Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Brez interneti i rritur nën korrupsion, nuk kanë lider, nuk i duan partitë e opozitës: Çfarë duhet të dimë për protestat në Serbi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Brez interneti i rritur nën korrupsion, nuk kanë lider, nuk i duan partitë e opozitës: Çfarë duhet të dimë për protestat në Serbi
Lajmi i funditRajoni

Brez interneti i rritur nën korrupsion, nuk kanë lider, nuk i duan partitë e opozitës: Çfarë duhet të dimë për protestat në Serbi

Published: January 30, 2025
Shpërndaje

Teksa fishekzjarrët mbuluan qiellin gjatë natës për të mirëpritur Vitin e Ri, mijëra njerëz në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, qëndruan në heshtje të plotë dhe shumë nga ta ndezën telefonat mobilë dhe i kthyen drejt qiellit.

Ata nuk po festonin – ata po mbanin zi – dhe po bënin nderimin e tyre me 15 minuta heshtje, një minutë për secilën viktimë të shembjes së strehës prej betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor.

Protestuesit e përsëritën këtë gjë çdo ditë në orën 11:52, në kohën e njëjtë kur streha u shemb.

- Publicitet -

Ky është një lloj i simbolizmit dramatik që po karakterizon protestat më të mëdha që nga rrëzimi nga pushteti i udhëheqësit jugosllav dhe serb, Sllobodan Millosheviq më 2000.

Edhe pasi protestat e detyruan kryeministrin Millosh Vuçeviq, të japë dorëheqje më 28 janar dhe me gjasë shteti do të mbajë zgjedhje të reja, protestat e udhëhequra nga studentët nuk tregojnë shenja të zmbrapsjes.

Edhe pas vendimit të Vuçeviqit për dorëheqje, përfaqësuesit e studentëve në Serbi thanë se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar dhe paralajmëruan protesta të reja.

Me protestuesit që kanë një moshë mesatare prej rreth 20 vjeç, ky është një brez që është rritur nën sundimin gjithnjë e më autoritar të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Për dhjetëra mijëra protestues që po dalin në rrugë, tragjedia në Novi Sad është emblematike për gjithçka që ata besojnë se po shkon keq në Serbi: korrupsioni i përhapur institucional, mungesa e llogaridhënies dhe një klasë teokratike që perceptohet se është ngritur vetëm për shkak të lidhjeve që ka me partinë në pushtet, Partinë Progresive Serbe të Vuçiqit.

“Nuk e kuptoj se si nuk është e qartë që 15 njerëz nuk do të duhej të vdisnin nga shembja e strehës, pa asnjë fatkeqësi natyrore”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Darija, studente protestuese. “Kjo nuk duhet të ndodhë. Përgjegjësit duhet të gjenden dhe duhet të kuptohet pse ndodhi kjo”.

Studentët, jo vetëm që janë rritur gjatë udhëheqjes së Vuçiqit, ata janë rritur edhe në kohën e internetit. Aftësitë e tyre për novacion digjital dhe media sociale iu kanë mundësuar që të shmangin mediat e kontrolluara nga shteti dhe të shpërndajnë mesazhin e tyre në masë të madhe.

Simbol i lëvizjes së tyre është bërë një dorë e gjakosur, që përfaqëson fajin e supozuar të Qeverisë për tragjedinë e Novi Sadit. Ky simbol është shfaqur në ndërtesat qeveritare në mbarë Serbinë dhe është pikturuar edhe në pankarta ku janë shkruar edhe mesazhet: “Duart i keni me gjak” dhe “Korrupsion: Duart lart”.

Pa lider, pa ideologji

Partitë opozitare serbe kanë tentuar t’iu bashkohen demonstratave, por protestuesit kanë refuzuar përfshirjen e tyre në demonstrata. Shumë protestues e shohin opozitën në Serbi si të kompromentuar, si “kukull” të shtetit.

“Të rinjtë nuk janë të kënaqur me hapësirën politike në Serbi”, tha antropologu Ivan Gjorgjeviq për REL-in, duke shtuar se ata “nuk e shohin veten në asnjë nga opsionet e ofruar politike”.

Protestuesit thonë se nuk duan pushtet politik, por llogaridhënie dhe drejtësi brenda një sistemi të korruptuar.

Prioriteti i tyre kryesor është publikimi i të gjithë dokumentacionit që lidhet me rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit. Ata, po ashtu, kërkojnë rritje prej 20 për qind të buxhetit për arsimin e lartë, rrëzimin e të gjitha akuzave ndaj studentëve protestues dhe ndjekjen penale dhe shkarkimin nga postet publike të atyre që i kanë sulmuar studentët dhe profesorët.

