë ku ekspozimi mediatik është bërë pjesë e pritshmërisë publike.

Sidoqoftë, zgjedhja e Brahos nuk është revolucion, por një kalim stafete brenda një strukture që tashmë ka ritmin e vet. Vetë zgjedhja mes Brahos e Xholit dha mesazhin e qartë që SPAK kërkon vazhdimësi. Pas Dumanit, nuk kërkon të ulë marshin.

Ndërkohë, çdo zgjedhje drejtuesi në SPAK lidhet automatikisht me pritshmëritë e larta të publikut. Emri i ri në krye të SPAK tashmë nuk shihet thjesht si një funksionar.

Edhe pse SPAK ka bërë hapa të rëndësishëm dhe ka thyer mitin e pandëshkueshmërisë politike, mbetet një njollë e dukshme pamundësia deri tani për t’u marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë me Sali Berishën, një figurë që vazhdon të jetë qendrore në debatin për llogaridhënien politike në vend.

Për një pjesë të madhe të opinionit, ky boshllëk krijon kontrast me dosjet e tjera ku SPAK ka qenë i vendosur dhe efektiv, duke ngritur pyetjen nëse ka ende kufij të padukshëm që nuk janë kaluar plotësisht.

Në këtë kontekst, drejtuesi i ri, cilido qoftë, trashëgon jo vetëm detyrat teknike të funksionit, por edhe barrën e pritshmërive për ta adresuar këtë disproporcion. Për Brahon kjo është sfidë, ndërsa për Xholin mbetet meritë e heshtur – (dikur e ka thirrur Berishën në pyetje kur nuk i afrohej askush) – që nuk u shfrytëzua në këtë garë.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • Rezi says:
    December 11, 2025 at 10:23 pm

    Jo nuk u shfrytëzua, (fjalia e fundit që shkruan për Xholin) por me qëllim e harruan se prekej pedagogia Argita, kolege e Artës, ishte përcaktuar pasuesi i Dumanit, maratona e pyetjeve ishte spektakël që më kujtoi kohën e byroistëve. Ju kujtohet kur Ramiz Alia i vuri byroistët përballë popullit? Por ai format i bënte pyetje me peshë, që dhe nxorri në pah nivelin mediokër të disave. Ndërsa pyetjet e sotme nxorrën në pah, nivelin mediokër të formatit, domethënë ata që pyesnin nuk dini ç’pyesnin, një nivel i ulët që të linte për të dëshiruar.

    Reply
  • Gazetari says:
    December 11, 2025 at 10:42 pm

    Sh dakord me komentusin Rezi
    Edhe une kisha dite qe e degjoja kush do ishte fituesi.
    E dinin thuajse te gjith

    Reply
  • Tirana says:
    December 11, 2025 at 10:50 pm

    I nderuar zoti kryeredaktor

    Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK u paraqit sikur vendi po hynte në një epokë të re të drejtësisë. Në fakt, Shqipëria sapo pa një tjetër version të së njëjtës betejë të zakonshme: kush është më i forti, kush është më i bindshëm.
    KLP ka votuar nën direktiva.

    Gara mes Brahos dhe Adnan Xholit nuk ishte thjesht teknike. Ishte një përballje stilesh dhe filozofish brenda vetë SPAK-ut.
    Mendimi im ky si jurist.

    Faleminderit nëse e botoni

    Reply
  • Vlora 97 says:
    December 11, 2025 at 11:24 pm

    Thano si perher me pelqejn analizat e tua.janë shume t thukta
    Ndihet preferenca per Xholin por me elegance shume

    Reply
  • K R says:
    December 11, 2025 at 11:26 pm

    Thano duhet theksuar se prokuroret kandidate treguan qytetari dhe profesionalizem ne pergjigjet e tyre.Ndersa keshilli i larte ishte ne realitet paralel. Madje këshilltarët mund te ishin fantastike si juri per audicione talentshow ,me pyetjet dhe komentet e tyre.Se dyti ,duhet ritheksuar se brekët e shtetit tone kane 35 vjet qe kane rene pertoke dhe pamjet live per 5-6 ore na e rikujtuan shume qarte kete realitet

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    December 11, 2025 at 11:28 pm

    Lrxoj Temen dhe Diten
    Temen me shume per Meron se lajmet i ka kot, diversionizma me tituj kalamajsh kot m kot medemek tu nderseji atyre boleve te PD qente qe komentojn poshte shkrimeve te Tema.
    Dita i ka shume me qytetar komentusit his nja dy a tre qe duket sikur kan dal nga reparti i te cmendurve

    Reply
  • prehistoriku says:
    December 11, 2025 at 11:31 pm

    Braho ishte fitues i paracaktuar.
    E donte Dumani dhe amerikanet ia lan ne dore Dumanit kete pune.
    Dukej qarte nga zhvillimet e diteve te fundit.
    Keshtu qe KLP kot me ato pytjet kot.
    sepse për momentin mbante kombinimin

    Por pyetja e vërtetë nuk është kush fitoi garën sot.

