Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Burri godet gruan me thikë për shkak të xhelozisë, i dënuar me 13 vite burg për vrasje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Burri godet gruan me thikë për shkak të xhelozisë, i dënuar me 13 vite burg për vrasje
KronikeLajmi i fundit

Burri godet gruan me thikë për shkak të xhelozisë, i dënuar me 13 vite burg për vrasje

Published: May 23, 2024
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. 52-vjeçari, Jakup Shahu ka qëlluar me thikë në bark dhe qafë gruan e tij.

46-vjeçarja, Edlira Shahu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë”.

Sipas raportimeve shkak i kësaj ngjarjeje është bërë xhelozia nga ana e 52 vjeçarit.

- Publicitet -

Jakup Shahu rezulton person me precedent penal dhe sapo kishte dalë nga burgu. Në vitin 2011 ka bërë vrasje dhe ka kryer 13 vite burg. Çifti ishin prindër të një fëmije, e cila nuk ka qenë në banesë në momentin e ngjarjes.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat dhe kanë lajmëruar policinë.

Vrasja 13 vite më parë

13 vite më parë, konkretisht më 7 shtator 2011, në atë kohë 39 vjeç, Jakup (Arben) Shahu ka vrarë me armë zjarri Arjan Mejdanin.

Ndërkohë në atë ngjarje janë përfshirë edhe disa persona të tjerë, të cilët mbetën të plagosur.

Personat janë të komunitetit rom dhe po ashtu edhe ngjarja e 13 viteve më parë ka ndodhur për arsye xhelozie.

Pas kësaj ngjarje, autori Jakup Shahu është dënuar me 13 vite burg, dhe para pak kohësh ai është liruar, por sapo ka dalë sërish është përfshirë në ngjarje, duke plagosur këtë herë gruan e tij.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • LEON says:
    May 23, 2024 at 7:48 am

    Nxirre prape. 24 ore jane shkelje e te drejtave te krimineleve. Bulqiza,Batra Martaneshit,ku punojne minatoret qe as kane vrare as kane prere,quhen gulage te komunizmit. Po merri ne shtepi o Edi Rama,,shkruaji nga nje hartim ne dite,qe te edukohen!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?