Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Çdo zarf është tërhequr me firmë”, KQZ reagon për votën e diaporës: Ja ku e shkeli kontratën kompania postare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Çdo zarf është tërhequr me firmë”, KQZ reagon për votën e diaporës: Ja ku e shkeli kontratën kompania postare
KronikeLajmi i fundit

“Çdo zarf është tërhequr me firmë”, KQZ reagon për votën e diaporës: Ja ku e shkeli kontratën kompania postare

Published: June 2, 2025
Shpërndaje

Pas kontestimeve të opozitës për votën e diasporës dhe akuzave të tyre se votat u manipuluan, KQZ thotë se kompania postare u ka dorëzuar provat që vërtetojnë se çdo zarf është tërhequr me firmën e zgjedhësit.

Në një kthim përgjigje për shoqatën “Diaspora e Lirë”, KQZ thotë se janë në proces kontrolli të të gjitha firmave të zgjedhësve dhe ia kanë dorëzuar edhe Partisë Demokratike për Greqinë.

Ky standard thotë KQZ, është ndjekur edhe në rastin e Greqisë, duke shtuar se DHL ka zbatuar protokollin e dorëzimit për shpërndarjen dhe mbledhjen e zarfave dhe se disponon provën e dorëzimit për dërgesat e dorëzuara, të cilat mund të nxirren nga sistemi i tyre.

- Publicitet -

“Kompania DHL siguron se dërgesat janë procesuar në përputhje me procedurat standarde të cilat përfshijnë Direct Signature (firmosje të personit marrës) në dorëzim. (referuar shkresës protokolluar me tonën me nr. Prot., 4009/1, datë 12.05.2025).

Të gjithë marrësve të dërgesave/ votave pa përjashtim u është dërguar sms ose e- mail. Vetëm në rastet e mungesës së numrit të telefonit apo një emaili jo aktiv nuk është arritur të dërgohet njoftimi”, shkruan KQZ.

Ndërkohë, sa i takon Greqisë, KQZ thotë se nuk i kanë dhënë leje DHL-së ta nënkontraktonte procesin, duke theksuar se kjo ka qenë në shkelje të kontratës.

“Referuar termave të kontratës dhe termave të procedurës së prokurimit alternativa e nënkontraktimi është vendosur jo nga ana e autoritetit kontraktor/KQZ. Pra nuk është lejuar nënkontraktimi”, thotë KQZ.

Pyetjes nëse persona të tjerë kanë marrë dhe kanë dorëzuar me shumë zarfe se sa numri i anëtarëve të familjes, KQZ i përgjigjet duke thënë se jemi në proces verifikimit të firmave, por deri në këtë moment nuk është evidentuar ndonjë rast konkret.

“Aktualisht, procesi ndodhet në fazën e verifikimit të nënshkrimeve të personit/personave marrës në dorëzim. Deri në këtë moment, nuk është evidentuar apo denoncuar ndonjë rast konkret në KQZ që ngre dyshime për tejkalim të numrit të lejuar të zarfeve në raport me anëtarët e familjes votues. Çdo informacion i tillë, nëse paraqitet, do të trajtohet përmes procedurave të parashikuara për verifikim dhe hetim të pavarur”, thotë KQZ.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    June 2, 2025 at 3:05 pm