    Pyetja e vërtetë është çfarë do të arrijë nesër. SIdomos me kriminelin plak qe ka derdhur gjakun e popullit fukara ne mes te bulevardit te Tiranes.
    Pikerisht aty kumban tani foltorren nevojtoren
    I pacipi

    Reply
  • Gani USA says:
    December 11, 2025 at 11:46 pm

    Thano respekte per penen

    Thellësi mendimi duke ruajtur thjeshtesine

    Xholi eshte super prokuror por mendoj qe Dumani nuk ka dashur qe te mendohej se drejtimi kaloi mes dy dibranve.

    Sidoqofte Spaku është një makineri, jo një superhero.

    Kryetari është frenues dhe drejtues, jo shpëtimtar.

    Rezultatet varen më shumë nga sistemi sesa nga një emër i vetëm.

    Reply
  • asnjansi says:
    December 11, 2025 at 11:47 pm

    Nga portretet dibrani më burrë, skraparliu duket dinak

    Reply
  • 44rrruga says:
    December 11, 2025 at 11:49 pm

    Braho do të ketë përballë të njëjtat sfida që kishte Dumani, Xholi, apo kushdo tjetër: presion politik, pritshmëri të larta, dhe një publik që kërkon përditë “të arrestohet dikush i madh”.
    Thano e ka mire. Po nuk mberthyen Berishen nuk kanë gjë në terezi

    Reply
  • Skraparliu says:
    December 11, 2025 at 11:53 pm

    Kok e re, trup i vjeter

    Reply
  • kuriozi says:
    December 11, 2025 at 11:56 pm

    Thano kam nje pytje per ty
    Pse Mero Bazja e sulmon kaq ashper Spakun dhe Dumanin?

    Reply
  • Papi Toronto says:
    December 11, 2025 at 11:58 pm

    Thano te përshëndes
    – Historia e institucioneve në Shqipëri tregon se edhe kur vendosen njerëz me integritet — sistemi, presionet politike dhe influenca e interesave private — mund t’i minojnë hetimet. Mendoj qe edhe shkrimi yt e ve ne dukje që duhet vëmendje e vazhdueshme, jo vetëm entuziazëm fillestar.
    – Çdo drejtues i ri mund të përballet me pritshmëri të larta. Nëse nuk arrin të prodhojë rezultate konkrete — arrestime të mëdha, dënime, reforma strukturore — besimi publik mund të humbasë shpejt.
    – Pavarësia institucionale është thelbësore. Zgjedhja mund të jetë e lirë, por mbetet të shihet në praktikë sa do lejojë prokurori i ri të punojë pa interferenca politike.

    Përfundim: Kryetari i ri i SPAK — një mundësi, jo garanci

    Reply
  • Lexues says:
    December 12, 2025 at 12:00 am

    Dikush përmendi Mero Bazen ketu.
    Une them qe Meroja eshte trembur pak.
    Thonë që ka ca investime të dyshinta në Ksamil dhe në Tepelenë.
    Burimet e parave të shunta përherë ngjallin frikë.
    Unë mendoj se zgjidhja e kreut të ri të SPAK mund të jetë një pikë kthese pozitive një mundësi reale për të forcuar drejtësinë dhe shtetin e ligjit në Shqipëri. Por kjo mbetet vetëm mundësi: e vërteta do dëshmohet në veprime, jo në emra.

    Nëse duam që SPAK të mos mbetet vetëm një institucioni simbolik por të shndërrohet në një forcë reale kundër korrupsionit dhe impunitetit duhet të bëjmë më shumë se të presim. Duhet të kërkojmë transparencë, të ndjekim punën me vëmendje, të mbrojmë hetuesit dhe prokurorët që punojnë dhe të mos tolerojmë asnjë kompromis me interesat.

    Reply
  • Bardhyli says:
    December 12, 2025 at 12:02 am

    Shpresa e fundit apo iluzioni i radhës?”

    Do guxoj me Saldhiun?

