Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Britania i përgjigjet OKB-së: Plani për të dëbuar azilkërkuesit nuk shkel ligjet ndërkombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Britania i përgjigjet OKB-së: Plani për të dëbuar azilkërkuesit nuk shkel ligjet ndërkombëtare
BoteKryesore

Britania i përgjigjet OKB-së: Plani për të dëbuar azilkërkuesit nuk shkel ligjet ndërkombëtare

Published: March 8, 2023
Shpërndaje

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha sot se propozimi i qeverisë për të ndaluar pothuajse të gjithë emigrantët që duan të kërkojnë azil në Britani është i ligjshëm. Qeveria britanike paraqiti një projektligj të ri dje, sipas të cilit pothuajse të gjithë azilkërkuesit që arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit, do të ndalohen pa kusht përpara se të kthehen mbrapsht në vendin e tyre.

Kritikët e kanë kundërshtuar projektligjin si shkelje të Konventës Ndërkombtare për të Drejtat e Njeriut duke e krahasuar me masat kundër të huajve në Gjermaninë e viteve ’30.

Ministrja e brendshme britanike Suella Braverman, e mbrojti projektligjin e ri, i cili i ndalon emigrantët e paligjshëm të kërkojnë azil, u mohon në të njejtën kohë të drejtën për të ankimuar vendimin e dëbimit dhe nuk i lejon më të rikthehen në Britani.

- Publicitet -

Agjencia e OKB-së për refugjatët tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga propozimet, të cilat do t’u mohonin njerëzve të drejtën për azil “pa marrë parasysh sa të vërteta dhe bindëse” mund të jenë rastet individuale.

Në tekstin e projekt-ligjit, qeveria britanike e pranon se ai mund të mos jetë në përputhje me detyrimet e Britanisë sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që do të thotë se ligji mund të përballet me sfida ligjore.

“Unë besoj se masat tona janë në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare të cilave ne përmbahemi. Deklarata që ka të bëjë me shkeljen e mundshme të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është përfshirë për të qenë tejmase të kujdesshëm pasi po provojmë argumente juridike të reja për çështjen e emigracionit dhe nga kujdesi i shtuar, kemi lëshuar një deklaratë të tillë se ligji mund të bjerë ndesh me detyrimet ligjore ndërkombëtare. Nuk ka asgjë të papërshtatshme për këtë”, tha ministrja e brendshme britanike, Suella Braverman.

Projektligji kërkon që personat të cilët arrijnë në mënyrë të jashtligjme me varkë në Britani të ndalohen për 28 ditë dhe më pas të deportohen, me përjashtime vetëm për fëmijët, ata që nuk janë të aftë për të fluturuar për arsye mjekësore dhe njerëzit në rrezik të dëmtimit serioz, dhe me arsye të kufizuara për apel. Emigrantët, që janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, nuk do të mund të përdorin ligjet egiztuese në Britani për të parandaluar dëbimin.

Ish futbollisti britanik, Gary Lineker që tani punon si komentator tek BBC, e krahasoi projektligjin me rregullat kundër të huajve në Gjermaninë e viteve 1930.

“Nuk ka një fluks të madh emigrantësh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se vendet e tjera të mëdha evropiane. Kjo është thjesht një politikë jashtëzakonisht mizore e drejtuar ndaj njerëzve në rrezik me një gjuhë që nuk është e ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet ’30”, shkroi zoti Lineker në Twitter.

Zonja Braverman tha se ishte e “zhgënjyer” me kritikat e bëra nga zoti Lineker.

“Jam e zhgënjyer nga ky vlerësim. Mendoj se është e padobishme të krahasohen masat tona të ligjshme, proporcionale dhe me të vërtetë të mëshirshme, me Gjermaninë e viteve 1930. Unë gjithashtu mendoj se ne jemi në anën e popullit britanik. Është e qartë për këdo se populli britanik është lodhur nga kjo situatë e mijëra njerëzve që vijnë këtu ilegalisht me një kosto të madhe për taksapaguesit”, tha zonja Braverman.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë ndalimin e anijeve me emigrantë një nga pesë përparësitë e tij kryesore pasi numri i emigrantëve që mbërrijnë në bregun jugor të Anglisë u rrit në mbi 45,000 vitin e kaluar, një rritje prej 500% në dy vitet e fundit.

Sipas kryeministrit Rishi Sunak, i cituar nga shtypi britanik në 13 dhjetor të vitit të kaluar, përgjatë vitit 2022 në Britaninë e Madhe kishin mbërritur 13 mijë shqiptarë, sa 1/3 e emigrantëve që kishin hyrë në Britani përmes kanalit të La Manshit. VOA

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?