    Akuzat e PD(SALIUT,TOPALLIT),etj bëhen me QËLLIM JUSTIFIKIM I HUMBJES SË MADHE-TURPËRUESE.
    Po përse akuzohet më shumë procesi zgjedhor i DIASPORËS GREKE.:?
    -BESOI SE TERRORISTI FREDI BELERI kishte garantuar 100 % SALIUN SE DO PENGONTE VOTIMIN E TYRE.Ndaj,më 12 Maji doli haptë që Saliu të jepte “dorheqjen”nga drejtimi PD.!?
    2.Me kundërshtimin e votuesve nga Greqia krijohet ALIBIA E DËSHTIMIT TË VOTIMIT TË DIASPORËS,E CILA U SOLLI HUMBJE MË TË MADHE SE VOTIMET NË SHQIPËRI,Ndonse përsëri akuzojnë në TYM E FLAK.!
    3.POPULLI THOT: I MBYTURI KËRKON TË SHPËTOI DUKE U KAPUR PAS FLOKËVE TË TIJ.!
    4.UROJMË QË TRUPI GJYKUES I ZGJEDHUR SOT ME SHORT TA GJYKOI SHPEJT PËR TË SHPËTUAR COPËN E PD,OPOZITËN,SHQIPËRINË
    5.HUMBSI MADH SB ËSHTË FATKEQSI KOMBËTARE SHQIPËRI-KOSOVË.! NDAJ,90 % E POPULKIT PRET FUNDIN E TIJ POLITIKË VETËM NGA SPAK,GJKKO,SIÇ KA KËRKUAR DASH ME SHPALLJEN NON GRATA NË 19 MAJI 3021..!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    June 2, 2025 at 3:06 pm

    Akuzat e PD(SALIUT,TOPALLIT),etj bëhen me QËLLIM JUSTIFIKIM I HUMBJES SË MADHE-TURPËRUESE.
    Po përse akuzohet më shumë procesi zgjedhor i DIASPORËS GREKE.:?
    -BESOI SE TERRORISTI FREDI BELERI kishte garantuar 100 % SALIUN SE DO PENGONTE VOTIMIN E TYRE.Ndaj,më 12 Maji doli haptë që Saliu të jepte “dorheqjen”nga drejtimi PD.!?
    2.Me kundërshtimin e votuesve nga Greqia krijohet ALIBIA E DËSHTIMIT TË VOTIMIT TË DIASPORËS,E CILA U SOLLI HUMBJE MË TË MADHE SE VOTIMET NË SHQIPËRI,Ndonse përsëri akuzojnë në TYM E FLAK.!
    3.POPULLI THOT: I MBYTURI KËRKON TË SHPËTOI DUKE U KAPUR PAS FLOKËVE TË TIJ.!
    4.UROJMË QË TRUPI GJYKUES I ZGJEDHUR SOT ME SHORT TA GJYKOI SHPEJT PËR TË SHPËTUAR COPËN E PD,OPOZITËN,SHQIPËRINË
    5.HUMBSI MADH SB ËSHTË FATKEQSI KOMBËTARE SHQIPËRI-KOSOVË.! NDAJ,90 % E POPULKIT PRET FUNDIN E TIJ POLITIKË VETËM NGA SPAK,GJKKO,SIÇ KA KËRKUAR DASH ME SHPALLJEN NON GRATA NË 19 MAJI 2021..!

    Reply
  • farsa zgjedhore me vule shteterore says:
    June 2, 2025 at 3:17 pm

    Ne mes rrjeshtash lexojme esencen e shkeljes e manipulimit me votat e diaspores — ” sa i takon Greqise, KQZ thone se nuk i ka dhene leje DHL te nenkontraktonte procesin, duke theksuar se kjo ka qene ne shkelje te kontrates. ”
    Zarfe bosh, zarfe te tejmbushur me flete e mbi te gjitha shkelja – zarfe te ardhura dorazi nga “nenkontraktoret” e DHL per te cilet edhe KQZ pranon shkeljen pra dhe manipulimin si pasoje.

    Reply
  • capi says:
    June 2, 2025 at 3:32 pm

    Nje sklerotik si puna ime, ka menyre/ mundesi te di nese kam votuar apo jo? Ta bej si ajo neneja qe pyeste”Na moj nuse di gje kam ngrene darke une?

    Reply
  • Eri says:
    June 4, 2025 at 4:27 am

    Ju kujtoni se populki eshte budalla dhe ju e shkelni ligjin bashke me Celibashinin hajdutin e abuzimeve ne KQZ Celibashi ishte kaq kohe ne gjygj per abuzime miliona ne KQZ dhe ja mvylli partia e Rames. Turp tu vi ju sjkaterruat demokracine e nje vendi. Rama eshte nje diktator e shtyp kte popull me kembe turp zoti ja pagofte ka zot lart. Faqezi dy metra dhe do maresh lakuriq do ikesh siç erdhe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?