    Reply
    • Xnx says:
      December 12, 2025 at 12:04 am

      O bardhyl
      Po mos vidhnin kaq shume rilindasit e Ramiut mbase do merrej dhe Spak me shume me Saldhiun

      Reply
  • ¿? says:
    December 12, 2025 at 12:12 am

    Ore komentues te ndritshem te DITAs, po akoma nuk e keni mare vesh ju qe Edvini e mban jashte Saliun, se po u fut brenda Saliu, si thoni ju kush do ta kete fajin pastaj, Edvini?

    Reply
    • Këth Këth says:
      December 12, 2025 at 1:18 am

      Si ta fusi Rama brenda Saliun?
      Si do ta mbaj pushtetin pa gogol?

      Reply
  • demo says:
    December 12, 2025 at 12:13 am

    Endri Shabani,Fitorja jote mund te krahasohet vetem me betejat e pabarabarta te Alexandrit,te Belisarios dhe Skenderbeut.
    pa shtire asnje pushke arrite te marresh firmat e shumices PDiste dhe votat e 85 deputeteve socialiste.
    Kesaj i thone te marresh Kalane pa thyer nje xham.
    Nuk ta di mendjen,por Ti duhesh derguar ne bisedime me grekun per Detin Tone,
    Fitorja e Brahos ishte e paravendosur,por Fitorja Endri Shabanit ishte c`ishte.Ishte si fitorja Shqiprise me Serbine ne Serbi.

    Reply
    • Demoni says:
      December 12, 2025 at 1:17 am

      Shabani eshte loj mes Berishes e Rames.
      Ua ka kerkuar te dyve nje nderkombetar.
      Berisha dha firmar pastaj beri sikur u terhoq qe te mos merrej me kamikazet e vet Kalaja me shoqe e shok.
      Rama e votoi
      Kandidat i opozitws, votat e mazhorances.
      Te gjithe ne rregull
      Teatri vazhdon

      Reply
  • chp says:
    December 12, 2025 at 1:47 am

    Nuk kam asnje lloj interesimi per Bedelin e rradhes te Spakut..Dikur nga viti 1986 u be kongresi i PPSH ,per here te pare pa Enver Hoxhen dhe u quajt Kongresi vazhdimesise dhe me e keqja per shumicen e shqiptareve ishte abuzimi Ramiz Alise & Company me te ashtuquajturat dita enverit,,java enverit,,,muaji i enverit dhe o burra aksione per korrje misri,,per pastrime etj..
    Ne Shqiperine e sotme Junta e Spakut ka gjunjezuar qeverine Rama duke masakruar meditikisht juridikisht dhe moralisht “gjeneralet e tij” duke filluar me Tahirin,Veliajn,Ahmetajn dhe deri te Balluku…Nuk them qe keto persona me lart jane shenjtore apo te pafajshem kane bere GABIME por JO KRIME…
    Ne kete konteks Junta e Spakut duke krahesuar per shembull Masakrimin e Erion Velise deri tani i PRANGOSUR pa akuze zyrtare ( dhe ato qe fliten jane shkelje financjare) me perkdheljen e Usaliut te Marikes i cili jo vetem ka kryer Krime qe klasifikohen kunder njerzimit por dhe mburret me to duke perdhosur viktimat dhe jetimet e tyre…
    Pse zoti Thano ben biznes mediatik me keto artikuj per Spakun ku ky i fundit eshte kthyer me keq se hafijet e Enverit per te kapur “armikun e kllases”..vijon

    Reply
  • demo says:
    December 12, 2025 at 4:48 am

    Qeni qe lef nuk te ha-thote populli. Po a e di qeni kete llafe?
    Partia Demokratike eshte qen qe lef.Nuk kafshon.Po a e di partia demokratike kete?Sepse ka filluar te kafshoje bishtin e vet. Sepse deri tani Partia demokratike nuk e di qe e shiti Berisha Avokatin.E di qe ua rrembeu Edi Rama me forcen e kartonave,megjithese firmat ja dhane vete Shabanit.Edhe Kalaja edhe Ndergjoni nuk jane shprehur se i shiti Berisha.Madje Adriatik llapja ka dale ne proteste,jo i vetem,por me ca shoke, kunder vjedhjes se Avokatit te Pop nga Edi Rama.
    Se si i detyroi Rama keta te firmosin Shabanin,une nuk e kuptoj.
    Humbjet e njepasnjeshme te bejne edhe budalle.