“Dua që të gjithë të kenë hapësirë për t’u shprehur, për aq kohë sa iu përmbahemi vlerave bazë, sikurse sundimi i ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, solidaritetit dhe dhembshurisë”, tha protestuesja Emilija Millenkoviq, studente në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Përqendrimi në vlera nënkupton se lëvizja nuk ka lider e as ideologji zyrtare. Vendimet në tubime dhe në fakultetet universitare merren përmes “plenumeve” – mbledhjeve të hapura ku të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të barabartë për të folur dhe për të votuar për vendimet.

Kjo strukturë, thanë ekspertët, e bën më të vështirë që të sulmohet lëvizja pasi ajo nuk ka figura kryesore, të cilat mund të kritikohen apo burgosen. Ky organizim i hapur e bën lëvizjen edhe më të qasshme për njerëzit që kanë ideologji të ndryshme politike.

“Në çdo fakultet, ka shumë mendime, qëndrime, pikëpamje politike dhe ideologjike dhe unë kurrë nuk kam parë kaq shumë dallime ideologjike në asnjë bllokadë”, tha për REL-in protestuesja Millenkoviq.

Përhapje e gjerë

Por, kjo shumëllojshmëri ideologjike është diçka, me të cilën lëvizja është përballur.

Në një protestë në janar, disa demonstrues mbajtën pano që shfaqnin hartën e Kosovës me një flamur serb në të, ku shkruhej: “S’ka dorëzim”.

Lëvizja studentore e ka distancuar veten nga këto elemente, duke publikuar një deklaratë në të cilën thuhej se shfaqje të tilla “nuk janë në linjë me vlerat dhe qëllimet tona”.

Edhe simbole të tjera janë parë si kundërthënëse nga disa protestues – në një video të shpërndarë shumë në rrjetet sociale, një burrë është parë duke hequr një flamur të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, në protesta ka pasur shfaqje të madhe të flamujve serbë. “Këta fëmijë e shohin Serbinë si shtëpinë e tyre”, tha Gjorgjeviq. “Për ta, dashuria për atdheun e tyre është më pak e diskutueshme sesa për brezat pararendës, sikurse i imi, veçmas për shkak të rritjes së nacionalizmit në vitet ’90 dhe asaj që u bë në emër të këtij shteti”.

Për serbët e rinj, qëndrimi në atdhe nuk është i lehtë, pavarësisht dashurisë së tyre për vendin. Niveli i papunësisë te të rinjtë është i lartë dhe shumë të rinj ndiejnë se nuk kanë mundësi tjetër përpos që të gjejnë punë jashtë vendit.

Sipas një raporti të publikuar më 2019 nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), “Serbia është në mesin e dhjetë shteteve me tkurrjen më të shpejtë në botë të popullsisë për shkak të nivelit të ulët të natalitetit dhe emigrimit të lartë”.

“Flamuri i Serbisë është simbol i shtetit tonë dhe diçka për të cilin ne po luftojmë”, tha Millenkoviq. “Është mesazhi që ne nuk duam të largohemi nga ky shtet dhe përfundimisht se kjo luftë është akt i patriotizmit”, shtoi ajo.

Serbia ka një histori të lëvizjeve të rëndësishme të udhëhequra nga studentët. Në vitet ’90, studentët ishin në krye të protestave kundër sundimit autoritar të Millosheviqit.

Ndër protestat më të mëdha studentore në historinë moderne serbe u mbajtën më 1996-1997 lidhur me mashtrimet zgjedhore, protesta që më pas çuan në rrëzimin nga pushteti të Millosheviqit në vitin 2000.

Lëvizja e fundit është përhapur me shpejtësi, jo vetëm në Beograd, por edhe në qytetet e tjera të mëdha, në Novi Sad e Nish, në katër universitete shtetërore dhe në dhjetëra shkolla të mesme. Mësuesit dhe fermerët, që kanë hyrë në grevë, po ashtu janë solidarizuar me studentët.

Anica, studente e vitit të tretë në Fakultetin e Filologjisë në Beograd, tha se i vjen mirë që mesazhi i studentëve po arrin te shumë njerëz.

“Teksa po ecnim… e pashë një gjyshe që mbante një pano ku shkruante: ‘Faleminderit, studentë’. Kjo më ka ngelur në mendje. Ka shumë njerëz që janë me ne. Ata 15 minuta të heshtjes totale kanë treguar se ne mund të protestojmë në mënyrë paqësore dhe pa asnjë incident”, tha Anica.

