Artan Xh. DUKA
Botuar në DITA
“Ҫ’ne gjithë ky sekret? Njerёzit janё tё mёnҫur. Dinё si tё reagojnё” pyeti Eduardi pasi agjenti K i tregoi pёr alienёt nё Tokё. “I mёnҫur ёshtё personi”, ja ktheu agjenti K. “Njerёzit janё budallenj, kafshё paniku tё rrezikshёm dhe ti e di kёtё. 1500 vite mё parё tё gjithё e dinin se Toka ishte qёndra e Universit. 500 vite mё parё tё gjithё e dinin se Toka ishte e sheshtё dhe 15 minuta mё parё edhe ti e dije se ishim tё vetёm nё kёtё planet. Imagjino ҫfarё do tё dish nesёr!” – nga filmi “Burrat nё tё zezё” (angl. “Men in Black”) ku agjentё misterioz e special nё tё zeza ishin kujdestarё tё ruajtjes sё sekretit tё pranisё aliene nё planetin Tokё (që për shumë individë nuk është thjesht sajesë).
Pёrtej cinizmit tё agjentit K, nё demokraci mbetet gjithnjё aktual raporti i shoqёrisё me tё drejtёn e tё vёrtetёn. Ato nuk janё apriori monopol shumice ndaj nisur nga klisheja e shumicёs si kriter e noterizim pёr vendimarrjeje politike, ngrihen hamёndje sa herё politika kuturiset e merr kot dhe gjithshka e justifikon me vullnetin e sovranit!
Historia dёshmon se shpesh “sovrani” ёshtё i gabueshёm, bile manipulohet e ndёrsehet kollaj. Nga loja me fenё nё dёm tё kohezionit njerёzor (luftrat, masakrat, steriotipet fetare, persekutimi i progresit, mendimit ndryshe, deri Jezusin e braktisi “shumica” etj), kulisat politike me pasojё ndarjen e pёrplasjet etnike, nacionale, racore, ideologjike, partiake etj brёnda “katundit” Tokё etj drama historike pёr njerёzimin e planetin njёkohёsisht.
E megjithatё, sesa emancipimi shoqёror (do kohёn e tij), ajo qё pёrkeqёson gjёrat ёshtё manipulimi e abuzimi me evolucionin e tij. Cinizmi dashamirës i agjentit K është lule përballë cinizmit politik me votuesin.
Politika misionare nuk krijon sekrete e shpurra “burrash shteti nё tё zezё” qё t’i ruajnё ato. Nuk bёn marketing politik e trumbeton se votuesi ka gjithnjё tё drejtё se e di qё edhe nuk ka. Nuk hiqet sikur dёgjon zёrin e votuesit por e fton atё t’a ndjekё pas duke dёshmuar kurajo, largpamёsi, tejdukshmёri, moral e parime qoftё edhe duke rrezikuar votёn e rradhёs.
Ndёrkohё politika e kulisave me “fytyrё pokeri” e tranzicionit bёn sikur dёgjon e plotёson dёshirat e “sovranit”, shёnjtёrinё e votёs etj mufka qё i leverdisin sa kohё mjegullojnё pёrfitimet e privilegjet pёr tё cilat “sovrani” as nuk ia ka idenё.
Njёlloj si agjenti K por pёr motive krejt tё tjera, kasta jonё politike u vesh me tё “zeza” prej viteve 90. Jo e zezё respekti ndaj vlerave nё shoqёri qё nuk janё mё apo rrezikojnё atё fat, as e “zezё” pёr tё mbuluar tё vёrteta qё tё mbrojnё nga vetvetja por e “zezё” misteri pёr marifetet nё kurriz tё demokracisё e qytetarit qё vetёm i bёhet karshillёk dhe merret i mirёqёnё.
Ndryshe nga agjenti K, burrat e shtetit nё tё “zezё” e privojnё shoqёrinё nga e vёrteta jo nga meraku pёr qytetarin por nga meraku pёr veten sepse “minaren” e tё pathёnave tё abuzimit nuk ka thes qё e nxё ndaj dhe shfaqja e demagogjisё e hipokrizisё duhet tё vazhdojё dhe “sekreti” po ashtu.
Karnavali demokratik
Politika e tranzicionit zhgёnjeu nё pritshmёritё e tejdukshmёrinё e saj. Ndryshe nga burrat nё tё “zezё” tё monizmit qё njёlloj si agjenti K besonin se vёrtet mbronin shoqёrinё nga vetvetja, burrat e shtetit nё tё “zezё” tё tranzicionit kanё krijuar kulte e sekrete pёr sytё e publikut ndёrkohё qё bёjnё kampionin e lirisё, drejtёsisё, tejdukshmёrisё, vullnetit tё shumicёs e anatemojnё tё shkuarёn pёr to.
Kasta nё tё “zeza” e tranzicionit mori shёmbullin e keq nga perёndimi duke shpёrfytyruar demokracinё me hibridin qё na pllakosi nё derё. Ndonse shpёrfill e i bёn karshillёk qytetarit, ajo prapё vazhdon me avazin e vullnetit tё sovranit sa herё kuturiset nё mbrojtjen apo projektimin e abuzimit e privilegjeve tё saj. E di qё shumica nuk njёsohet me tё drejtёn e tё vёrtetёn e prapё fshihet pas saj.
Flet pёr “sovran” ndёrkohё qё me ligj zgjedhor vota jepet me detyrim-pёrcaktim e Kuvёndi gёlon nga tё emёruar qё ia dedikojnё karriken e besnikёrinё BeRamёs e jo votuesit.
