Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: CDI dhe “bujaria” e papritur: kur lobimi merr fytyrën e meritës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > CDI dhe “bujaria” e papritur: kur lobimi merr fytyrën e meritës
opinion

CDI dhe “bujaria” e papritur: kur lobimi merr fytyrën e meritës

Published: November 24, 2025
Shpërndaje
PD SHPALOS PROGRAMIN - Kryetari i partise demokratike, Sali Berisha dhe keshilltari amerikan politik, Chris LaCivita, gjate nje eventi te organizuar ne ambientet e Pallatit te kongreseve, ku u prezantua programi elektoral i partise demokratike. Programi u cilesua nga LaCivita si konservator dhe i ngjashem me ate te Donald Trump dhe Ronald Reagan, ndersa Berisha ka sulmuar kryeminsitrin Edi Rama./r/n/r/nDP UNVEILS PROGRAM - The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, and the American political advisor, Chris LaCivita, during an event organized in the premises of the Palace of Congresses, where the electoral program of the Democratic Party was presented. The program was described by LaCivita as conservative and similar to that of Donald Trump and Ronald Reagan, while Berisha attacked Prime Minister Edi Rama.

Nga Boris Balliu

Në një botë ideale, organizatat ndërkombëtare politike do të merrnin vendime të pastra, të bazuara në parime, integritet dhe demokraci të brendshme.

Por ja që na paska mbërritur një tjetër mrekulli ballkanike në skenën globale: CDI zgjedh Sali Berishën si zv/president, dhe gjithë kjo me një bujari kaq të madhe, sa të duket sikur organizata po shperndan çmime kontributi humanitar.

- Publicitet -

Në realitet? Ky vendim ka po aq spontanitet sa një fjalim i shkruar paraprakisht. Dhe natyrisht, të gjithë e dimë që në korridoret e politikës ndërkombëtare “bujaria” vjen zakonisht e shoqëruar me një aromë të fortë lobimi nga ata lobime që paguhen me miqësi të vjetra, telefonata të kujdesshme, dhe ndonjë vetting moral i shkruar me laps me fshirëse.

Sepse të jemi realistë: CDI nuk pësoi ndonjë iluminim papritur. Nuk u ndez ndonjë llambë ku dikush tha:
“More, ky Berisha, që e ka bërë gjithë botën të flasë për të, është fiks njeriu që na duhet nënkryetar!”

Jo, jo. Këto janë vendime që “ndodhin” kur dëgjohet dikush që duhet dhe shtyhet dikush që mundet.

Ndaj, ironia më e madhe është që CDI e përdori këtë post si deklaratë neutraliteti, por e përfundoi duke u bërë pjesë e një konflikti të brendshëm shqiptar që as vetë shqiptarët nuk e kuptojnë më. Dhe ndërsa ata thonë “ne nuk ndërhyjmë në punët e PD-së”, realiteti thotë:

“Ne ndërhyjmë, por me stil diplomatic: duke zgjedhur një palë.”

Dhe kështu, me një firmë, Berisha nga njeri me probleme në Washington, u kthye në nënkryetar ndërkombëtar. Një karrierë politike që vazhdon të sfidojë fizikën, biologjinë, kohën dhe, mesa duket, edhe logjikën.

Në fund fare, CDI ka bërë atë që organizatat ndërkombëtare bëjnë më mire: kanë marrë një vendim që duket i pavarur, por që mban aromë lobimi të freskët.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • chp says:
    November 24, 2025 at 10:59 pm

    Hipokrizia 33 vjecare 1992 – 2025 e Washingtonit dhe Brukselit
    ne lidhje me Usaliun e Serbibereve & grekoBelereve
    .
    Eshte me e rende se goldiktatura e Enverit 1945-1985
    ose me ndryshe miljardat e social komunizmit

    i mori Junta e Berishizmit me ca usatallare ne vite si kaubojsi LaCivitaja
    ku se fundi ndodhi me CDI hataja..
    Turp per haleatet qe i pritem si krishti ne 1991
    dhe sot jemi te varur nga bolet e Zenit..dhe hallatet e fishkura te Berishales

