Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bursat në nivelin e pagës minimale, afatet e aplikimit për studentët e shkëlqyer
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bursat në nivelin e pagës minimale, afatet e aplikimit për studentët e shkëlqyer
AktualitetEkonomiShoqëri

Bursat në nivelin e pagës minimale, afatet e aplikimit për studentët e shkëlqyer

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Përcaktohen procedurat se si do të aplikohet për sigurimin e mbështetjes financiare nga shteti për të gjithë studentët e shkëlqyer, si dhe ata që gjatë këtij viti akademik janë pranuar për herët të parë në programet e strukturave publike të arsimit të lartë të klasifikuara si prioritet kombëtar.

Në udhëzimin e fundit të miratuar Ministria e Arsimit dhe Sportit bëhet me dije se kjo kategori studentësh duhet të aplikojnë për mbështetjen financiare pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë. Lidhur me periudhën e aplikimit është vendosur që për këtë vit akademik 2022-2023, studentët kanë afat deri në muajin janar që të kryejnë procedurat e aplikimit. “Studentët duhet të përfundojnë këtë procedurë brenda janarit të vitit akademik në të cilin janë pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë”, detajohet në udhëzim. Mbështetja financiare që studentët do të mund të marrin për ndjekjen e këtyre programeve të studimit do të jetë në nivelin e pagës minimale që zbatohet aktualisht në shkallë vendi. Ndërsa gjatë viteve të ardhshme, aplikimi për këto pagesa do të bëhet më shpejt në kohë, sikundër edhe përfitimi i tyre.

Tre kriteret përfituese

- Publicitet -

Studentët kanë mundësi që të aplikojnë për të siguruar këtë mbështetje financiare, vetëm nëse plotësojnë një nga tre kriteret e vendosura nga dikasteri i Arsimit. Konkretisht, këtë mbështetje financiare ka të drejtë që ta kërkojë çdo student i vitit të parë, që ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë (gjimnazin) me notën mesatarë 10:00 dhe në secilin provim kombëtar të detyruar të Maturës Shtetërore është vlerësuar me jo më pak se nota e përshkallëzuar 9.5 deri në notën 10.

Kriteri i dytë ka të bëjë me çmimet e fituara në olimpiadat ndërkombëtare. Referuar këtij kushti mund të aplikojë për të siguruar këtë mbështetje financiare edhe studenti që është fitues i një prej tre çmimeve të para në olimpiadat ndërkombëtare të arsimit parauniversitar, me më shumë se sa 15 vende pjesëmarrëse. Ky student përfiton (pavarësisht notës mesatare) kur pranohet në programe studimi që lidhen me lëndën apo disiplinën ku ka fituar çmimin.

Kriteri i tretë është ndjekja e degëve të klasifikuara si prioritet kombëtar. Në këto kushte aplikimin për të siguruar mbështetjen financiare të përcaktuar e gëzon edhe çdo student që ka zgjedhur të ndjekë një prej programeve të studimit që përbëjnë prioritet kombëtar. Kjo kategori studentësh duhet që të ketë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare jo më pak se sa nota 8.5, përfshirë këtu edhe notën e përshkallëzuar të provimeve kombëtare të Maturës Shtetërore.

Si do bëhet aplikimi?

Studentët aplikojnë duke depozituar dokumentet provuese origjinale ose kopje të njehsuara me origjinalin për secilin nga kriteret e përfitimit të përmendura më lart. Gjatë aplikimit në dosjen e dokumenteve të kërkuara, duhet që të përfshini kërkesën për aplikim, dokument identifikimi, diplomat dhe certifikatat e Maturës Shtetërore, vërtetim nga institucioni publik i arsimit të lartë që aplikanti është pranuar në një program studimi, si dhe certifikatën e fitimit të olimpiadës sipas kërkesave të përcaktuara për këtë kriter. Dorëzimi i këtyre dokumenteve duhet të bëhet pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë brenda muajit janar 2023.

Verifikimi i kushteve të përfitimit dhe shpallja e fituesve

Pas përfundimit të afateve të aplikimit Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë bën verifikimin e informacionit të paraqitur në aplikim nga çdo student, duke mbledhur informacionet e duhura nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar mbi vërtetësinë e tyre dhe përmbushjen e kritereve. Me vlerësimin e të gjitha kritereve përfituese që përmbush secili kandidat, kjo agjenci shpall listën finale të studentëve përfitues, të cilët mund të sigurojnë këtë mbështetje, listë të cilën e përcjell më pas në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Bazuar në këtë listë dikasteri i Arsimit akordon fondet për çdo institucion publik të arsimit të lartë sipas numrit të studentëve që përfitojnë. Në vijim lidhet marrëveshja trepalëshe mes dikasterit të Arsimit, universitetit dhe studentit përfitues.

Çdo muaj struktura publike e arsimit të lartë do të duhet të kryejë pagesën në llogarinë bankare të përfituesit. Masa e financimit që do të marrë studenti në këtë rast nuk duhet që të tejkalojë nivelin e pagës minimale në shkallë vendi. Për studentët të cilët mund të kenë kryer pagesën e tarifës së shkollimit, pas lidhjes së marrëveshjes për këto kushte përfitimi, do të bëhet edhe rimbursimi i tarifës së paguar si kosto vjetore e ndjekjes së studimeve në programin përkatës.

