Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Britanikët drejt qendrave të votimit, zgjedhin 650 deputetët në Parlament
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Britanikët drejt qendrave të votimit, zgjedhin 650 deputetët në Parlament
BoteLajmi i fundit

Britanikët drejt qendrave të votimit, zgjedhin 650 deputetët në Parlament

Published: July 4, 2024
Shpërndaje

Britanikët kanë filluar të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të enjten, me Partinë Laburiste në opozitë që shihet si favorite për të ardhur në pushtet, dhe për t’i dhënë fund mbizotërimit 14-vjeçar të Partisë Konservatore.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 22:00, sipas kohës lokale. Rreth 50 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar. Ata mund të votojnë duke shkuar nëpër vendvotime, me postë ose nëpërmjet një përfaqësuesi.

Votuesit në Britani do t’i zgjedhin 650 deputetë për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar në Parlament. Kryeministri Rishi Sunak e habiti partinë e vet në maj kur thirri zgjedhje të reja, të cilat kanë mundur të mbaheshin në janar 2025.

- Publicitet -

Pas plot 14 vjetëve në pushtet me pesë kryeministra të ndryshëm, Partia Konservatore e Rishi Sunakut pritet t’i humbë zgjedhjet kundër partisë kryesore opozitare, asaj Laburiste, e cila udhëhiqet nga Keir Starmer.

Sondazhet para zgjedhjeve treguan se Partia Laburiste qëndron më mirë sesa konservatorët e kryeministrit Rishi Sunak. Sondazhi i YouGov ka parashikuar se laburistët mund t’i fitojnë 425 ulëse, ndërsa konservatorët 108.

Ky rezultat do ta shënonte numrin më të vogël të ulëseve të fituara nga Partia Konservatore në historinë e saj gati 200-vjeçare. Partia e Sunakut ka dështuar t’i bindë votuesit për çështje si, rritja e kostos së jetesës dhe kriza në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë.

Një sondazh nga transmetuesit kryesorë të Mbretërisë së Bashkuar do të publikohet sapo të mbyllen qendrat e votimit, për të dhënë një indikacion të fituesit të mundshëm. Numërimi i votave do të nisë menjëherë, por rezultati do të bëhet i ditur mëngjesin e së premtes.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Serbia rrëzon Vuçiçin, studentët nga protesta në pushtet
  • Ish-frymëzuesi i studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve
  • Reagimet e para nga jashtë pas fitores së Listës Studentore në Serbi
  • E FUNDIT: Lista Studentore fiton zgjedhjet në Serbi. Në pushtet nga 2012, Vuçiç pranon humbjen
  • Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  2. K R on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  3. Antishqiptari on Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  4. Kujtimi on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  5. Emigranti on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?