    Reply
  • Skypion says:
    December 12, 2025 at 6:51 am

    Fakti qe perfaqesuesit e Departamentit te Shtetit, pak para se Braho te zgjidhej si Kreyu i SPAK, eshte nje tregues i qate, se Edi Rama nuk e ka me imunitetin qe i kishte siguruar derimetani turpi ii SPAK-ut, Altin Dumani.
    Edi Rama eshte leshuar me te gjitha forcat, qe t’i beje balle kesaj goditjeje, duke u fshehur pas brekeve te Ballukut; si ajo egersira e plagosur, po ben gjithcka per mbijetese; nuk eshte cudi te sakrifikoje ate qe edhe atij vete nuk i kishte shkuar ne mendje; mbase edhe ate mund ta hedhe nga shkembi…
    Rrethi i Kuq per te cilin flitet gjithandej dhe ku e kane vendosur amerikanet Ramen, u perforcua me zgjedhjen e kreut te ri te SPAK. Nuk ka rendesi profesionalizmi apo integriteti i ketij prokurori; eshte si gjithe te tjeret aty; rendesi ka qe eshte “prokurori i amerikaneve”; i amerikaneve republikane; i amerikaneve te Lacivita-s; i amerikaneve te administrates Trump; i amerikaneve te Presidentit Trump.
    Altin Dumani, edhe ai ishte i amerikaneve, por i amerikanve te gabuar; i amerikanve te Sorros.
    Tani loja ka ndryshuar thelbesisht; gjithcka eshte kthyer upside down.
    Se shpejti lajme te gezueshme per te gjithe shqiptaret: Rama do te behet, per here te pare ne histori, i pari Kryeminister ne detyre qe do te jape llogari per hajduterine dhe krimet qe ka bere.
    Si pat thene monstra, kur i fali Sazanin dhendrit te Trump: jam nje hap para une, tha!
    Sazanin e mori, dhe Kryehajdutit te Shqiperise do ti beje ate qe nuk thuhet….

    Reply
  • Nana says:
    December 12, 2025 at 8:33 am

    Drejtesia dhe Politika nuk kane me lidhje
    Kaq per momentin
    Kjo eshte gje e mire

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 12, 2025 at 9:05 am

    OK,A.Thano:
    -Urime K.Brahos,Skraparliut meritokrat,Pas dy veriorve KRAJA DHE DUMANI,të cilët i dolën ndesh Amerikës duke i kërkuar prova për Non Gratën,sikur korrupsionin e kishte bër në Amerikë.?
    Kjo ishte një nga arsyet që nuk u zgjodh përsëri një VERIOR si A.Xholi,ndonse edhe ky ishte i barasvlershëm me kolegun e zgjedhur.!
    Përveç popullit që në fund u zhgënjye nga SPAK,GJKKO për nxjerrjen nga izolimi të Non Gratës dhe dhëndrrit të tij me 70 prona në Shqipëri dhe Europë,Edhe SHBA,BE kërkuan një person tjetër më kërkues për zbatimin e ligjit nga politikanët me rekorde kriminale në korrupsion e vrasje në 35 vite,sikur me Saliun,Mediun,për Gërdecin,21 janarin etj,ndaj prezenca e tyre e shtuar ishte e justifikuar,duke patur parasysh se krijimi SPAK,GJKKO..është edhe investim kryesisht i tyre,moral e msterial për ndërtimin e demokracisë të zgjaturvnë Shqipëri,Si rruga e vetme për të pastruar politikën nga politikanët e korruptuar KONRAPEDAL.!
    E.L News Albania

    Reply
  • Skypion says:
    December 12, 2025 at 1:59 pm

    Tani qe u hoq qafe tumori malinj ne krye te SKAP, Altin Dumani, kam pershtypjen se dite te bardha do te vijne per drejtesine e re, dhe dite shume te zeza per zullumqaret e regjimit socialist, sidomos per kryezullumqarin, Kryehajdutin e Shqiperise, monstren Rama.
    Mesa duket kaubojsit pertej oqeanit, paskeshin nje plan te qarte veprimi; duke i hequr nje nga nje tumoret malinj ne drejtesi dhe politiken shqiptare; duke lene per ne fund, sigurisht, tumorin e madh, Ramen.
    Dhe sic e kam thene shpesh ne kete forum te nderuar, do te jene vete ata qe monstra i zgjodhi, ushqeu dhe sterviti per t’i ndersyer ndaj opozites, ne vecanti ndaj Doktorit, qe do t’i kthehen dhe do ta shqyejne ate vete.
    U bej thirrje te gjithe prokuroreve, gjykatesve dhe hetuesve digjitale, jo te paket ne SPAK, BKH dhe gjykatat e drejtesise se re, qe ta njohin njeri-tjetrin; ta dine se sa dhe se kush jane; keshtu te ndergjegjesohen per forcen e tyre perballe zagareve te Rames.
    Eshte kohe tjeter sot. Ne qytet ka ardhur nje Sheriff i ri….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?