Procedurat për vitet në vijim

Për vitet në vijim, studentët që plotësojnë kushtet për të përfituar këto pagesa do të duhet të depozitojnë aplikimet më herët, brenda muajit tetor, duke dorëzuar listën e notave dhe vërtetimin për shlyerjen e të gjitha detyrimeve të vitit paraardhës. Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të lartë pasi të bëjë verifikimet përkatëse do të shpallë edhe listën e studentëve përfitues (brenda muajit nëntor). Në rast të mosplotësimit të kriterit të notës mesatare të përcaktuar, studenti e humbet të drejtën e përfitimit të mbështetjes financiare për vitin akademik pasardhës. Në këtë rast Agjencia e Financimit të Arsimit të Lartë njofton studentin dhe fakultetin për ndërprerjen e pagesës.

Aplikimi bëhet pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë duke dorëzuar:

  • Kërkesën për aplikim sipas formatit të përcaktuar.
  • Dokumentin e identifikimit (fotokopje).
  • Diplomat dhe certifikata e Maturës Shtetërore.
  • Vërtetimi nga institucioni publik i arsimit të lartë që aplikanti është pranuar në një program studimi të strukturave publike.
  • Certifikatën e fitimit të olimpiadës sipas kërkesave të përcaktuara.

Rritja e pagave:

Pedagogët kthehen në auditore, por nuk do të ndalen me kërkesat e tyre!

Edhe pse vendosën të kthehen në auditorë, pedagogët e fakulteteve publike nuk do të ndalen, deri në plotësimin e kërkesave të tyre sa i takon rishikimit të nivelit të rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të zhvillimit të kërkimit shkencor në strukturat e arsimit të lartë.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka bërë me dije se qëndrimi nga ana e tyre nuk është zbutur dhe se do të vijojnë me protesta dhe bojkot nëse sërish nuk do të ketë asnjë reagim nga strukturat qeveritare, të cilat sipas tij kanë ndërmarrë një fushatë intriguese kundër tyre që dëmton rëndë sistemin e arsimit të lartë.

“Qeveria heshti për arsye të politikës së tij, në vend që t’i përgjigjeshin kërkesave, u përfshinë në një fushatë intriguese duke dëmtuar rëndë institucionin e arsimit të lartë publik. Vijim protestash në të gjitha format, duke pezulluar përkohësisht bojkotin. Në datë 8 ora 11:00 duhet të jemi të gjithë bashkë për arsimin. Nuk është tërheqje, jemi në proces, ka një mendim të gjerë që duhet të vijojë mësimi, një pjesë e profesoriatit thanë se nuk është vendimi për ta ekzekutuar si vendim final. Kryeministri shprehu presion duke intimiduar”, ka theksuar  ditën e djeshme Kovaçi.

Sipas tij, një rrugë tjetër proteste është edhe bojkoti i sezonit të provimeve në shkurt. “Nëse deri në shkurt nuk finalizohen kërkesat tona, do ketë bojkot të provimeve. Erdhi situata e nevojës për të mos dëmtuar procesin arsimor, nuk kishte kuptim për bojkot më shumë se 3 javë. Zëvendësimi i 3 javëve nuk ka asnjë problem. Qëndrimi ndaj qeverisë nuk është zbutur. Do ketë bojkot më të plotë në rast se nuk reagon qeveria”, ka theksuar Kovaçi.

Pas disa javësh bojkoti mësimor për plotësimin e kërkesave, ku më kryesorja ishte rritja e pagave, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë vendosi: pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor, për të përmbushur detyrimin akademik, atë të përçimit të dijes tek studentët, por nga ana tjetër vendosi edhe për  vazhdimin e protestës me të gjitha format demokratike dhe institucionale, përfshirë protestat kombëtare universitare periodike, deri në vlerësimin dhe zgjidhjen e kërkesave të parashtruara.  Sipas Sindikatës, të gjitha llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të Peticionit dhe më gjerë!

Pak ditë më parë pedagogët njoftuan se do të hynin në grevë urie nëse qeveria brenda dy ditësh do t’i jepte një përgjigje në lidhje me kërkesat. Ndërkohë që pas përfundimit të afatit, ata kërkuan nga qeveria garancinë e jetës nëse do të hynin në grevën e planifikuar më parë. Më herët Qeveria miratoi vendimin për rritjen e pagës së akademikëve deri në masën 15 për qind, ku vetëm 7 për qind do të mbulohej nga fondet e buxhetit të shtetit ndërsa pjesa tjetër nga vetë universitetet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 9, 2022 at 12:18 am

    Pedagoget e tradhetuan kauzen e tyre per nje pjate fasule dhe pak pilaf. Nuk ka nje pedagog qe mos te kete marre leke ne provimet e studenteve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. demo on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  3. demo on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. Mamija on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. nje Avni (Rustem) per Esat (Ramen) on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?