Mimoza Sadiku / REL

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • intelektuali says:
    January 30, 2025 at 8:13 am

    Mimoza Sadiku:

    Fjala “PANO” qe perdor ti per nacionalistet serbe ne vend te “PANKARTE” ose “PLLAKATE” vjen si huazim ne gjuhen shqipe nga sllavishtja ballkanike (serbisht, bullgarisht, maqedonisht) si edhe shume fjale te tjera me shumice ne fjalorin tone kombetar, ne emisionin “Rrethi Katror” studiuesi nga Kolonja Alfred Cako perdori po keshtu fjalen “MENGENE” qe fanatiket dru me pre te Enverit dhe Edvinit ne kete panel nuk e kishin degjuar kurre, por qe ishte nje term teknik mjaft i perdorur ne Shqypni si “MORSE” axhusterie dhe qe mesiguri keta injorante te Partise nuk e dine se nga vijne fjalet: Golloborde, Korab, Mallakaster, Novosele, Zagori, Podgradec, Pustec, Vucidoll, Gore, Ostrenje etj.

    PSE I THEM TE GJITHA KETO?

    Ja sepse: Sepse keto huazime tregojne se popujt e Ballkanit jo te ndare ne perendimor dhe lindor kane jetuar bashke te nderthurur me njeri tjetrin per shekuj me radhe dhe duan apo jo ta pranojne “patriotiket” e Enverit, ne shqyptaret pragmatike duhet te pranojme se Skenderbeu e kishte nenen sllave, Voisllaven dhe te gjithe vellezerit dhe motrat e tij ishin me emera sllave sic i ka shkruar edhe Barleti ne librin e tij.

    prandaj:

    Edhe studentet shqyptare te paorganizuar nga asnje Parti politike, 10 vjet perpara studenteve serbe dolen ne protesta masive kunder Armeve Kimike te llahtarshme te Asadit qe Edi Rama kidhte firmosur ne terrin e nates me Arvizu Mavrine per t’i flakur ne Dajt e Elbasan duke i reklamuar si: “Karamele Bamiresie nga Obama” per te konoliduar pushtetin e tij.

    dhe:

    Meso nga intelektuali se rikonstruksioni i stacionit te trenit ne Novi Sad i ishte falur badiava nje kompanie kineze nga Alexander Vucici qe i nenshkruan kontratat ne terrin e nates si Edvini ne Shqypni.

    Reply
  • per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri says:
    January 30, 2025 at 8:31 am

    Kjo Maza e Sadikut e paska shkruar kete pacavure fiks sipas orekseve te Sander Vucicit.
    Kerkon ta shese kete levizje te forte proteste ne Serbi si pa trajte e pa ide e madje qe ata protestues jane neper sheshe e rruge…ngaqe nuk duan prtite e opozites (!)
    Po kerkon pra te fshehe te verteten pas nje genjeshtre.
    Atje ne Serbi protestohet ndaj nje Regjimi korruptiv qe ka ne maje nje njeri – Aleksander Vucic.
    Por mbase Moza sheh te Vucic mjaft ngjashmeri me Ramen dhe tenton ti beje nje mbrojtje qesharake duke shkruar brrockulla per nje proteste qe ka objektiv Korrupsionin pushtetar, aq i ngjashem si te Serbia e Vucic si te Shqiperia qe do Rama der ne 2030.

    Reply
  • Detari says:
    January 30, 2025 at 9:33 am

    Editori qe lejon shkrime me titull “lider” duhet te shkarkohet nga puna.

    Reply
  • ILIR says:
    January 30, 2025 at 12:36 pm

    I lumte popullit Serb.Vetem ne jemi nje popull i ngordhur.E beri Enveri per 40 vite dhe po e bejne keta te sotmit ndoshta do ja kalojne Enverit. Ne fleme gjume…..

    Reply
  • SOKLEATI says:
    January 30, 2025 at 2:35 pm

    Test për ngjarjet e ardhëshme në Rusi.

    Reply
  • luzati says:
    January 30, 2025 at 2:40 pm

    vetem kur ben greve masive studentet tane kunder armeve kimike ,ishte manipulim qe beri Sazan Guri ,se do te helmoheshim nga ato arme ,dhe shqiperia humbi 3 Miliard $ nga kjo proteste ,ne kishim arme kimike ne disa depo prapa malit Dajtit dhe ato do te trasportoheshin aty nga ushtria MERIKANEdhe asgjesoheshin , ????Fati i nje firme IZRAILITE qe i mori ne nje anije dhe iasgjesoi dhe mori 3 MILIARD $ Injranca jone eshte proverbiale dhe kete shrytezojne politikanet tane .

    Reply
  • chp says:
    January 30, 2025 at 3:27 pm

    i gjithe ky artikull bie poshte ne paragrafin 4 ku thuhet: udhëheqësi jugosllav dhe serb, Sllobodan Millosheviq kur dihet qe ai eshte shpallur nga Haga si Vrases dhe ngordhi si qen..Keto organizma mediatike si Europa Lire dhe BIRN-I jane si drone qe dikush i leviz fijet e zeza,,,qofsha i gabuar…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?