Flet pёr “sovran” por ndryshe nga bota, Italia sё fundi, nuk e vё nё refene referendumin duke e bёrё “legjendё” atё e zёvёndёsuar me pёrҫudnimin e Kёshillimit Kombёtar edhe ai i harruar tashmё.
Flet pёr “sovran” por financon fushatat zgjedhore nga xhepi qytetar e privatё qё kёrkojnё reston mё pas nё cёnim tё barazisё e interesit publik ndaj krahas rikthimit tё mazhoritarit, duhet riparё edhe financimi i fushatave zgjedhore. Boll janё kuotat e partisё.
Flet pёr “sovran” por kanё ndukur male e kodra e mbingarkuar mjediset urbane sikur tё mos kishte hapёsirё tjetёr duke zhbёrё kujtime e nostalgji pafund brezash pёr interes zgjedhor, fitime apo egoizёm e narҫisizёm se duan tё futen me zor nё histori, kёtё koha do e tregojё.
Flet pёr “sovran” por nё fushatё dilet vetёm me “kopertinёn” se faqet e brёndёshme tё programit zgjedhor shkruhen mё pas. Nga qokat me pasurinё publike, strategjikёt 1 euro, dalja “mik” me botёn sapo nё pushtet, pabarazia me ligje nga saga e pensioneve – specialet, bonuset selektive, refuzimi i bonusit elektrik e taksave pёr pensionistёt pa tapi qё i la pa shtёpi e tapi po kjo qeveri, rrёmuja pronёs – nguten pёr legalizimet e jo kompensimet, strehimi me klientelizmin e politizimin e tij etj marifete nga burrat e shtetit nё tё “zezё” qё vetёm pёr ligj, barazi e tejdukshmёri nuk ua ndjen.
Maska demokratike e autokratit
Kasta nё tё “zeza” e tranzicionit i jep emёr tё keq demokracisё qё duam tё gjithё. Kriteri i shumicёs ёshtё epёrsia e dobёsia njёkohёsisht e demokracisё por gjёrat shkojnё keq kur “burrat nё tё zezё” tё politikёs spekullojnё pёr interesa qё vetёm qytetarit nuk i shёrbejnё.
Ndonse e papёrsosur, sa kohё thelbi i demokracisё mbetet liria pёr tё ndryshuar, mbetet joshёs si sistem. Degradimi, tek ne e nё botё (deri thirrjet pёr t’a zёvёndёsuar me njё “monarki” alla-CEO korporate) nuk ёshtё degradimi i demokracisё por i kastave qё e kanё monopolizuar atё e abuzojnё nё emёr tё saj.
E sa kohё ndrydhet liria pёr ndryshim, “kopsitet” ligji zgjedhor, shndёrrohet nё tabu referendumi, perёndimi i jep pёrparёsi gjeopolitikёs e jo demokracisё etj, ky avaz do vazhdojё edhe tek ne. Do abuzohet nё emёr tё demokracisё e kusuret do i vishen asaj.
Dyshja Rama-Berisha mbajnё sot njёri-tjetrin nё kurriz tё demokracisё. E “vёrteta” qё ruhet nga “burrat nё tё zezё” nё politikё ёshtё pёrjetёsimi i kastёs qё gjithshka e bёn me logon e nё emёr tё “sovranit” por larg syve tё tij!
Do i nxjerrin tё palarat njёri-tjetrit njё ditё, do tё bёjё emёr e fitojё popullaritet opozita e re nё Kuvёnd, do tё bёjё tё tijёn SPAK apo Perёndimi, kёtё koha do e tregojё. Qytetari tё bёjё tё tijёn e jetё gati pёr tё vёrtetat e kyҫura nga ‘90 nga burrat nё tё “zezё” nё politikё. Do tё ҫlironte qytetarin nga ta e “sekretet” pas kurrizit tё tij e pastaj vetё demokracinё qё nuk shkon tё jetё fasadё e alibi pёr autokracinё.
Bera gabim fatal qe e lexova deri ne fund..Me ne fund ky A.XH.D tregoi se duhet te jete objekt studimi i mjekeve psiqiater….Me pak fjale pershkrimi i katastrofes 33 vjecare shqiptare eshte;
Nese do kishte nje video (supozojme) ne 1991-1992 se si do perfundonte Shqiperia ne 2025 ( ose dhe ne 1997 me mire) atehere Dyshja antishqiptare & antiamerikane Rajeson -Biberaj ose nuk do guxonin te shkelnin ne Shqiperi..ose ne se do “cmendeshit” dhe do vinin …..do mbyteshin nga peshtymat e atyre qe sot u larguan ( ne sakte u debuan) nga atdheu i tyre per mbijetese….33 vite me Salitar ne gryke…eshte shume qe nga xhorxh rrushi i usaliut e deri te non grata gallata te Trampbideneve
monarki e kaluar monarkise jemi bere, sa vite ndenji Zogu ne krye? njeri garanton tjetrin dhe se ben vaki dikush u del nga rrjeshti se ndryshojne ligjin zgjedhor dhe ose nuk merr as voten tende ose perfundon ne burg ose azil. llapin gjithe diten per demokraci, arritje, turizem nderkohe qe sa te futemi ne BE dhe gjysma do turren jashte se keta te bejne te veshtire vendin tend. qahen se gjykatesit rrisin rrogat me gjyq, flasin keta qe eleminuan gjithe gjykatat e apelit se nje del e tepron, po mire atehere eleminoni dhe administratat e pushtet lokale se nje ne Tirane del e tepron, edhe spitalet ne rrethe… bejne cfare u do qejfi e sa per rrogat, I votojne sa u do qejfi ne kuvend, llapin per piramida rrogash, me nje fjale bjeri me top se duron ky milet