    Reply
  • ¿? says:
    November 25, 2025 at 12:10 am

    YÇ-o je totalisht i pashprese ne fiksimin tend. Saliu ka 12 vjet qe ka rene nga fiku, ti vazhdon me Saliun. Pastaj kur flet per miliardat e social komunizmit e ke me shaka apo me verte dhe me cfare monedhe flet? Me leke te reja, me leke te vjetra, apo me leke bythe.
    >
    Po te vareshe ti, gjithe ky burre, mbas boleve te Zenit me siguri qe do te ishin keputur deri tashti. Sa per hallatet e Berishes, ai mezi i gjen vete kur do te beje shurren, ti u varke edhe prej tyresh. Me te lumte pushka o revolucionar proletar, ushtar i Enverit.
    >
    PS>. Mos harro te marresh ilaçet.

    Reply
  • chp says:
    November 25, 2025 at 1:03 am

    Pershendetje ¿?
    Shpesh nuk te kthej pergjigje per replikat se i ke shabllone,,,por per te mos te injoruar krejt po te pergjigjem per kortezi…
    Kjo puna juaj qe je si “mina kerkues” per gjetur KRIPTO-ENVERISTAT e Dites dhe per ti asgjesuar pa meshire e ka nje spjegim…Dikur ne kohen e Enver Bythos tuaj kam qene nje a-enverist deri te nje kundershtar modest i sistemit te tij..Por pas 1992 turbokomunistat dhe nje pjese e spiunave nga rradhet e armiqve te KLLASES jane bere aq bolenverngrenes sa para tyre dukem me tere mend kripto-enverist keshtu e ke nje cike te drejte por te vockel fare…Nje shembull :::::pashe nje dite te nje emision qe drejtohej nga nje moderator te cilin e tallin “Sala Qeros” dhe po fliste ish kryehetuesi i viteve 1981-1991 ..Qeni Qemal Lame dhe sinqerisht ju them se sa e shante Enverin ky kryehetues ti nuk je gje fare para tij..konkluzionin nxirre vete…
    Ti o PP e ke nje te mete te madhe se sa here te kam bere pyetje konkrete ti merresh me zanatin e Xhenjerit apo te Doktorrit..

    Nese demat kapen prej briresh,burrat kapen te fjalet..

    Mund te me spjegoni se si ka mundesi qe Amerika zyrtare
    pasi kryegjenerali Luan Hoxha shkoi i friksuar te ambasdori amerikan
    dhe i thote egzatesisht:
    Djali i Berishes me ka kercenuar me jete duke me thene
    MBYLLE SQEPIN SE DO TA PESOSH SI KOSTA TREBICKA
    dhe ne vend qe “demokracia amerikane” te denonconte terroristin Xen
    i jep strehim Kryegjeneralt ne Amerike…
    Kush eshte opininoni juaj ?

    Reply
    • ¿? says:
      November 25, 2025 at 1:06 pm

      Hahahahaha, po qe per shabllon, le te themi qe komentet e mia mund te jene shabllon, sepse i pergjigjen fiksimit tend “shabllon”. Qe te sqarohemi nje here e mire…… Mua nuk me duhet gje fare qe ti je Enverist, qofsh me jete e me shendet….. Une problemin e kam me HIPOKRIZINE tende…… qe nuk e pranon qe ke qene e je ENVERIST dhe hallakatesh me lloj lloj historish qe mbase edhe jane te verteta, por qe nuk e ndryshojne statusin tend prej ENVERISTI.
      >
      Si eshte kjo per pergjigje per Kryegjeneralin Luan Hoxha? Mua as nuk me hyn gje ne xhep se cfare u tha ai amerikaneve, cfare i than amerikanet, apo cfare pordhi Xeni, te gjitha keto jane ushqim per llapaqenet. Ti kur ta pranosh qe je dhe ke qene ENVERIST i thekur bashke i ndajme rruget. Ti vazhdo me shabllonin tend, une do te gjej ndonje “shabllon tjeter.

      Reply
  • demo says:
    November 25, 2025 at 6:44 am

    Kjo CDI duhet te jete ndonje organizate RICIKLIMI plehrash

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?